AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

Gjykata e Strasburgut çmon se vendimi i KPA-së për shkarkimin e prokurorit Gentian Osmani ishte joproporcional me qëllimet e procesit të vetingut dhe në shkelje të së drejtës për jetë private. Strasburgu sugjeron që edhe në këtë rast, çështja të shqyrtohet sipas precedentit të prokurores Antoneta Sevdari, e cila u rikthye në detyrë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 seconds më parë
në Lajme, Veting
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
gentjan osmani duke dale nga kpk
Ish-prokurori Gentjan Osmani duke dalë nga KPK. Foto: LSA

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi të martën më 23 qershor, se shkarkimi i prokurorit Gentjan Osmani nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, ishte joproporcional dhe në shkelje të artikullit 8 të Konventës që sanksionon të drejtën për jetë private dhe familjare.

Në vendimin e publikuar, Gjykata e Strasburgut sugjeron rihapjen e procesit dhe rishqyrtimin e çështjes së tij në përputhje me kërkesat e nenit 8 të Konventës për të Drejtat e Njeriut, sipas precedentit të ndjekur më parë në rastin e prokurores Antoneta Sevdari. “Nëse aplikanti e kërkon këtë, do të ishte e përshtatshme të rihapen procedurat dhe të rishqyrtohet çështja në përputhje me kërkesat e Nenit 8, siç përcaktohet në këtë vendim”, citohet në vendimin e Strasburgut.

Në vendim evidentohet ecuria e gjithë procesit të rivlerësimit të prokurorit Osmani, i cili në kohën kur u shkarkua prej KPA-së mbante funksionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas konfirmimit në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 2 gusht të vitit 2018, institucioni i Komisionerëve Publikë e ankimoi vendimmarrjen e shkallës së parë të vetingut duke ngritur pretendime në kriterin e pasurisë.

Strasburgu vëren se KPA rrëzoi disa prej shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke u bindur se në vitin 2009 bashkëshortët kishin marrë një hua nga familjarët, që së bashku me burime të tjera të ligjshme kishin shërbyer për blerjen e apartamentit. Ndërkohë, u konstatua bilanc negativ në vlerën 1.7 milionë lekë për mbulimin e shpenzimeve në dy vite, afro 600 mijë lekë në 2011-ën dhe 1.1 milion lekë në 2013-ën.

Osmani parashtroi se shumat e deklaruara si kursime ishin përdorur për rimbursimin e një kredie dhe se gabimisht nuk e kishte shënuar këtë fakt në deklaratat vjetore. Ai argumentoi se në deklaratat vjetore kishte deklaruar, nga njëra anë pasuritë duke përfshirë kursimet në para të gatshme dhe nga ana tjetër shpenzimet, përfshi dhe këstet për rimbursimin e kredisë, në mënyrë që të përputheshin në fund të vitit. Sipas Osmanit, kishte qenë e qartë se kursimet në para të gatshme ishin përdorur për të mbuluar shpenzimet e familjes dhe se nuk ekzistonin në fund të vitit.

Por KPA konkludoi se, meqenëse subjekti nuk kishte arritur të pasqyronte përdorimin e kursimeve në para të gatshme në deklaratat e pasurisë, shpjegimet e tij nuk mbështeteshin nga dokumentet dhe binin ndesh edhe me mënyrën se si ai e kishte plotësuar një deklaratë të mëparshme kur kishte treguar përdorimin e kursimeve.

Strasburgu sjell në vëmendje faktin se Kolegji e la në fuqi vendimmarrjen e Komisionit për konfirmimin në detyrë të bashkëshortes së prokurorit Osmani, e cila në cilësinë e gjyqtares iu nënshtrua procesit të vetingut. Komisioneri Publik kërkoi në përfundim lënien në fuqi të konfirmimit të gjyqtares Osmani, duke vlerësuar se bilanci negativ që çoi në shkarkimin e bashkëshortit të saj, ishte i tillë që lejonte aplikimin e parimit të proporcionalitetit, kërkim që u çmua i drejtë edhe prej KPA-së.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Strasburgut vëren se kërkuesi Gentjan Osmani u shkarkua nga pozicioni i tij si prokuror karriere, duke humbur kështu funksionin brenda sistemit të drejtësisë dhe shpërblimin e tij.

“Kjo padyshim pati pasoja të rënda për ‘rrethin e tij të ngushtë’, domethënë mirëqenien e tij dhe atë të anëtarëve të familjes së tij, dhe ndikoi në jetën e tij private në një shkallë shumë të konsiderueshme”, arsyeton Strasburgu dhe e gjen të drejtë kërkesën.

Strasburgu konstaton se ka pasur një ndërhyrje në të drejtën e prokurorit Osmani për respektimin e jetës së tij private, e cila ishte në përputhje me ligjin dhe në interes të sigurisë kombëtare, sigurisë publike dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

Në vendim sillet në vëmendje se shkaku i vetëm i shkarkimit, pamundësia financiare në dy vjet, nuk ishte konstatuar për shkak të krijimit të ndonjë pasurie apo për ndonjë shpenzim të pajustifikuar. Sipas Strasburgut, shkarkimi për bilancin negativ është konstatuar thjesht për shkak të mënyrës se si janë pasqyruar kursimet në deklaratat vjetore të pasurisë, për të cilat subjekti kishte argumentuar se kishin qenë rezultat i një keqkuptimi. Lidhur me krahasimin e bërë nga Komisioneri Publik dhe KPA për deklaratën e vitit 2009, Strasburgu vlerëson se nuk ka ndonjë tregues të qartë të keqbesimit nga ana e subjektit.

Gjykata e Strasburgut konsideron po aq të rëndësishme në këtë vlerësim, faktin se e njëjta situatë financiare për familjen në tërësi, çoi në një rezultat të ndryshëm në verifikimin e bashkëshortes së prokurorit Osmani, e cila u konfirmua në detyrë. Sipas GJEDNJ-së, nga institucionet e vetingut nuk u dha asnjë shpjegim bindës për trajtimin e ndryshëm të subjekteve të rivlerësimit. Po ashtu, duke iu referuar edhe çështjes së prokurores Antoneta Sevdari, GJEDNJ konsideron se shkarkimi i Osmanit ishte joproporcional me qëllimet legjitime të ndjekura nga procesi i vetingut.

“Gjykata ka gjetur shkelje të Nenit 8 sepse shkarkimi i aplikantit nuk u tregua se ishte në përpjesëtim me qëllimet legjitime të ndjekura”, arsyeton Strasburgu dhe sjell në vëmendje përcaktimet kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së çështjes pas përfundimit të mandatit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që pushoi së funksionuari më 17 qershor.

Strasburgu shprehet se nëse prokurori Osmani do të kërkojë rishikimin e vendimit të KPA-së për shkarkimin e tij, do të ishte e përshtatshme të rihapen procedurat dhe të rishqyrtohet çështja në përputhje me kërkesat e Nenit 8 të KEDNJ-së, ashtu siç është përcaktuar në vendim.

Përveç konstatimit të shkeljes së Konventës, Strasburgu ka vendosur edhe që shteti shqiptar t’i paguajë prokurorit Osmani brenda tre muajve 6000 euro për dëmin jomaterial dhe 5000 euro për kostot dhe shpenzimet e tij në këtë çështje.

Etiketa: Antoneta SevdariDrejtësia në ShqipëriGentjan OsmaniGJEDNJGjykata e StrasburgutKPATe drejtat e NjeriutVetingu
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.