AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

Ndërsa "Revolucioni i Flamingove" mbush bulevardin dhe rrugët e Tiranës prej tre javësh, mbi 85 protestues dhe aktivistë po mësojnë nga mediat se janë në procedim për bllokim rrugësh, ndërsa të tjerë po ndalohen në rrugë nga oficerë civilë në shkelje të procedurave standarde sipas avokatëve.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
18 seconds më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Revolucioni i Flamingove
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
pankarte ne proteste
Një i ri mban një pankartë në protestë. Foto: LSA.

Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 19-vjeçare vendosi të ndalonte për disa minuta në një nga stolat pranë sheshit “Skënderbej”. E shoqëruar nga dy kushërirat e saj, studentja e drejtësisë pa në një moment dy burra të moshës 50- 60 vjeç, të cilët fillimisht po i fotografonin dhe më pas u kërkuan mjete identifikimi.

Studentja, një protestuese e rregullt që prej 31 majit, thotë se fillimisht u revoltua dhe e refuzoi kërkesën.

“Ata ishin civilë dhe të paidentifikuar,” thotë ajo në kushtet e anonimatit, pasi frikësohet për prindërit që punojnë të dy në administratën shtetërore. “Me ato të ardhura mbahemi,” shpjegon ajo.

Njëri prej burrave u prezantua si oficer civil dhe nxorri një kartë blu, e cila nuk dallohej në errësirë. Kur kërkesa për të dhënë mjetin e identifikimit u refuzua sërish, burri pa uniformë njoftoi një furgon të policisë dhe të tria vajzat e gjetën veten në komisiariatin nr.3 në Tiranë.

“Në furgon ishim ne, dy civilët dhe katër punonjës policie,” tregoi studentja në një bisedë telefonike me BIRN, duke shtuar se ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të natës.

Vajzat qëndruan në komisariat përreth 5 orë, deri në përfundim të së ashtuquajturës procedurë verifikimi. Fillimisht i lanë në të njëjtën qeli, por për shkak se ato e kthyen shoqërimin në gallatë me të qeshura, oficerët i ndanë në tri qeli të ndryshme. Gjatë kësaj kohe, thotë ajo, punonjësit e policisë i provokonin duke ironizuar me koret e protestës e duke përsëritur: “Rama, jep dorëheqjen”.

“Kur më erdhi radha të jepja deklaratën, pyetjet ishin për protestën, edhe pse na thanë që nuk na kishin ndaluar për shkak të saj,” thotë 19-vjeçarja. Sipas saj, efektivët i kanë pyetur se kush e organizonte protestën, kush ua paguante pankartat dhe cilat ishin arsyet pse protestonin.

Rasti i kësaj studenteje nuk është i izoluar. Gjatë ditëve të fundit, dhjetra protestues po përballen me procedime penale të befasishme, pa u marrë paraprakisht në pyetje, si dhe me rrjedhje të të dhënave personale në media, kur ata ende as nuk e dinin që ishin nën procedim. Të tjerë ndërkohë janë shoqëruar në komisariate me pretendime për verifikim. Deri të shtunën më 20 qershor, policia ka njoftuar procedimin e 85 personave, disa prej të cilëve, mes atyre që njihen si organizatorë, janë proceduar më shumë se një herë.

Aktivistët, avokatët dhe vetë protestuesit e shohin këtë qasje të Policisë së Shtetit si një fushatë të mirëfilltë presioni, që synon të shtypë pjesëmarrjen dhe të intimidojë qytetarët. Megjithatë, dëshmitë tregojnë se kjo taktikë po prodhon efektin e kundërt.

Aktivistja Luçiana Koka, e proceduar tre herë për protestat në Rrjoll dhe dy herë të tjera për ato në Tiranë, thotë me ironi se kjo nuk i tremb protestuesit.

“Por nuk besoj që ka përshkallëzim, kjo është një nga protestat më të bukura në botë kundër një sistemi mafioz dhe diktatorial,” tha ajo për BIRN.

Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

“Akuza në ajër”

protest 8 e1781101227480
Shqiptarët protestuan të martën, ditën e dhjetë radhazi të protestave, përpara Zyrës së Kryeministrit. Foto: BIRN.

Lëvizja e pagëzuar si “Revolucioni i Flamingove” ka mbushur rrugët e kryeqytetit prej javësh. Protesta maratonë mori shkëndijë pas një përplasjeje të regjistruar më 30 maj në Zvërnec, ku rojet private të sigurisë tërhoqën zvarrë një protestues para hundës së forcave të policisë, të cilat qëndruan pasive.

E nisur fillimisht si një lëvizje kundër planeve për ndërtimin e një kompleksi rezidencial turistik në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë, e lidhur me familjarët e presidentit amerikan, Donald Trump, protesta u transformua shpejt në një lëvizje kundër estabilishmentit politik. Tashmë, kauza mjedisore është shkrirë me kërkesa më të gjera politike dhe qytetare, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndërrimin e kastës së vjetër të politikës, përfshi liderin e opozitës zyrtare Sali Berisha, dhe anulimin e një sërë ligjesh.

Protestat masive, me pjesëmarrje të dhjetëra mijëra qytetarëve, kanë qenë paqësore dhe njëkohësisht një spektakël qytetarie. Për dy javë me radhë, edhe forcat e rendit kanë qenë pothuajse të padukshme në këtë protestë, me përjashtim të një kordoni para shkallëve të kryeministrisë, që ‘çahet’ herë pas here nga fëmijë 4-5 vjeç që luajnë.

Situata ndryshoi pasi një grup protestuesish marshoi drejt aeroportit “Nënë Tereza” më 14 qershor, ndërsa policia u kundërpërgjigj prej asaj dite me procedime për bllokime rrugësh.

Studenti Emir Leçini u habit kur mësoi që po procedohej dhe u habit edhe më shumë kur u thirr në polici dhe dëgjoi për çfarë akuzohej.

“Akuza është në ajër. Nuk na është thënë që jemi në tubim të paligjshëm. S’kemi bërë asgjë ndryshe nga 50 mijë të tjerë,” tha Leçini përmes një bisede telefonike.

Policia pretendon se po i evidenton shkelësit përmes kamerave të sigurisë dhe rrjeteve sociale, por Leçini thotë se situata nuk ishte shumë serioze kur u përball me të. Kur ai dhe shokët e tij pyetën se pse ishin zgjedhur ata mes 50 mijë vetëve, punonjësi i policisë ishte përgjigjur se do thërrisnin këdo që do identifikonin.

“Juve ju pamë, juve ju thirrëm,” citon ai përgjigjen.

Arben Kola, aktivist veteran dhe guidë turistike është proceduar për shkak se bashkë me të tjerë, ka marrë përsipër procedurën e njoftimit të policisë.

“Është pjesë e shantazhit. Nuk është hera e parë,” tha Kola, që i tregoi BIRN se pas procedimit atyre u është thënë se do mbanin përgjegjësi nëse diçka ndodhte në protestë, nëse dëmtohej ndonjë makinë apo kishte probleme të tjera.

Avokati Gentjan Serjani, i cili po asiston disa prej të rinjve të proceduar, ngre alarmin për një sërë shkeljesh procedurale dhe të të drejtave të njeriut.

“E para është mënyra se si i kanë thirrur, pa u shpjeguar për çfarë i thërrasin dhe çfarë statusi kanë”, shpjegon Serjani. “Ndërkohë që njoftimi për mediat është bërë një ditë përpara, protestuesit janë thirrur një ditë më pas për t’u identifikuar. Të nxjerrësh emrin pa e identifikuar nëse është ky apo jo është e papranueshme,” thotë ai.

Efekti te protesta

lecini
Studenti Emir Leçini, një nga protestuesit e proceduar. Foto kortezi nga Facebook.

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i tha BIRN se përtej procedimeve, qytetarë të ndryshëm ishin ankuar për shoqërime të paarsyetuara nga policia.

“Ne e konsiderojmë si mekanizëm presioni për të intimiduar, kërcënuar njerëz që marrin pjesë në protestë, sepse s’ka asnjë arsye,” tha Muçi.

Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, që po ashtu i kërkoi policisë të ndalonte procedimet masive.

“Protesta është një e drejtë kushtetuese”, tha Kapri në një postim publik para zyrave të Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku, sipas tij, nuk iu dha informacion mbi procedimet.

Të intervistuar nga BIRN, personat që janë proceduar penalisht nga policia mohuan të ishin frikësuar, edhe pse të gjithë thanë se qëllimi kishte qenë t’i ndalonin të dilnin në protestë.

Emir Leçini thotë se kjo formë presioni do të ketë një efekt bumerang.

“Një flluskë jashtë çdo sensi,” thotë ai, ndërsa shton si sfidë: “Sa të jap provimin e fundit, do rri edhe më shumë”.

Për aktivisten Luçiana Koka, taktikat e intimidimit janë të qarta, por nuk sheh se si ato mund të kenë sukses. Edhe Arben Kola tha se efektet në protestë do ishin të kundërtat nga sa pritej. Ai tha se më shumë të rinj do të dalin në protestë pas procedimeve masive nga policia dhe mohoi se kishte të frikësuar.

Edhe 19-vjeçarja e shoqëruar në polici nuk ka ndërmend të ndalojë pas shoqërimit në komisariat, të cilin ajo e quan një mesazh.

“Kur dolëm në orën 4:30 të mëngjesit, oficeri aty na tha, që për mua ishte një mesazh: ‘Natën e mirë dhe mos rrini rrugëve’. Iu përgjigja me ironi: ‘Shihemi në orën 7,” tha ajo ndërsa shtoi se askush nuk kishte të drejtë që t’i ndalonte të protestonin.

 

Etiketa: Arben KolajEmir LeçiniGentjan SerjaniLuçiana KokaPolicia e ShtetitProtesta maratonëRedi MuçiRevolucioni i FlamingoveShoqerime masive
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.