AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Britania e brishtë

Anatole KaletskyngaAnatole Kaletsky
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: (Toby Melville, Pool Photo via AP)

Cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria që do të formohet do t’i sjellë telashe ekonomisë, e ardhme kjo që duhet t’i shkundë britanikët nga ëndrrat me stabilitet.

Foto: (Toby Melville, Pool Photo via AP)
Foto: (Toby Melville, Pool Photo via AP)

Cili shtet europian përballet me rrezikun më të madh të destabilitetit politik dhe trazirën financiare në vitin që kemi përpara? Me më pak se një javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme britanike më 7 maj, përgjigjja është sa e qartë aq edhe befasuese. Dikur një parajsë e stabilitetit politik dhe ekonomik përballë trazirës së krizës së euros, Mbretëria e Bashkuar është duke u bërë gati të jetë anëtari më i paparashikueshëm politikisht i Bashkimit Europian.

Në fakt, vazhdimësia është rezultati i vetëm zgjedhor që mundet të përjashtohet pothuajse me siguri. Vetëm nëse sondazhet janë të pasakta në shkallë të paprecedentë në historinë britanike, dy partitë që po kërkojnë koalicion qeveritar me kompromis, Konservativët e kryeministrit David Cameron dhe Liberal Demokratët, kanë pothuajse zero shanse të fitojnë shumicë të kombinuar në parlament.

Një mundësi – me probabilitet pak mbi 50 për qind sipas sondazheve – është se Britania, vendlindja e Theçerizmit dhe mbajtëse e standardit të ekonomiksit neoliberal të BE, do të ketë së shpejti një qeveri të drejtuar nga Laburistët e zotuar ndaj programit më të madh të rritjes së taksave që nga 1970.

Për më tepër, për shkak të veçantive të sistemit elektoral britanik dhe rritjes së nacionalizmit skocez dhe të Uellsit, mbijetesa e një qeverie Laburiste do të varej në mbështetjen e partive me axhenda ekonomike edhe më radikale dhe të vendosura për të shkatërruar Mbretërinë e Bashkuar.

Një tjetër skenar – pothuajse po aq i mundshëm sa koalicioni i drejtuar nga Laburistët – është një qeveri Konservative e dobët dhe e paqëndrueshme. Duke gjykuar nga sondazhet paraprake, shpresa më e madhe e Cameron është të fitojë më shumë vende në parlament sesa Laburistët dhe të përpiqet të formojë një qeveri pakicash, që do të mbijetonte aq gjatë sa partitë e tjera të dështonin në bashkimin kundër tij. Kjo mund të jetë e mundur, sepse Liberal Demokratët dhe Partia Nacionaliste Skoceze mund të shohë përfitime nga lejimi i një qeverie të dobët Konservative në pushtet, të paktën për pak.

Por një qeveri Konservative pakicë do të krijonte pasiguri shtesë dhe rreziqe të tjera. Cameron do të ishte më i dobët sesa çdo lider tjetër në historinë britanike të pasluftës për të shantazhuar disidentët dhe ekstremistët e partisë së tij, që e shohin si misionin e tyre historik për ta nxjerrë Britaninë nga BE-ja. Dhe një qeveri pakicë do të ishte në pamundësi për të kaluar ligje polemike që Nacionalistët Skocezë do të kundërshtonin.

Për më tepër, institucionet politike të Britanisë mund të mos jenë në gjendje të përshtaten. Kushtetuta e pashkruar e Mbretërisë së Bashkuar është e bazuar plotësisht mbi traditën dhe precedentin. Ky rregullim ka presupozuar gjithmonë qeveri të forta me mandate të qarta. Kushtetuta është shumë pak e mësuar me koalicionet dhe qeveritë në pakicë gjë që disa studiues vënë në pyetje nëse Mbretëresha duhet t’i drejohet parlamentit në emër të qeverisë ‘së saj’ të re nëse ka një rrezik që qeveria të përmbyset brenda pak javëve apo muajve.

Dhe ende, ndonëse aritmetika elektorale e bën një qeveri të qëndrueshme qendrore pothuajse të pamundur për t’u imagjinuar – një qeveri që do të ruajë politikat aktuale britanike për taksat, menaxhimin ekonomik dhe Europën – vazhdimësia është rezultati që shumica e liderëve ndërkombëtarë të biznesit dhe politikës presin të ndodhë.

Prova më e qartë e kësaj mund të shihet në tregjet financiare. Megjithëse paundi ka rënë me rreth 10 për qind nga piku i tij prej 1.70 dollarë shtatorin e shkuar, dobësimi i stërlinës ka reflektuar thjesht fuqizimin e dollarit. Në të njëjtën periudhë, sterlina është rritur 10 për qind kundrejt euros, ndërsa vlera e aksioneve britanike ka arritur lartësinë rekord dhe obligacionet qeveritare kanë gjeneruar të ardhura më të mira në Britani sesa në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Japoni.

Çfarë llogarish janë bërë për këtë indiferencë në dukje – edhe më e pranishme mes politikanëve europianë – për rreziqet politike në Britani?

Shumë vëzhgues ndërkombëtar besojnë se politika thjesht nuk ka më shumë rëndësi në Britani, sepse ekonomia është e qëndrueshme dhe në rritje në një ritëm mjaft të shëndetshëm. Por ky është një argument i vetëkënaqur dhe i rrezikshëm.

Po, Britania regjistroi rritjen më të shpejtë ekonomike mes shteteve madhore të OECD në 2014 dhe ka një normë papunësie sa gjysma e mesatares së BE. Por këto tregues të favorshëm errësojnë një burim të rrezikut të madh: një nga deficitet e jashtme më të mëdha të botës, financuar vitin e shkuar nga hyrjet e kapitalit të huaj me total 160 miliard dollarë. Hendeku aktual me 5.5 për qind të PBB, është deri më tani më i madhi mes shteteve të OECD dhe është në një nivel të lidhur – si në Mbretërinë e Bashkuar edhe gjetkë – me presionin e krizave financiare.

Për sa kohë Britania ishte një parajsë e stabilitetit politik dhe politikave taksuese të favorshme për investitorët e huaj, nuk kishte probleme me tërheqjen e kapitaleve. Por ndryshimet e afërta në politikën e Britanisë dhe marrëdhëniet me BE-në do të tërheqin vëmendje për varësinë ekstreme të ekonomisë mbi financën e jashtme.

Një qeveri Laburiste, që promovon propozime taksash që godasin veçanërisht investitorët e huaj privatë, do të dekurajonte me siguri prurjet. Por investitorët ndërkombëtarë mund të vihen njëlloj në vështirësi nga një qeveri konservative e dobët e dominuar nga krahu eurofob i partisë. Në secilin rast, rritja e PBB ka gjasa të ngadalësojë teksa besimi i biznesit, konsumi dhe çmimet e shtëpive vuajnë – ose nga taksat e reja nën Laburistët ose nga pasiguritë rreth anëtarësisë në BE në drejtimin e Konservativëve.

Një tjetër arsye përse vëzhguesit ndërkombëtarë mund të jenë duke injoruar rreziqe të dukshme është se ata janë angazhuar me ngjarje më dramatike në Greqi dhe Ukrainë. Përsëri, shumë analistë në dukje të sofistikuar duket se janë në gjendjen psikologjike të mohimit. Analiza të biznesit dhe opinionit financiar në Britani tregojnë se shumica e këtyre grupeve presin një kthim të papritur drejt Konservativëve në ditët e fundit të fushatës, që do të stabilizonte koalicionin qeveritar dhe vazhdimësinë e kushteve ekonomike dhe politike.

Një ndryshim i minutës së fundit në votim është i mundur, por koha po mbaron. Në fakt, opinioni i publikut britanik ka mbetur si për mister i qëndrueshëm, jo vetëm gjatë fushatës elektorale zyrtare, por edhe gjatë 12 muajve të fundit. Nuk ka mundësi të arsyeshme për të pritur Konservatorët ose Laburistët të arrijnë fitoren vendimtare të nevojshme për të formuar një qeveri të qëndrueshme.

Zgjedhjet e ardhshme do të shënojnë kështu fillimin, jo fundit, e një periudhe pasigurie për politikën, ekonominë dhe financën britanike. Sado besim këmbëngulës të ketë në stabilitet, kjo nuk ndryshon.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Brittle Britain

Etiketa: Bashkimit EuropianBEbesimBritaniDavid CameronEkonomiaGjermaniGreqiJaponiKonsumiMbretëria e BashkuarMjaftneoliberalOECDpaktparlamentPartiapasiguriPBBProject SyndicateQeveriarrezikSHShtetet e BashkuarastabilitetTaksatVëzhguesitvotimZgjedhjet
Tjetri
FMN: Programi i Shqipërisë “brenda linjave”, kreditë e këqija pengojnë rritjen ekonomike

Shqiptarët me ID italiane drejt Amerikës: një agjent sekret zbuloi rrjetin

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.