AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

Prokuroria e Posaçme akuzon zyrtarët e lartë të ARRSH dhe Bashkisë së Kolonjës për tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë të rrugës Korçë-Ersekë, i cili sipas hetimit nisi me falsifikime dhe favorizime.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 hour më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryebashkiaku Erion Isai në SPAK. Foto: LSA.

Një hetim i filluar në vitin 2020 për tenderin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, lidhur me ndërtimin e lotit të dytë të rrugës Korçë-Ersekë, me vlerë 2.8 miliardë lekë, zbuloi se projekti bazohej në një procesverbal të falsifikuar dhe se fondi limit është përcaktuar nga njëra prej kompanive që fitoi më vonë kontratën e mbikëqyrjes.

Dy tendera të tjerë, një i ARRSH-së për supervizimin e punimeve të kësaj rruge dhe tjetri i Bashkisë Kolonjë, lidhur me mbikqyrjen e punimeve të një ujësjellësi, janë fituar nga e njëjta kompani që rezulton të jetë favorizuar nga funksionarët dhe nënpunësit e këtyre institucioneve.

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi se ka vendosur nën akuzë për këto afera shtatë funksionarë e nëpunës të ARRSH-së, ish drejtorin e përgjithshëm Ergys Verdho; Erald Elezin, ish- drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve; përgjegjësin e sektorit të preventivit në këtë institucion, Genti Raça; specialistët e nivelit të lartë, Donikë Shehu, Klarita Konomi, e Nikollaq Mihali; si dhe Erdit Salillari, me detyrën e përgjegjësit të sektorit të hartimit të projekteve të huaja.

Po ashtu, janë marrë të pandehur kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai; zëvendësja e tij, Eljona Mydini; punonjësit e kësaj bashkie Erjon Cenko, Engjëll Dine, Ermal Zylfo, Armand Tafil, Muharrem Tartari, Shpëtim Liço, si dhe administratorja e shoqërisë “A& E Enginieering” sh.p.k., Entela Çano.

SPAK njoftoi të premten më 19 qershor përfundimin e hetimeve ndaj 16 të pandehurve dhe dërgimin e çështjes në gjykatë për t’u kaluar për gjykim.

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se tenderi me objekt “Ndërtimi i rrugës Korçë Ersekë, Loti 2 (pjesa parë)” i zhvilluar nga ARRSH e ka fillesën në një nismë të Bashkisë së Kolonjës për këtë projekt. Prokuroria vëren se Bashkia Kolonjë nuk ka disponuar dokumentacion projektues të përgatitur prej saj për këtë rrugë, megjithëse në korrespondencat zyrtare me ARRSH-në, paraqitet e kundërta.

Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e një ekspertimi grafik të shkrimit dhe nënshkrimit të dokumentit për projektin të protokolluar në Bashkinë Kolonjë. Nga ekspertimi ka rezultuar se grupi i punës së kësaj njësie vendore, i përbërë nga shtetasit Erjon Cenko e Engjëll Dine, në bashkëpunim administratoren e shoqërisë “A& E Enginieering”sh.p.k, Entela Çano, e cila ka dhuruar projektin, kanë falsifikuar procesverbalin e marrjes në dorëzim të projektit nga Bashkia Kolonjë. Këto veprime janë kryer pa pasur një projekt konkret.

Veprimet fiktive kanë vijuar edhe në ARRSH, gjatë përcaktimit të fondit limit për tenderin e ndërtimit të këtij segmenti rrugor. Sipas SPAK, Ergys Verdho, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor dhe personat e tjerë përgjegjës, të pandehurit Erald Elezi, Genti Raça dhe Donikë Shehu, nuk është ndjekur rruga ligjore për përcaktimin e fondit limit. Kjo, pasi në kohën e hartimit të preventivit përfundimtar, nuk rezulton të ketë pasur projekt të hartuar dhe propozuar nga Bashkia Kolonjë, siç është paraqitur si dokumentacion i formalizuar nga kjo njësi vendore.

Përcaktimi i fondit limit nga ana e grupit të punës, të pandehurit Erald Elezi, Genti Raça dhe Donikë Shehu, është bërë mbi bazën e të dhënave të përgatitura dhe të paraqitura dorazi nga vetë personi i interesuar, administratorja e shoqërisë “A & E Engineering” sh.p.k, Entela Çano. Kjo e fundit rezulton të ketë fituar më vonë kontratën e mbikëqyrjes së zbatimit të punimeve në lotin të rrugës Korçë-Ersekë.

Po ashtu, ka rezultuar se fondi limit për këtë tender është fryrë në vlerën 590 milionë lekë, që vlerësohet se është dëmi ekonomik që i është shkaktuar shtetit.

Në një procedurë tjetër prokurimi të ARRSH-së për supervizimin e punimeve të këtij segmenti rrugor, me fond limit 22.7 milionë lekë, të zhvilluar po në vitin 2020, ka rezultuar se anëtarët e Komisionitt ë Vlerësimit të Ofertave në ARRSH kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë e shtetases Entela Çano, “A&E Engineering” sh.p.k..

E njëjta kompani ka fituar në vitin 2020 edhe një tender të Bashkisë së Kolonjës, për mbikqyrjen e punimeve të ujësjellësit të Ersekës, me fond limit 4.6 milionë lekë. Sipas SPAK, anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të specifikimeve teknike, Muharrem Tartari, Engjël Dine e Ermal Zylfo, në bashkëpunim me kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin në lidhje me përllogaritjen e fondit limit dhe hartimin e specifikimeve teknike, me qëllim favorizimin dhe krijimin e privilegjeve të padrejta për shoqërinë fituese, “A&E Engineering” sh.p.k.

Në përllogaritjen e fondit, ata janë bazuar pa kryer një studim real të tregut, duke u mbështetur në oferta fiktive të përgatitura nga vetë shoqëria fituese e kësaj procedure prokurimi. Po ashtu, specifikimet teknike janë përgatitur nga administratorja e shoqërisë “A&E Engineering” sh.p.k., e pandehura Entela Çano.

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai akuzohet se në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, Armand Tafil, Erjon Cenko dhe Shpëtim Liço, kanë miratuar dokumentet standarde të tenderit duke vendosur kritere të përcaktuara nga vetë shoqëria fituese “A&E Engineering” sh.p.k..

Etiketa: Autoriteti Rrugor ShqiptarBashkia KolonjëErald EleziErgys VerdhoErion IsaiFalsifikimi i tenderitRruga Korçe-Erseke
Tjetri
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.