AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Trump mohon pendesën për sulmet ajrore të SHBA në Serbi

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidati për president, republikani Donald Trump gjatë një mitingu elektoral më 3 shkurt 2016 në Little Rock, Arkansas. (AP Photo/Tony Gutierrez)

Zyra e kandidatit republikan amerikan, Donald Trump i hodhi poshtë pretendimet se ai i tha një media serbe në një intervistë se pendohej për sulmet ajrore të kryesuara nga SHBA ndaj Serbisë në vitin 1999.

Kandidati për president, republikani Donald Trump gjatë një mitingu elektoral më 3 shkurt 2016 në Little Rock, Arkansas. (AP Photo/Tony Gutierrez)
Kandidati për president, republikani Donald Trump gjatë një mitingu elektoral më 3 shkurt 2016 në Little Rock, Arkansas. (AP Photo/Tony Gutierrez)

Pasi e përjavshmja serbe Nedeljnik botoi atë që pretendoi se ishte një intervistë me kandidatin republikan për president në zgjedhjet amerikane, Donald Trump, në të cilën ai e quajti bombardimin e Serbisë nga NATO një gabim, zyra e tij të enjten tha se intervista ishte një mashtrim.

“Zoti Trump nuk dha kurrë një intervistë për të përjavshmen serbe Nedeljnik, siç u raportua në mënyrë të rreme nga Newsweek dhe një intervistë e tillë nuk u krye kurrë përmes Drejtores sonë në Shtetin Indiana. Ky është një mashtrim dhe ne presim të marrim falje publike prej të gjitha palëve të përfshira,” tha Jason Miller, këshilltari i lartë i komunikimit për Trump.

Bordi editorial i Nedeljnik ndërkohë lëshoi një deklaratë duke qartësuar se e kishte marrë intervistën  përmes një shtetasi amerikan me origjinë serbe, Vladimir Rajçiç, që kisha marrë përgjigjet e disa pyetjeve nga Suzie Jaworowsi nga ekipi i Trump.

Deklarata gjithashtu përmbante një link për te emaili i dërguar prej saj në të cilën ai thoshte se Trump mendonte se “bombardimi i serbëve, që kane qenë aleatët tanë në të dyja luftërat botërore, ishte një gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Për fat të keq, administrata Clinton i solli atyre shumë dëm, të gjithë Ballkanit, ku u krijua kaos”.

Nedeljnik ia atribuoi këto përgjigje vetë Trump.

Megjithatë, Jaworowski, Drejtoreshë e fushatës së Trump në Indiana këmbënguli se ajo nuk po fliste për Trump dhe se nuk ishte një “kanal” i kandidatit presidencial.

“Sa për artikullin për një intervistë për median me një politikan serb dhe zotin Trump përmes emailit tim, kjo është krejtësisht false. Unë nuk kam shërbyer kurrë si një ndërmjetëse për të intervistuar Trump për ndokënd,” tha Jaworowski në një deklaratë.

Vladimir Rajçiç, që thotë se ai kreu intervistë me ekipin e Trump, ndërkohë i ka qëndruar idesë se intervista ishte e vërtetë.

Sipas tij, intervista u ra dakord me Jaworowskin dhe Mike Pence, guvernatorin e Indianës dhe kandidatin republikan për zv.president.

Rajçiç pretendon se ekipi i Trump më vonë vendosi ta mohojë intervistën pasi media amerikane i lidhi deklaratat e tij me masakrën e Srebrenicës në 1995 në të cilën 7000 boshnjakë u vranë nga serbët e Bosnjës.

Shumë media dhe analistë në SHBA e kritikuan deklaratën e pretenduar të Trump rreth bombardimit në Jugosllavi, duke kujtuar se vendi në atë kohë drejtohej nga Sllobodan Millosheviç, i cili më vonë u akuzua për krime lufte dhe gjenocid.

Në qershor, zv presidenti amerikan Joseph Biden ofroi ngushëllimet e tij te familjet e viktimave të bombardimit të NATO-s në 1999 dhe bëri thirrje që Serbia dhe Kosova të zgjidhin problemet e tyre gjatë një vizite në Beograd. Megjithatë, ai nuk kërkoi ndjesë për vetë ndërhyrjen ushtarake.

“Kujtimet e humbjes së të dashurve janë ende të freskëta,” tha Biden. “Ngushëllimet e mia për familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve 1990, përfshirë ata që humbën jetën në fushatën bombarduese të NATO-s”.

Etiketa: AdministrataBeogradBidenDonald TrumpgjenocidJugosllaviKosovaKrimekrime lufteLuftemashtrimMediaMike PenceNATOpresidentSerbiSerbiaSHSHBATrumpZgjedhjet
Tjetri
Prokuroria e Kosovës merr në pyetje ish-gjyqtarin e BE-së

Prokuroria e Kosovës merr në pyetje ish-gjyqtarin e BE-së

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.