AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Tensionet parazgjedhore çast pas çasti (Live blog)

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Kukës. Foto:Bashkim Shala

Shqipëria po përjeton tensione politike nga veriu në jug ndërsa zgjedhjet vendore të 30 qershorit po afrohen në kushtet kur presidenti ka deklaruar anulimin e tyre ndërsa qeveria kërkon të votohet me çdo kusht. Ky është blogu i BIRN për zhvillimet orë pas ore. Jepi Refresh programit tuaj të lundrimit në internet për t’u informuar për zhvillimet e fundit.

Ora 16:30: Zyra e OSBE-së në Tiranë dënoi dhunën e mbështetësve të opozitës dhe bëri thirrje për ndëshkimin e dhunuesve. Në një deklaratë për shtyp, OSBE tha se “jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.”

Policia duke ruajtur KZAZ në Gjirokastër. Foto:BIRN

Ora 15:55:Protestuesit e opozitës dhe punonjës të bashkisë u tërhoqën pas disa përplasjeve me policinë në Gjirokastër, por i dhanë ultimatum KZAZ-së në qytet që të lironte mjediset e zëna deri në orën 11 të ditës së enjte.

Ora 15:30:Drejtues të policisë Kukës i thanë BIRN se pas tërheqjes së materialeve nga mjediset që u sulmuan paraditen e të mërkurës nga protestues të opozitës, pritet një vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që do të caktojë një mjedis të ri.

Ora 15:14: Partia Demokratike e Shkodrës kërkoi të mërkurën lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve nga policia pas protestës së zhvilluar tek KZAZ 3 në shkollën “Shejnaze Juka”. Pesë përsonat, përfshi dy punonjës të policisë bashkiake, janë arrestuar me akuza të dëmtimit të pronës. Ata akuzohet se i vunë zjarrin një klase të gjimnazit ku ndodheshin materialet e KZAZ për zgjedhjet.

Në një deklaratë për media kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli tha se në rast se nuk bëhet lirimi i 5 të arrestuarve atëherë qindra mijëra qytetarë do të zbarkojnë në dyert e policisë vendore të Shkodrës për të protestuar.

Ish-deputetët dhe kreu i PD Shkodër zhvilluan një takim me drejtorin e policisë vendore të Shkodrës Niko Nrahimaj lidhur me 5 të arrestuarit pas protestës tek KZAZ 3 mbrëmë. Sipas përfaqësuesve të opozitës policia nuk do bëjë asnjë hap pas për lirimin e të arrestuarve.

Sipas tyre nuk ka urdhër ndalimi për ish-deputetin Bardh Spahia për të cilin u tha se është shpallur në kërkim. Takimi zgjati për 1 orë e 30 minuta por nuk u gjet një zgjidhje e përbashkët.

Sander Lleshaj

Ora 15:00: Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se qeveria ka ndër mend të “shkrijë” policitë bashkiake në bashkitë ku kjo e fundit i përplas me policinë e shtetit. Lleshaj nuk bëri të ditur se mbi çfarë baze ligjore do të kryhet një veprim i tillë. Lleshaj i konsideroi policitë bashkiake “rrezik publik”.

Lleshaj refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Ora 14:50: Përplasjet kanë qenë veçanërisht të dhunshme në qytetin e Burrelit në bashkinë Mat ku disa persona janë lënduar gjatë përleshjeve me policinë, raporton gazetari Hysen Likdisha.

Ora 14:48: Në qytetin e Klosit protestuesit kanë djegur materjalet zgjedhore në KZAZ ndërsa policia duket se nuk ka bërë rezistencë, raporton gazetari Hysen Likdisha.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Kukës. Foto:Bashkim Shala

Ora:13:45: Protestuesit në Kukës vijojnë përpjekjen për të hyrë me forcë në KZAZ. Ata dogjën disa goma dhe synuan të thyenin kordonin e policisë dhe të hynin brenda mjediseve. Policia përdori gazin lotsjellës për t’i shpërndarë, por situata vijoi e tensionuar, raportoi gazetari Bashkim Shala. Policia ndërkohë hoqi nga godina materialet zgjedhore.

Ish-deputetë të PD kanë takuar drejtorin Niko Brahimaj. Foto:Anila Dushi

Ora:13:31: Ish-Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër Bardh Spahia është shpallur në kërkim nga policia. Spahia akuzohet për dëmtim të pronës publike. Ai ishte në krye të protestuesve që dogjën materialet zgjedhore dhe një klasë të gjimnazit “Shenaze Juka” ku ndodhej KZAZ në Shkodër.

Tensionet në Shkodër u zhvendosën pranë Drejtorisë së Policisë, ku ndodhen të arrestuarit e përplasjes së mbrëmjes së të martës. Ish-deputetë të PD kanë hyrë në mjediset e policisë dhe kanë takuar drejtorin Niko Brahimaj.

Shpërndahet protesta në Berat. Foto Erjola Azizolli

Ora 13:22: Pas disa përplasjeve me policinë protestuesit e opozitës në Berat janë shpërndarë, pasi kanë hedhur disa shashka ndaj policisë.

https://www.reporter.al/wp-content/uploads/WhatsApp-Video-2019-06-19-at-13.11.45.mp4

Ora 13:15 Situatë e tensionuar është regjistruar edhe në KZAZ 67 në Pogradec dhe në KZAZ 70 në Devoll, raporton gazetarja Dhorjela Çule.

Përfaqësues të 2 bashkive të djathta dhe militantë të PD dhe LSI pas ultimatumit për lirimin e ambienteve kanë tentuar të hyjnë brenda KZAZ por janë mdaluar nga policia. Rreth orës 11.00 në të dy këto qendr janë shënuar momente të tensionuara por nuk ka patur incidente.

Në Pogradec përballë policisë së shtetit u vendos policia bashkiake ndërsa ish deputeti demokrat Klevis Balliu hodhi akuza se përpjekja për të mbajtur KZAZ në të njëjtin ambient ndërkohë që presidenti ka çdekretuar datën e zgjedhjeve është një grusht shteti. Përfaqësuesit e Bashkisë Pogradec lanë afat deri nesër për lirimin e ambientit që ndodhet tek teatri i kukullave.

https://www.reporter.al/wp-content/uploads/WhatsApp-Video-2019-06-19-at-13.32.15-1.mp4

Në Devoll protestuesit pas tentativës për të hyrë në KZAZ hodhën bidona uji në drejtim të qendrës dhe më pas u shpërndanë me qetësi.

 

Protestuesit shihen përballë policisë në këtë foto të mesditës së 19 qershorit në Berat. Foto: Erjola Azizolli

Ora 12:28: Përplasjet në qytetin e Burrelit përshkallëzohen. Videoja e mëposhtme është marrë nga faqja në internet e TV Mati:

Ora 12:22: Përplasje të dhunshme për kontrollin e KZAZ-ve po zhvillohen aktualisht në shumë qytete nga veriu në jug. Qytetet ku janë shënuar tensione deri tani janë: Bajram Curri, Shkodër, Burrel, Kamëz, Kavajë, Berat, Skrapar, Pogradec dhe Gjirokastër.

Policia ndalon pesë protestues dhe shpall 14 të tjerë në kërkim në Shkodër

Të ndaluarit janë mbështetës të opozitës dhe punonjës të policisë bashkiake dhe akuzohen për krime zgjedhore dhe kundërshtim të forcave të policisë. Lexo më shumë:

Ora 12.07: Në Burrel disa persona rezultojnë të dëmtuar nga përplasja mes protestuesve dhe policisë, raporton gazetari Hysen Likdisha.

Etiketa: AkuzaAnila DushiBajramBardh SpahiaBeratBIRNBlogdeputetDevollDhunëgazgazetargrusht shtetiKrimeKrime ZgjedhoreLSIMatMediaMjedisOSBEPartiaPartia DemokratikePDPoliciapolicia bashkiakeProtestaprotestuesQeveriareporterrrezikSander LleshajSHShkodërshqipShqipëriaSkrapartensioneVendimvideoZgjedhjet
Tjetri
Afrimi i zgjedhjeve e zhvendos konfliktin politik në dyert e KZAZ-ve

Policia ndalon pesë protestues dhe shpall 14 të tjerë në kërkim në Shkodër

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.