AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë është i bllokuar nga Serbia

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrat Rama dhe Mustafa si dhe Ministrat e Energjisë Gjiknuri dhe Stavileci në ceremoninë e inagurimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë më 26 qershor 2016. Linja nuk është përdorur ende. Foto kortezi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë

Qeveria shqiptare është ankuar në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë ndaj Serbisë, pasi kjo e fundit nuk lejon vënien në punë të linjës së interkonjeksionit energjetik mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ka kushtuar mbi 75 milionë euro por nuk është vënë në punë.

Kryeministrat Rama dhe Mustafa si dhe Ministrat e Energjisë Gjiknuri dhe Stavileci në ceremoninë e inagurimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri - Kosovë më 26 qershor 2016. Linja nuk është përdorur ende. Foto kortezi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Kryeministrat Rama dhe Mustafa si dhe Ministrat e Energjisë Gjiknuri dhe Stavileci në ceremoninë e inagurimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë më 26 qershor 2016. Linja nuk është përdorur ende. Foto kortezi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë

Qeveria shqiptare njoftoi sot (14 tetor) se është ankuar në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë ndaj Serbisë për shkak të bllokimit të vënies në punë të linjës më të re ndërkombëtare të interkonjeksionit, asaj mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Linja 245 kilometra e gjatë që i kushtoi Shqipërisë dhe Kosovës 75 milionë euro dhe që kërkoi shtatë vjet përpjekje për t’u ndërtuar, u inagurua disa muaj më parë, por pavarësisht kësaj, në të nuk ka kaluar energji.

“Gjatë punimeve të Këshillit, përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës ngritën shqetësimin e ngërçit të krijuar nga Serbia për futjen në punë të linjës së interkonjeksionit mes dy vendeve, tashmë e përfunduar dhe inauguruar,” deklaroi Ministria shqiptare e Energjisë dhe Industrisë sot.

” Që të bëhet i mundur operimi i kësaj linjë duhet që sistemi i transmetimit të Kosovës (KOSTT) të njihet nga ENSO-E, rrjeti evropian i transmetimit. Pra, të njihet ndarja e sistemit të transmetimit të Kosovës nga sistemi i transmetimit të Serbisë, çka është dhe pjesë e bisedimeve në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit,” vijon më tej deklarata.

Veçmas, sekretariati i Komunitetit të Energjisë deklaroi se Këshilli i Ministrave e ka pranuar thyerjen e marrëveshjes nga ana e Serbisë, ndërsa masat që pritet të ndërmerren për ta detyruar Serbinë të hapë tregun mbeten të paqarta për momentin.

Serbisë i është kërkuar ta zgjidhë këtë çështje brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Mosmarrëveshja u shqyrtua nga Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të Komunitetit të Energjisë, i cili u zhvillua së fundmi në Sarajevë të Bosnjës. Komuniteti i Energjisë është një organizatë ndërkombëtare e krijuar nga Traktati i Athinës dhe që bashkon vendet e Ballkanit dhe të Detit të Zi me vendet e Bashkimit Europian. Synimi final i Traktatit të Athinës konsiston në krijimin e një tregu energjetik të përbashkët, efektivisht bashkimin e tregjeve të vjetra të Ballkanit dhe integrimin e këtyre tregjeve në Bashkimin Europian.

Sipas Ministrisë së Energjisë së Shqipërisë, në samitin e Sarajevës, të gjitha vendet e Ballkanit si dhe Ukraina, votuan kundër Serbisë në çështjen e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

Interkonjeksioni mes dy vendeve shqipfolëse supozohet se do të sjellë përfitime ekonomike të konsiderueshme për të dyja vendet, nëse mekanizmat e duhura të shkëmbimit energjetik do të funksionojnë siç duhet. Sipas logjikës së interkonjeksionit, Shqipëria do të ketë mundësi të importojë energji nga Kosova për të mbuluar një pjesë të konsumit bazë dhe do ta kompensojë Kosovën duke dhënë energji për të mbuluar konsumin në orët e pikut. Skema mundëson që të reduktohet disbalanca energjetike aktuale e Kosovës si dhe të rritet eficenca e përdorimit të hidrocentraleve të Shqipërisë duke sjellë përfitime ekonomike në rendin e miliona eurove në vit.

Pengesat për funksionimin e interkonjeksionit janë të shumta, përfshirë presionin që vjen nga interesat komerciale të tregtarëve të energjisë.

Megjithëse Traktati i Athinës ka kërkuar që linjat e interkonjeksionit në Ballkan të jenë të hapura, përgjatë viteve, Serbia ka arritur të shfrytëzojë pozicionin e saj si qendra e rrjetit të vjetët të ish-Jugosllavisë për të përfituar nga shkëmbimet ndërkufitare të energjisë. Aktualisht, linjat e tensionit të lartë të Kosovës vijojnë të jenë të kontrolluara teknikisht nga Serbia.

Etiketa: BallkanBashkimit EuropianEuroFinalKosovaKosovëMASQeveriaQeveria shqiptareRamaSarajevëSerbiashqipShqipëriShqipëriashqiptareTreguUkraina
Tjetri
Pesë të vërteta mbi terrorizmin

Trump mohon pendesën për sulmet ajrore të SHBA në Serbi

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.