AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Entuziastët e prodhimit të birrës në Bosnje mirëpriten nga tregu

Rodolfo ToengaRodolfo Toe
10 years më parë
në Rajoni, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: littlekiss/Flickr.

Pavarësisht se Bosnja është një vend i vogël dhe pa një kulturë të hershme të konsumit të birrës, birraritë e vogla po i japin vendasve një shije alternative dhe kjo ka çuar në lulëzimin e tyre. 

Foto ilustruese: littlekiss/Flickr.
Foto ilustruese: littlekiss/Flickr.

Birraritë që e prodhojnë vetë birrën po lulëzojnë kudo në Bosnje, pavarësisht përmasave të vogla të tregut dhe mungesës së kulturës së prodhimit tradicional të birrës.

Që nga viti 2014, disa birrari të vogla janë hapur në qytetet boshnjake përfshirë Sarajevën, Vogoscan, Banja Lukan, Mostarin, Dobojin, Livnon dhe Siroki Brijeg.

“Gjithçka filloi rreth pesë vite më parë me një postim të thjeshtë në një forum boshnjak ku jepeshin udhëzime si të prodhosh vetë birrë,” kujton Mirza Nalo, që hapi një birrari të vogël në Sarajevë, të quajtur Brko.

“Ky ishte fillimi i të gjithë lëvizjes së prodhimit të birrës në këtë vend,” thotë ai, duke theksuar se ky aktivitet ishte i pazakontë për Bosnjen.

“Bosnja është një vend i rakisë, më shumë se një vend i birrës,” thotë Mirza. “Pas luftës [1992-95], kur fillova të udhëtoj jashtë, nuk e dija se mund të bëheshin shumë lloje birrash, për mua ishte si të zbuloje një botë krejt të re”.

Pavarësisht stanjacionit të raportuar në industrinë e birrës në vend në vitet e fundit dhe pavarësisht detyrimit për të imponuar shumicën e materialeve dhe pajisjeve bazë, prodhuesit vendas të birrës formuan shpejt një komunitet aktiv të mbledhur rreth një forumi specifik dhe organizuan panairet e para dedikuar aktivitetit të tyre.

Ajo që filloi si një lëvizje e vogël dhe amatore, tani po kthehet në një biznes lulëzues.

Arman Galiçiç, pronar i birrarisë Brew Pub, që u hap në Sarajevë në 2014, thotë se kërkesa është aq e lartë saqë birraria e tij nuk e përmbush dot.

“Njerëzit po na kërkojnë ta çojmë birrën tonë në qytete të tjera si Banja Luka, Tuzla ose Mostari, por ne nuk kemi kapacitet për t’i shpërndarë produktet tona në të gjithë Bosnjen,” tha Galiçiç.

Ndërsa prodhuesit e vegjël të birrës në Bosnjë mbështeten kryesisht te lidhjet direkte me baret dhe restorantet për të shitur prodhimet e tyre, Brew Pub pati sukses në arritjen e një marrëveshjeje me një zinxhir shpërndarjeje për të shitur një nga produktet e veta, birrën Sefte, në supermarketet e Sarajevës.

“Ne donim të shisnim të njëjtën lloj birre që shitet kryesisht në Bosnje, por të tregonim se mund ta bënim në një stil të ndryshëm,” shpjegoi Galiçiç.

Aktualisht , tregu duket shumë premtues, pohojnë prodhuesit.

“Çdo ditë, marr shumë mesazhe nga njerëz që më pyesin se ku mund ta blejnë birrën time,” shpjegon Zinaid Derakoviç, themelues i birrarisë Castrum me bazë në Doboj.

Pas përpjekjes për të pasur një prodhim të vetin, Zinaid hoqi dorë nga puna e vjetër për t’iu dedikuar krejtësisht këtij aktiviteti. Sot, ai prodhon rreth 1500 litra birrë në muaj, që i shet rregullisht në pubet e Sarajevës, Mostarit dhe Dobojit.

“Duket se boshnjakët duan të provojnë diçka ndryshe, por askush nuk i ofron atyre diçka ndryshe,” argumenton ai.

Megjithëse e ardhmja duket e ndritur për bizneset, më shumë duhet bërë për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e saj, thotë Vlado Mandiç, i cili krijoi birrarinë me pakicë Lovac në Siroki Brijeg në 2013.

“Legjislacioni i birrës duhet të rregullohet për birraritë e vogla sepse prodhuesit e vegjël aktualisht duhet të paguajnë të njëjtat tarifa dhe taksa si birraritë e mëdha, gjë që nuk është normale,” thekson Mandiç.

Ai gjithashtu thotë se një pjesë e madhe e punës së tyre në të ardhmen do të jetë e përqendruar te nxitja e birrave të prodhuara me kujdes dhe te edukimi i klientëve të mundshëm në Bosnje.

“Tregu i birrës në Bosnje është plot prodhues industrialë të birrave dhe të gjitha ato kanë të njëjtën shije. Ndërsa birra e prodhuar vetë në sasi të pakëta është zakonisht më e shtrenjtë se ato industrialet, ne duhet të kontaktojmë me klientët e mundshëm dhe t’i shpjegojmë atyre se si funksionon prodhimi ynë,” përfundoi ai.

Etiketa: BosnjaBosnjekomunitetParaprodhimPunaPunëSarajevëtaksaTregu
Tjetri
Guidë verore: Bukuritë e fshehta të Ballkanit

Guidë verore: Bukuritë e fshehta të Ballkanit

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.