AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Qoshka e librave mbart flakën e poetëve të humbur të Shqipërisë

Besar LikmetangaBesar Likmeta
14 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ataol Kaso dhe Arlind Novi | Foto nga : Besar Likmeta

Një vend që përdorej më herët për kalimin e kohës nga shkrimtarë, poetë dhe artisë dhe që ndihmoi në ripërcaktimin e letërsisë shqiptare në vitet 1980 dhe 1990, vijon të tërheqë letrarët e rinj të Tiranës.

Ataol Kaso dhe Arlind Novi | Foto nga : Besar Likmeta
Ataol Kaso dhe Arlind Novi | Foto nga : Besar Likmeta

Kur gazeta avangarde letrare E per7shme, publikoi numrin e vet të parë në shkurt 1992, redaktori i saj, poeti Rudian Zekthi e pa të përshtatshme të shkruante një koment mbi të ardhmen e saj, të titulluar “Si të mos mbijetosh”.

Komenti doli parashikues. Gazeta zgjati vetëm katër numra. Por grupi i poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve që themeluan publikimin patën ndikim të gjatë në letërsinë shqiptare, duke përkufizuar zërin e një gjenerate që erdhi në moshë vonë në vitet 1980 – një kohë që shënoi fillimin e fundit të regjimit stalinist shqiptar.

Njëzet vjet më vonë, shpirti i gazetës, një hapësirë ku idetë pa lidhje me kohën gjejnë një shtëpi të përkohëshme, vijon të jetojë në një qoshkë për libra që mbart emrin e saj.

E hapur më 2004 nga poeti Ervin Hatibi, një bashkëthemelues i E per7shme, shtëpia e të cilit u bë Mekë për grupin e letrarëve, libraria – tashmë nën pronësi të re – vijon të jetë hapësirë për netë poetike, ekspozita dhe për të parë filma klasikë duke mbushur një boshllëk në kulturën e përgjithsme të Tiranës.

“E per7shme është epifani e kulturës,” thotë Arlind Novi, bashkëpronar i librarisë përgjatë tri viteve të fundit. “Në këtë qytet ka shumë që flasin për kulturën, por jo gjithçka është kulturë – dhe ne jemi pak”, shton ai.

Novi, i cili shkoi për herë të parë te libraria për një lexim poezish më 2004 u peshkua menjëherë nga atmosfera dhe punoi aty si librar për dy vjet para se të merrte drejtimin.

“Qe një hapësirë ku ne mund të kryenim debate të pafundme për politikën, religjionin dhe artin, megjithëse asgjë konkrete nuk erdhi nga kjo,” rikujton ai. “Dikush mund të sugjeronte një libër për të lexuar dhe ne flisnim mbi të.”

Partneri i tij në biznes, Ataol Kaso, u tërhoq për herë të parë nga E per7shme ndërsa kërkonte për kopje jashtë qarkullimi të gazetës me të njëjtin emër dhe për librat e themeluesve të saj, Rudian Zekthi, Agron Tufa dhe Ervin Hatibi.

“Po kërkoja për disa nga librat e botuar prej tyre por qe e vështirë të gjendeshin,” rikujton Kaso. “Pastaj takova Arlindin dhe në një farë mënyrë u ngjitëm me librarinë.”

Kur Hatibi u zhvendos në Stamboll më 2008, libraria, e cila sipas Kasos kishte një koleksion të çuditshëm idiosinkratik klasikësh, përballej me falimentin.

Kaso dhe Novi, për të cilët ajo qe bërë një shtëpi e dytë, vendosën ta marrin përsipër, duke shpresuar për një sukses tregtar që do të shërbente gjithashtu për të financuar një shtëpi të vogël botuese që sapo kishin hapur.

Shtëpia botuese, “Pika pa Sipërfaqe”, ka publikuar disa libra përgjatë dy viteve të fundit, përfshirë përkthime, poezi nga anëtarët fillestarë të gazetës letrare si dhe poetë të rinj.

“Ne jemi më shumë si gjashtë shtëpi botuese në një,” bën shaka Novi, ndërsa shpjegon se një bashkësi miqsh, përkthyesish dhe botuesish të pavarur japin një dorë ndihmë.

Megjithëse nxjerrja e jetesës nga publikimi dhe shitja e librave në Shqipëri është shumë e vështirë, Kaso dhe Novi thonë se do t’i qëndrojnë motos fillestare të gazetës sa i përket të ardhmes.

“Për shumicën e botuesve në Shqipëri, letërsia është si kremi në tortë, dhe ata mbijetojnë nga shtypshkrimet komerciale,” thotë Kaso. “Ne kemi dalë thjeshtë për të publikuar disa libra që duhet të botohen,” shton ai.

Për të financuar shtëpinë botuese dhe librarinë ata i hynë idesë së shërbimit të kafesë te qoshka e librave me mendimin se kjo do të krijojë mjaftueshëm të ardhura për të mbajtur dyqanin hapur.

“Kafeja, ana komerciale e sipërmarrjes, shërben si mbështetje për pjesën tjetër të projektit,” shpjegon Kaso, duhe vërejtur se kur morën përsipër dyqanin, ai qe me humbje.

“Ideja qe të ofronim një lloj platforme kulturore, me lexim poezish, shfaqje filmash dhe ekspozita arti,” shton ai.

Kur i hynë sipërmarrjes së re, Kaso dhe Novi nuk qenë vetëm dhe ata morën një dorë ndihme nga themeluesit fillestarë të gazetës letrare.

Netët poetike të drejtuara dikur nga Hatibi tashmë organizohen nga shkrimtari Agron Tufa, ndërsa piktori dhe poeti Rudi Erebara ka dhënë disa nga veprat e tij për një ekspozitë.

“Të gjithë kanë ndihmuar në një farë mënyre dhe vijojnë të qëndrojnë pranë projektit,” shpjegon Kaso.

Duke u mbështetur te popullariteti i qoshkës së librave mes studentëve dhe profesionistëve të rinj, Novi dhe Kaso shpresojnë të jenë në gjendje të botojnë edhe disa libra të tjerë së shpejti.

“Nëse shikon prodhimin autentik [letrar] të asaj gjenerate, ajo është aq e paktë dhe dëshira për ta mbrojtur dhe shpërndarë më shumë vjen në mënyrë natyrore,” thotë Kaso.

“Flaka që ne po mbajmë nuk është e madhe, është aq e vogël sa mund ta fusësh në një xhep,” shton ai.

Etiketa: debategazetaLIBmbështetjeMEKndikimpaktParaSHshqipShqipërishqiptareStambollstudentTiranë
Tjetri
Aleksandra Bogdani

Një Komunist Ndryshe

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.