AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria dorëzon aplikimin për statusin kandidat në BE më 28 prill

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
17 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një i ri është përqendruar te celulari i tij teksa pas i valëviten flamuri i Bashkimit Europian dhe ai i Shqipërisë, Tiranë, shtator 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Qeveria e Shqipërisë pritet të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian më 28 prill, bëjnë të ditur për BIRN burime në Tiranë dhe Bruksel.

“Kërkesa formale për statusin kandidat pritet të dorëzohet te presidenca Çeke e [BE-së] mundësisht para fundit të këtij viti,” thanë burime nga Parlamenti Europian javën e kaluar në Bruksel.

Data u konfirmua gjithashtu për BIRN nga një burim nga qeveria në Tiranë.

“Qeveria do të dorëzojë kërkesën më 28 prill,” tha një zyrtar i nivelit të lartë me kushtin e anonimatit.

“[Kryeministri] Sali Berisha dëshiron t’i kapë në befasi shqiptarët për këtë rast,” shtoi ai.

Kroacia, Maqedonia dhe Turqia janë sakaq vende kandidate ndërsa pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor klasifikohen si “vende me potencial për të qenë kandidatë për anëtarësim”.

Mali i Zi aplikoi për statusin kandidat dhjetorin e kaluar por Podgorica është ende duke pritur për veprime të tjera mbi këtë çështje.

Tirana shprehu dëshirën të aplikojë për statusin kandidat më herët këtë vit, por shumë zyrtarë të BE-së këshilluan të mos e bëjë duke i kërkuar qeverisë së kryeministrit Sali Berisha “të rishohë disa faktorë para se të dorëzojë aplikimin.”

“Zgjedhjet parlamentare, në fund të qershorit, do të jenë një test me rëndësi kritike për maturitetin demokratik të Shqipërisë dhe një vlerësim nëse këto zgjedhje do të jenë të lira dhe të ndershme sipas standardeve dhe angazhimeve ndërkombëtare do të ketë ndikim në faktin nëse Bashkimi Europian do ta vlerësojë Shqipërinë si gati për hapa të mëtejshëm në integrimin europian,” tha Helmuth Lohan, kreu i delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, në një intervistë me televizionin vendës Vizion Plus.

“Por në fund, natyrisht i takon qeverisë së Shqipërisë të vendosë se cila është koha më e përshtatshme për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim dhe qeveria e Shqipërisë ka thënë në shumë raste se do ta bëjë këtë në konsultë me vendet anëtare të BE-së dhe me Komisionin Europian,” shtoi ai.

Formalisht, çdo vend, edhe Ukraina, mund të aplikojë për vendin e statusit kandidat, por zyrtarët e BE-së argumentojnë se Shqipëria do të duhet të testojë mjedisin politik në BE para se të aplikojë.

Sipas ekspertëve të BE-së, kjo nuk është koha e përshtatshme që Shqipëria të aplikojë.

Në qershor, europianët do të votojnë për një parlamenti të ri europian. Në Shtator, gjermanët do të votojnë për qeverinë e re dhe kancelarja aktuale Angela Merkel ka deklaruar pak javë më parë se “Europa duhet të konsolidohet para se të zgjerohet më tutje.”

Por pavarësisht problemeve të tilla, burime diplomatike në Tiranë thanë se qeveria ka arsye të mira për të besuar se presidenca çeke do ta trajtojë aplikimin e Shqipërisë në mënyrë miqësore.

Ndërkohë, opozita në Shqipëri po akuzon qeverinë se ka përdorur aplikimin për të fituar mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.

“Shumë zyrtarë të BE-së e kanë bërë të qartë: Shqipëria duhet të punojë me zgjedhjet para se të aplikojë, por qeveria nuk dëshiron ta dëgjojë këtë,” tha deputetja Socialiste Arta Dade, ish ministre e Punëve të Jashtme.

 

Procedurat

Aplikimi i Shqipërisë për vend kandidat do të merret nga Këshilli i Europës (krerët e shteteve). Këshilli i Europës do t’i kërkojë Komisionit Europian të japë opinionin për aplikimin, gjë që do të thotë se Këshilli do të pranojë aplikimin dhe pastaj do t’i kërkojë Komisionit të veprojë. Ky është një proces i gjerë që ka kërkuar zakonisht nëntë deri në dhjetë muaj. Por në rastin e Malit të Zi, katër muaj kanë kaluar sakaq dhe Këshilli i Europës nuk i ka kërkuar ende komisionit të përgatisë opinionin.

Etiketa: Angela MerkelBashkimi EuropianBEBIRNBrukselEuropaKandidateKëshilli i EuropësKroacialiraMaliMali i ZiMaqedoniambështetjeMerkelndikimOpozitaParaParlamenti EuropianPodgoricaPresidencaPunëQeveriaSali BerishashqipShqipëriShqipëriashtatorTiranaTurqiaUkrainaVizion PLuszgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
LGBT flamur Tirane

Shqipëria: E para dhe e fundit, gjithmonë!

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.