AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vlerësimet e KLP pas ‘dyerve të mbyllura’ për anëtarët e SPAK ngjallin dyshime

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti gjatë një mbledhjeje të KLP-së. Foto: LSA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjodhi dy anëtarët e rinj të SPAK pas pikëzimit kontrovers dhe intervistimit në mbledhje me dyer të mbylluar të tre kandidatëve. Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu u emëruan, ndërsa Sonila Muhametaj, ish-prokurore e Krimeve të Rënda u radhit e treta.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti gjatë një mbledhjeje të KLP-së. Foto: LSA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjodhi prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu si anëtarë të SPAK, pas një procesi me dyer të mbyllura intervistimi dhe vlerësimi. E treta në garë u rendit ish-prokurorja e Krimeve të Rënda Sonila Muhametaj (Domi).

“Në përfundim të procedurës së vlerësimit, KLP vendosi renditjen e 3 kandidatëve të cilet kanë aplikuar për 2 vende vakante ne SPAK, si vijon: Elvin Gokaj, 216 pikë;  Alfred Shehu, 211 pikë; Sonila Muhametaj (Domi) 208 pikë”, thuhet në njoftimin e KLP-së.

“KLP emëron në SPAK prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu”, thuhet më tej në njoftim.

Por vlerësimet pa praninë e medias dhe në mungesë tranaparence të KLP-së kanë ngritur vetulla mes vëzhguesve të sistemit të drejtësisë.

Prokurori Elvin Gokaj, i cili mori 216 pikë dhe u rradhit i pari, ishte vlerësuar “ngelës” nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit në kriterin e aftësive profesionale gjatë procesit të vetingut. KPK e pezulloi prokurorin Gokaj nga detyra për “njohuri dhe aftësi të cekëta dhe gjykim të dobët për kryerjen e procedurave”, “njohuri të cekëta dhe gjykim të dobët në analizimin e provave” dhe një sërë problemesh të tjera.

Bazuar në vendimin e KPK Gokajt iu desh një vit shtesë në Shkollën e Magjistraturës për të kapërcyer procesin e rivlerësimit.  Ankimi i tij ndaj vendimit të KPK-së, për këtë pikë, nuk u shqyrtua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për shkak se Gokaj e kishte kryer ritrajnimin kur çështja u diskutua në KPA.

Në vendimin e KPA, ku u rihetua edhe pasuria e Gokajt thuhet se ai ishte vlerësuar “mirë”, pas përfundimit të procesit 1 vjetor të ritrajnimit dhe kishte marrë mbi 70 për qind të pikëve. Duke qenë se KLP e zhvilloi intervistimin dhe vlerësimin me dyer të mbylluar, nuk është e qartë nëse ka pasur një qëndrim për këtë çështje në seancë.

I dyti në garë me 211 pikë, po ashtu i zgjedhur si prokuror i SPAK, është prokurori i Elbasanit Alfred Shehu. Shehu u bë i famshëm si prokurori i konferencës për shtyp të ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, nga mbështetës të Partisë Demokratike katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan.  Shehu qëndroi në të njëjtën platformë me Veliun, ndërsa ky i fundit manipuloi ngjarjen dhe fshehu gjetjen e materialeve zgjedhore në makinën e Mehmet Grecës, një person me precedentë penalë që dukej se ishte përfshirë në fushatë për Partinë Socialiste.

Ndërkohë e skualifikuara e vetme nga gara, prokurorja e Tiranës Sonila Muhametaj (Domi) që mori 208 pikë, duket se nuk është parë me sy të mirë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë edhe para kësaj gare. Ndaj Muhametajt, e cila qe një nga prokuroret që u përlas me ish-kryeprokuroren e përkoheshme Arta Marku në vitin 2018, Këshilli dërgoi një raport vlerësimi profesional me probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Sipas raportit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Muhametaj kishte shkelur afatet proceduriale në një çështje dhe në një rast tjetër nuk kishte njoftuar të pandehurin për akuzën. Por të dy pretendimet e Këshillit u rrëzuan si të pavërteta nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sipas vendimit që ka marrë formë të prerë Muhametaj kishte respektuar afatin 30 ditorë për vendimin e mosfillimit dhe se përndryshe nga sa pretendonte Këshilli në vlerësimin e tij kishte një procesverbal të njoftimit të akuzës firmosur nga i pandehuri.

Relatorja e çështjes Etleda Çiftja theksoi gjatë seancës dëgjimore se përfundimet Komisioni i kishte arritur duke pasur në dorë të njëjtat dokumente si KLP, duke lënë të kuptohet se diçka nuk kishte funksionuar në vlerësimin e dosjeve të bërë nga KLP.

Etiketa: Alfred BallaAlfred ShehuAnkimiArdi VeliuArta MarkuelbasanElvin GokajEtleda ÇiftjagjykimKLPKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKMbledhjeNurihan SeitiParaPartisë DemokratikepasuriaprokurorProkuroreProkuroriraportSonila MuhametajSPAKTartar BazajTiranë
Tjetri
Gjyqtarja Tereza Merkaj përballet me vetingun

Gjyqtarja Tereza Merkaj përballet me vetingun

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.