AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

Në seancën e tretë përgatitore, një shoqatë paraqiti një kërkesë për të ndëhyrë në procesin gjyqësor dhe kërkesëpadi me pretendimin se mbron interesin publik, ç’ka solli shtyrje për t’ju dhënë kohë palëve të njiheshin me parashtrimet në këto kërkime.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 weeks më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
veliaj ne gjykate
Kryebashkiaku Erion Veliaj në Gjykatën Administrative. Foto: LSA.

Gjatë seancës së tretë përgatitore të zhvilluar të premten më 19 qershor në Gjykatën Administrative, nuk u arrit një përfundim mbi legjitimitetin e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj padisë së prokurorit të tij, Ols Dado.

Veliaj i kërkon Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë zhbërjen e dekretit të Presidentit për emërimin e prokurorit Ols Dado, duke e konsideruar atë të paligjshëm. Përfaqësuesi ligjor i Dados dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP, kanë parashtruar se Veliaj nuk legjitimohet për të ngritur një padi të tillë.

Mbrojtësi i Veliajt, avokati Plarent Ndreca në fillim të fjalës së tij ngriti pretendime mbi moslejimin e transmetimit të seancës, si dhe për pengimin e një pjese të publikut për të qenë të pranishëm në sallën 1 të gjykatës, ku në fakt gjendeshin vetëm dy radhë me karrige. Ai cilësoi të pabazuar një udhëzim të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mënyrën e administrimit të seancave gjyqësore, ndërkohë që gjyqtari Hazbi Balliu i kërkoi që të ishte më konçiz dhe të kalonte në qëndrimin ndaj parashtruimeve të KLP-së.

Ndreca vijoi të ankohet gjatë dhe ngriti si shqetësim praninë e një punonjësi të Policisë së Shtetit në sallë që nuk lejonte të hynin persona të tjerë, pasi nuk kishte hapësirë të mjaftueshme.

Ai e akuzoi KLP-në se në këtë rast është bërë palë me paligjshmërinë. “Kush ka më shumë legjitimitet se Erion Veliaj, i cili është arrestuar nga një prokuror i emëruar në mënyrë të paligjshme”, tha Ndreca ndër të tjera dhe vazhdoi të parashtronte rrethanat e objektit të padisë, që ka të bëjë me mënyrën e emërimit të prokurorit Ols Dado.

Gjyqtari Balliu kërkoi në mënyrë të ëprsëritur që diskutimi të përqëndrohej në elementët proceduralë, por veç Ndrecës, edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i pranishëm në seancë, foli gjatë lidhur me objektin e padisë. “Unë jam prej 500 ditësh në burg nga një prokuror me pesa”, tha ai.

Pasi Veliaj e Ndreca përsëritën qëndrimet e tyre kundër emërimit të Dados, gjyqtari Balliu konstatoi se në gjykatë ishte depozituar një kërkesë për ndërhyrës kryesor në këtë çështje nga ana e një shoqate të quajtur “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe i Drejtësisë”. Shoqata u përfaqësua në seancë edhe nga avokati Ervin Karanxha, i cili deklaroi se kjo shoqatë ka si qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe për rrjedhojë ka interes të drejtëpërdrejtë për mënyrën e përzgjedhjes së një prokurori.

Po ashtu, shoqata ka depozituar kërkesë padi për pavlefshmërinë absolute të dekretit të Presidentit për emërimin e Dados. Sipas Karanxhës, aktet individuale kanë sjellë pasoja të përgjithshme. Ai kërkoi që të pyeten ish-presidenti Bamir topi dhe ish-prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.

Po ashtu, Karanxha solli në vëmendje një vendim të Gjykatës Evropiane për Të drejtat e Njeriut, që sipas tij, ka gjetur mangësi në hetimin e 21 janarit, ku një nga prokurorët që e ka hetuar ka qenë Ols Dado. Sipas tij, kjo çështje ka interest ë lartë publik.

Avokati Plarent Ndreca kërkoi kohë për t’u njohur me kërkesat e shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe i Drejtësisë”. Gjyqtari Balliu sygjeroi që seanca të shtyhej me një orë sat ë njiheshin palët, por Ndreca dhe Veliaj këmbëngulën për më shumë kohë.

Ndërsa avokati i prokurorit Dado konstatoi se në këtë rast, kanë të drejtë për kryerjen e padisë vetëm ata që kanë qenë pjesë e asaj procedure. Sipas tij, shoqata nuk pretendon shkeljen e një të drejte të tyre.

Përfaqësuesja e presidencës deklaroi se nuk ishte në gjendje të shprehej në këtë seancë. Për rrjedhojë, gjyqtari Hazbi Balliu vendosi shtyrjen e seancës për më datë 3 korrik, në orën 13:00.

Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave përmes një skeme që përfshin edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Sipas SPAK, Veliaj dhe Xoxa kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për stilin e jetesës dhe blerje luksoze në internet.

Veliaj i ka mohuar akuzat dhe ka nisur një betejë gjyqësore kundër prokurorit të çështjes ndaj tij në Gjykatën Administrative.

Etiketa: Asociacioni Kombëtar i Medias dhe i DrejtësisëErjon VeliajHazbi BalliuOls DadoPlarent Ndreca
Tjetri
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

Bregdeti ‘i panjohur’ i Durrësit fton për eksplorim zhytësit amatorë

Zyrtarë të ASHK-së nën akuzë për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

20:46 | 09/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, pushon hetimin ndaj Jonaid Myzyrit

19:38 | 09/07/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Ilir Meta dhe Kryemadhi kërkojnë papërdorshmëri të provave

19:31 | 09/07/2026
a person with a neon sticker on their arm saying no to bullying

KMD dhe Policia dënojnë dhunën e ushtruar ndaj të miturës në Fier

18:09 | 09/07/2026
photo 2026 07 06 20 18 14

Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

07:28 | 09/07/2026
Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

11:32 | 08/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.