AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Investigime

Kriza energjetike e Shqipërisë u shkaktua nga gabimet e KESH

Eksportet e papërgjegjshme nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në vitin 2011 luajtën një rol kyç të krijimin e njërës prej krizave më të thella energjetike në historinë moderne të Shqipërisë.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
14 years më parë
në Investigime
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
fierze dam 2018
Diga e hidrocentralit të Fierzës

Dokumente të siguruara nga BIRN tregojnë se eksportet e tepërta të energjisë në janar 2011 nga Korporata Elekroenergjetike Shqiptare, KESH, destabilizuan kaskadën e Lumit Drin, duke pakësuar brenda një muaji të vetëm këtë rezervuar të madh energjie.

Pasojat e shitjeve të tepërta të energjisë dhe menaxhimi i keq i burimeve ujore u ndjenë vetëm pak muaj më vonë, kur Shqipëria përjetoi atë që kryeministri Sali Berisa së fundmi e quajti krizën më të rëndë energjetike të vendit “në histori”.

BIRN mësoi se KESH eksportoi elektricitet në janar 2011 për vetëm 10 euro për megavat orë ndërsa importet që filloi në prill kushtuan 60 euro për megava torë, – gjashtë herë më shumë.

Kur importonte energji elektrike, KESH paguante njëkohësisht rreth 20 euro më shtrenjtë për MË/h se sa kompania CEZ Shpërndarje, e cila është nën pronësi private, megjithëse të dyja kompanitë përdornin të njëjtët shitës rajonalë.

Kosto e lartë e këtyre importeve minoi financat e KESH, duke e detyruar atë të kërkojë ndihmë financiare nga qeveria në mënyrë që të mbajë furnizimin me drita të vendit.

Të dhënat e marra nga Enti Rregullator i Energjisë, ERE, ndërkohë tregon se përdorimi ineficent i burimeve energjetike të Shqipërisë në vitin 2011, e uli normën e prodhimit të energjisë elektrike në minimumin e vet historik, duke i shkaktuar KESH humbje potenciale prej dhjetëramilionë euro.

Në një deklaratë për BIRN, KESH tha se e kishte menaxhuar rezervën energjetike me efikasitet. Ajo cilësoi si shkaktar të eficencës së ulët të prodhimit një kombinim të motit të paparashikueshëm dhe nivelit të lartë të konsumit. KESH tha se eficenca e prodhimit më 2011, e cila qe në nivelin më të ulët historik, qe shkaktuar si pasojë e nevojës për siguri në furnizimin e konsumatorëve.

Korporata tha se ajo pati paguar më shumë se sa CEZ për importet e energjisë për shkak se KESH duhej të importonte energji muaj pas muaji për të garantuar furnizimin ndërsa CEZ mund të importojë energji në bazë vjetore. Kjo ndodh për shkak se CEZ është i detyruar të garantojë importe të mjaftueshme për të mbuluar nivelin e humbjeve në rrjet.

KESH tha gjithashtu se detyrimi për të garantuar 100 për qind furnizimin me energji të konsumatorëve bënte që tregtarët të shfrytëzonin periudhat e thata duke rritur çmimet.

Keqpërdorimi i rezervave

Kapaciteti prodhues i energjisë elektrike në Shqipëri është mbi 98 për qind në varësi të hidrocentraleve.

Dy kaskadat kryesore në lumenjtë Drin dhe Mat, japin mbi 94 për qind të prodhimit dhe zakonisht furnizojnë rreth 65 për qind të konsumit.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, kaskada e Drinit, me një kapacitet total të instaluar prej 1,350 MË, jep 82 për qind të të gjithë prodhimit vendës të energjisë elektrike me të tre hidrocentralet e saj.

Liqeni i Fierzës konsiderohet si thelbi i sistemit të prodhimit të energjisë elektrike për shkak se rregullon ujërat që rrjedhin në dy hidrocentralet e tjera, Koman dhe Vau i Dejës.

Dokumentet e siguruara nga Sistemi i Transmetimit të Energjisë elektrike të Shqipërisë, OST, tregojnë se në janar 2011, KESH eksportoi 232,128 MËh elektricitet, gjë që solli rënie drastike të nivelit të liqenit të Fierzës me 11 metra.

Niveli shumë më i ulët i liqenit që shërben si rezervë energjetike, bëri që uji i disponueshëm për prodhim energjie të ulej nga 1024.4 GËh në 1 janar 2011 në vetëm 634.2 GËh në 1 shkurt 2011.

Për shkak se energjia elektrike e prodhuar nga hidrocentralet është kinetike, niveli më i ulët i ujit në liqen ul edhe eficencën e prodhimit, gjë që do të thotë se më shumë ujë nevojitet për të prodhuar 1 kËh elektricitet.

Por megjithëse niveli i Fierzës po ulej me 40 centimetra në ditë në janar 2011, KESH vijoi të eksportojë energji pavarësisht efektit negativ që kishte në eficencën e prodhimit.

KESH i tha BIRN se nuk qe në gjendje të parashikonte se prurjet e ujit në Fierzë në janar 2011 do të ishin aq të ulëta, në nivelin 216 metra kub për sekondë, nivel ky shumë më i ulët se sa prurjet në dhjetor 2010, të cilat qenë 657 metra kub për sekondë apo se sa mesatarja historike për janarin prej 260 metra kub ujë për sekondë.

“Qe e pamundur të parashikohej se prurjet mesatare në digë do të ishin shumë më të ulëta se sa mesatarja historike,” tha KESH.

Por të dhënat e publikuara nga raporti vjetor i ERE për vitin 2011 kundërshtojnë pretendimt e KESH. Raporti tregon mesatarja historike e prurjeve të ujit në Fierzë për muajin janar është 2013 metra kub për sekondë. Prurjet në janar 2011 qenë 223 metra kub për sekondë, 10 metra më shumë se sa mesatarja historike dhe si të tilla, këto prurje qenë të parashikueshme.

KESH pretendon gjithashtu se eksportet e saj do të kishin “ndikim zero” nëse CEZ Shpërndarje do të kishte importuar energji të mjaftueshme për të mbuluar pjesën e vet të humbjeve në rrjet në janar 2011, kur kërkesa për energji elektrike qe e lartë.

Gjithsesi, CEZ-it i kërkohet nga ERE thjeshtë të importojë mjaftueshëm për të mbuluar humbjet e saj në rrjet, të cilat më 2011 qenë 37.7 për qind. CEZ nuk ka nevojë të mbulojë humbjet muaj pas muaji.

Më 2011, CEZ importoi në total 1,814 GWh elektricitet ndërsa KESH importoi 1,448 GWh, me një total importesh prej 3,362 GËh.

Burime nga tregu i energjisë elektrike i thanë BIRN se kontratat e eksporteve të KESH në janar 2011 qenë për çmime të ulëta deri në 10 euro për MWh, por kur kompania filloi të importojë për të plotësuar kërkesat në prull, çmimi i energjisë u rrit në 60 euro për MWh.

Një tregues kyç i ERE për të vlerësuar eficencën e përdorimit të hidrocentraleve është konsumi specifik i ujit për të prodhuar një kWh elektricitet.

Më 2011 ky tregues shënoi nivelin më negativ në histori me 1.47 metra kub ujë të shpenzuar për të prodhuar vetëm një kilovator.

Por KESH i tha BIRN se konsumi specifik qe vetëm një matje empirike dhe se faktorë të tjerë duhet të merren parasysh në vlerësimin e eficencës.

Kompania vuri në dukje se prurjet e ujit në Fierzë më 2011 kanë qenë të ulëta në krahasim me mesataren historike ndërsa në vitet e thata, 2002, 2007 dhe 2011, treguesi i konsumit specifik ka qenë veçanërisht i lartë.

Përveç kësaj, KESH tha se nevoja për të mbuluar me furnizim të pandërprerë konsumin më 2011 “detyroi kompaninë të gjenerojë elektricitet edhe në kushtet kur niveli i digave qe i ulët dhe rrjedhimisht, me eficencë të keqe”.

Gjithsesi, argumentet e KESH nuk mbështeten tërësisht nga faktet. Megjithëse në vitet 2002 dhe 2007 konsumimi specifik për gjenerimin qe i lartë, respektivisht 1.38 dhe 1.4 metra kub për kWh, ky është ende një nivel ndjeshëm më i mirë eficence se sa ai i vitit 2011.

Sasia e ujit në diga më 2002 dhe 2007 qe respektivisht 4.4 miliardë metra kub dhe 4.1 miliardë. Më 2011, prurjet qenë 5.8 miliardë. Me shumë më tepër prurje, konsumi specifik i KESH më 2012 qe shumë më i lartë se sa më 2002 dhe 2007.

Disa ekspertë besojnë se edhe konsumi i lartë specifik për vitet 2002 dhe 2007 qe si pasojë e menaxhimit të keq.

Një studim nga Programi i Asistencës për Menaxhimin e Sektorit të Energjisë të Bankës Botërore në vitin 2009, studim mbi vulnerabilitetin e Shqipërisë përballë ndryshimeve të motit, tregon se përdorimi me efikasitet i rezervuarit të Fierzës qe shumë më i mirë më 2008 se sa më 2007, megjithëse përgjatë të dyja viteve moti qe si tepër i thatë dhe prurjet në rezervuar qenë vetëm 4.12 miliardë metra kub.

“Në vitet 2007 dhe 2008 prurjet në Rezervuarin e Fierzës qenë të përafërta (rreth 4.12 miliardë metra kub) por gjenerimi i energjisë në vitin 2008 qe 29.4 për qind më i lartë se sa më 2007,” thotë studimi.

“Kjo ndodhi për shkak se niveli i ujit u mbajt i lartë në rezervuar më 2008 dhe optimizimi qe më i mirë mes importeve të energjisë dhe prodhimi vendës,” thotë raporti.

Eksportet e larta të KESH në janar 2011 e çuan nivelin e ujit në Fierzë në minimume historike për atë muaj, gjë që do të thoshte se prodhimi i energjisë në muajt në vijim qenë shumë më pak eficentë.

Mesatarja historike e konsumic specifik në Shqipëri përgjatë dhjetë viteve të fundit ka qenë 1.27 metra kub ujë për çdo kËh të prodhuar, ose 20 pikë më pak se sa më 2011.

Nëse konsumi specifik i KESH në rezervuarin e Fierzës do të kishte qenë në mesataren historike të eficencës, në vitin 2011, prodhimi do të qe 664,801 MWh më shumë, energji që me çmimet aktuale të tregut kushton gati 40 milionë euro.

Gjithsesi, kompania i tha BIRN se duke marrë parasysh thatësirën e vitit 2011 dhe normën në rritje të konsumit të elektricitetit në vend, menaxhimi i kaskadës së Drinit prej tyre ka qenë i përshtatshëm.

“Në një vit të thatë me konsum të lartë elektriciteti ne garantuam furnizim të pandërprerë për konsumatorët si rezultat i menaxhimit më të mirë të rezervës së energjisë,” tha KESH.

Probleme por jo krizë

KESH shpenzoi afërsisht 120 milionë euro për importet e energjisë nga prilli 2011 deri më sot. Thatësira më 2011 vijoi edhe në tre muajt e parë të vitit 2012, duke e detyruar kompaninë të kërkojë ndihmë nga qeveria pasi bankat mbyllën dyert për kredi për këtë korporatë sakaq të mbingarkuar me borxhe.

Në dhjetor 2011 qeveria dha 4.5 miliardë euro garanci kredie për KESH për të importuar energji elektrike dhe për të siguruar furnizimin. Në shkurt, qeveria u detyrua të japë edhe 2 miliardë lekë të tjera kredi.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë më 22 shkurt, kur kredia e re për KESH u miratua, kryeministri Sali Berisha e përshkroi situatën si më të vështirën e parë ndonjëherë.

“Këto kanë qenë muajt më të vështirë në historinë e sistemit energjetik të vendit,” tha Berisha, duke shtuar se qeveria do t’i subvencionojë importet për të garantuar furnizimin për konsumatorët me çdo çmim.

Kostoja e këtij premtimi nuk është e vogël. Megjithëse KESH e importon energjinë me çmime të larta, ajo ia shet CEZ Shpërndarje me çmime të ulëta.

KESH thotë se kostoja e importeve është më e lartë për shkak se, si një kompani publike, ajo duhet të mbulojë kërkesat për elektricitet nga CEZ Shpërndarje, gjë që e bën atë të dobët përballë tregtarëve të energjisë.

“Për shkak se gati 100 për qind i gjenerimit të energjisë në Shqipëri vjen nga hidrocentralet dhe KESH si gjenerues dhe furnizues me shumicë, duhet të garantojë nevojat për energji të CEZ Shpërndarje, tregtarët e përdorin situatën [duke rritur çmimet] dhe rrjedhimisht e vendosin kompaninë në vështirësi,” tha KESH.

Kompania tha se e mikpret një ndryshim të mundshëm në rregullat e tregut të energjisë në mënyrë që CEZ të kryejë importet e veta të energjisë çdo muaj.

Ndërkohë, KESH thotë se për sa kohë ka siguruar furnizimin me energji të konsumatorëve, askush nuk mund të flasë për “krizë”.

“Një krizë energjetike ndodh kur furnizimi i rregullt i konsumatorëve nuk ndodh,” tha kompania. “Përveç kësaj, kjo ka qenë një nga situatat më të vështira hidroenergjetike në historinë tonë”.

Etiketa: BankatBIRNBorxheCEZCEZ Shpërndarjedigaenergji elektrikeEnergjiaenergjia elektrikeEREEuroFinancatHidrocentraletImportetKESHKonsumiKorporata Elektroenergjetike ShqiptarekostokredikrediaKrizaKriza energjetikeLiqeni i FierzësMatndikimOSTprodhimQeveriaRaportiSali BerishaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTregu
Tjetri
Politikanët shqiptarë zbrazin xhepat për lobues amerikanë

Politikanët shqiptarë zbrazin xhepat për lobues amerikanë

protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thirrje për hetim të plotë të protestës së Zvërnecit

15:20 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.