AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Nën çadrën e Bashkisë; 11 familje rome strehohen në ish-repartin ushtarak në Tufinë

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një familje rome në ish-kazermën ushtarake të përshtatur si strehë për çadrat. Foto: Lindita Çela/BIRN

Bashkia e Tiranës mori masa për përshtatjen e një ish-reparti ushtarak për familjet rome të përmbytura nga lumi i Tiranës, por ata kërkojnë një zgjidhje afatgjatë për strehimin e tyre.

Një familje rome në ish-kazermën ushtarake të përshtatur si strehë për çadrat. Foto: Lindita Çela/BIRN
Një familje rome në ish-kazermën ushtarake të përshtatur si strehë për çadrat. Foto: Lindita Çela/BIRN

Janari ka qenë një muaj i vështirë për 92 anëtarë të komunitetit rom, të cilët kaluan një sërë peripecish pas përmbytjes së barrakave të tyre në afërsi të urës së Babrrusë. Megjithatë, çështja e strehimit të tyre duket se po merr një zgjidhje të pjesshme nga Bashkia e Tiranës, e cila vendosi t’i strehojë në një ish-repart ushtarak në Tufinë.

Pasi qëndruan për disa ditë në palestrën e shkollës “Misto Mame”, familjet e komunitetit rom u zhvendosën në disa çadra të lidhura me energji elektrike në Tufinë, por kushtet e këqija dhe ulja e temperaturave e detyroi bashkinë të bënte ndërhyrje urgjente në godinën e vjetër, që dikur shërbente si repart ushtarak.

Lirie Rruqa, njëra prej banoreve të përmbytura tregoi për BIRN se në fillim kushtet ishin të papërballueshme, ndërsa bashkëshorti i saj, i cili vuan nga sëmundja kronike e mushkërive u përkeqësua edhe më tej.

“Kur na sollën, nuk kishim asgjë tjetër përveç çadrave. Era fryente nga të katër anët dhe natën nuk flinim nga i ftohti,” thotë ajo.

Pakënaqësitë për kushtet e jetesës duket se detyruan drejtorinë e Përgjithshme  të Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, të marrë masa  për përmirësimin e gjëndjes në ish repartin ushtarak. Ata izoluan fillimisht të çarat nga hynte era dhe vendosën soba për ngrohje.

Një familje rome në ish-kazermën ushtarake të përshtatur si strehë për çadrat. Foto: Lindita Çela/BIRN
Një familje rome në ish-kazermën ushtarake të përshtatur si strehë për çadrat. Foto: Lindita Çela/BIRN

“Duke qenë se kushtet e repartit nuk ishin të përshtatshme për përballimin e motit të ftohtë, mundësuam krijimin e kushteve të përshtatshme, izolimin e repartit. Janë marrë masa edhe për të ofruar ngrohje,” i tha BIRN Besjona Deda, drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Social.

Ish-reparti ushtarak ndodhet vetëm pak metra larg Qendrës Tranzitore të Emergjencave në Tufinë, ku aktualisht strehohen 53 familje. Dy godinat dallojnë megjithatë si nata me ditën nga njëra tjetra, sa u përket kushteve që ofrojnë për anëtarët e komunitetit rom.

Ndërhyrjet e Bashkisë në ish-repartin ushtarak ofruan një mundësi në kushtet e emergjencës, por jo një zgjidhje afatgjatë. E izoluar në pjesën e përparme, godina rrihet megjithatë nga era në tre faqet e tjera të murit, ndërsa vendosja e 4 sobave me dru nuk e mund të ftohtin e acartë të janarit.

Qendra Tranzitore e Emergjencave ofron një tjetër panoramë, me mure të pikturuara nga vizatime gazmore dhe një kënd lojërash për fëmijë në oborrin e jashtëm.

Drejtoresha e Qendrës thotë se kushtet janë mjaft të mira, falë edhe donatorëve. Megjithatë, qendra është mbi kapacitet, çka përbën edhe shqetësimin e vetëm të saj.

Përveç familjeve të strehuara aty që prej vitit 2013, qendra Tranzitore e Emergjencave u popullua edhe nga 20 familje të përmbytura në fillim të janarit. Ndërsa fqinjët e tyre në ish-repartin ushtarak nuk ëndërrojnë gjë tjetër veçse të kenë kushte të barabarta strehimi.

Mes 92 banorëve të strehuar aty pas përmbytjeve në lumin e Tiranës, 47 janë fëmijë. Asnjëri prej tyre nuk ka shkuar në shkollë përgjatë janarit, ndërsa ditët i kalojnë duke mbledhur rroba të përdorura dhe kanoçe në kazanët e plehrave.

Prindërit e tyre e kanë të paqartë se përsa kohë do të qëndrojnë në ambientet e ish-repartit ushtarak, ndërsa kërkojnë një zgjidhje përfundimtare për strehimin e tyre nga bashkia e Tiranës.

Qeveria shqiptare  ka të miratuar një plan veprimi, të quajtur “Dekada e Përfshirjes së Romëve 2010 – 2015”. Ky është një dokument, i  cili synon integrimin e këtij komuniteti, kyesisht nëpërmjet punësimit dhe strehimit. Në realitet, asnjë prej këtyre objektivave nuk është përmbushur.

Ish-kazerma duke u veshur me materjal izolues. Foto: LIndita Çela/BIRN
Ish-kazerma duke u veshur me materjal izolues. Foto: LIndita Çela/BIRN
Ish-kazerma ku janë vendosur çadrat. Foto: LIndita Çela/BIRN
Ish-kazerma ku janë vendosur çadrat. Foto: LIndita Çela/BIRN
Banjot portative janë vënë në shërbim të familjeve rome. Foto: Lindita Çela/BIRN
Banjot portative janë vënë në shërbim të familjeve rome. Foto: Lindita Çela/BIRN

Etiketa: BanorëBashkëshortiBashkiaBIRNenergji elektrikeFamiljeLumiMasaMjaftPunëQeveriaQeveria shqiptareromromëSHshqiptarestrehimiTiranë
Tjetri
Fushata e grafiteve politike alarmon Kosovën

Fushata e grafiteve politike alarmon Kosovën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.