AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Në përvjetorin e Srebrenicës: Dëshmitë e viktimave të përdhunimeve

Albina SorgucngaAlbina Sorguc
12 years më parë
në Rajoni, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Disa gra të dhunuara nga ushtarët serbë të Bosnjës gjatë kohës së masakrave të Srebrenicës në korrik 1995 kanë gjetur kurajo që të mundin frikën dhe të flasin për përvojat e tyre.

raped.woman.HM“Do të doja të më kishte vrarë më mirë se çka më bëri. Frika që kam përbrenda nuk përshkruhet me fjalë – kur është natë, ai i armatosur, nuk e di as kush është, dhe ai t’i heq rrobat dhe të zhveshë,” tha gruaja e cila deshi të identifikohej me inicialet ‘H. M.’ Teksa tregonte çfarë i ndodhi në korrik 1995 në Srebrenicë.

Nëntëmbëdhjetë vite më vonë, H. M. akoma është në ankth nga ajo natë. Atë kohe ajo ishte 45 vjeçe, ndërsa burri që e përdhunoi ishte rreth të 20-ve, beson ajo. E vetmja gjë që di për të është se ai ishte një polic ushtarak.

H.M. tregon se kur forcat serbe kishin pushtuar Srebrenicës, ushtarët e rrëmbyen atë dhe burrin e saj të plagosur, së bashku me persona të tjerë të sëmurë dhe gjithashtu të plagosur, dhe i dërguan në shtëpinë ku banonin këpucarët Savo dhe Sulejmani.

Në natën e dytë të qëndrimit në atë shtëpi, polici ushtarak e mori dhe e dërgoi lart, e rrëzoi në shtrat dhe mbajti armën e drejtuar tek ajo.

“Më detyroi që të heq rrobat. Po qaja dhe po e lusja që mos ta bënte. Më dukej se ishte 20 vjeç. I thoja: “Unë jam grua plakë tashmë, mund të jem nëna jote”. Ai më tha “kam qenë në front një muaj. Nuk kam grua. Dua që të ,,,,” tregon H.M.

Ajo tregoi sesi ai e kishte detyruar në seks oral, dhe sesi ajo kishte filluar të vjellë.

Pasi ishte veshur dhe larguar nga dhoma, kishte parë policin e ri ushtarak teksa po merrte bashkëshortin e saj. Por një ushtar tjetër e kishte njohur burrin e saj dhe i kishte thënë ta linte rehat sepse ai ishte një njeri i mirë. Po ai polic ushtarak kishte dhunuar një tjetër grua të moshuar, tregon H.M.

Njëzet ditë pasi u largua nga Srebrenica, i kishte dhënë një deklaratë policisë lidhur me atë që i kishte ndodhur.

“Mbizotërova frikën, u përzura nga fshati, isha përdhunuar, më kishte marrë bashkëshortin që ta vriste. Pse të heshtja pra unë? Nuk ishin vrarë vetëm burrat në Srebrenicë, edhe gratë ishin përdhunuar. Kam dëgjuar se kishte pasur gra që ishin përdhunuar dhe vrarë” tha H.M.

Edhe pse hetuesve iu kishte dhënë deklaratën disa herë, ajo nuk ishte ftuar ndonjëherë të dëshmonte para gjykatës.

Nëntëmbëdhjetë vite më vonë , H.M. akoma ka ankthe për korrikun e vitit 1995.

“Shoh ëndërr se po vijnë. Unë po iki, i lusë që të mos më prekin, që të mos vrasin burrin tim, bërtas. Kur zgjohem nuk i ndjej këmbët e mia dhe më duhet një orë të qetësohem dhe të kuptoj se jam në shtëpinë time ,” tha ajo.

Ajo tha se disa gra tjera me të cilat ka biseduar e të cilat kishin qenë të dhunuara, nuk duan të flasin publikisht për çfarë u ka ndodhur atyre, për shkak të frikës apo turpit.

“Në rritur në mënyrë patriarkale, Srebrenica është fshat i vogël. Besoj që u vjen turp që t’u tregojnë vëllezërve, fëmijëve… Ato kanë frikë të tregojnë se kush ishin përdhunuesit, kanë frikë se dikush mund t’ua djeg shtëpinë, sepse kështu ka ndodhur më pare,” tha ajo.

H.M. po jeton sërish në Srebrenicë, jo larg vendit ku ishte përdhunuar 19 vite më parë.

“Ndjehem keq kur kaloj pranë shtëpisë së Savos, këpucëtarit dhe Sulejmanit, ajo shtëpi dhe ato imazhe më dalin para syve,” tha ajo.

‘Dhimbja që mbetet e ngulitur brenda meje’

Në korrik 1995, pasi forcat serbe të Bosnjës kishin pushtuar Srebrenicën, 18 vjeçarja ‘H.T.’ ishte përdhunuar në fabrikën afër Potocarit. Kishte 40 ditë që kishte lindur foshnjën, dhe akoma kishte gjakderdhje. Dhunuesi i saj e kishte goditur në kokë dhe i kishte rënë të fikët përpara se ta përdhunonte.

Ajo u largua nga Srebrenica , pasi i kishte mbijetuar bombardimeve në Srebrenicë. Burri i saj i kishte thënë që të shkojë në bazën e paqeruajtësve në Potocari, derisa ai me vëllain, babain dhe mikun e tij po mundoheshin që të kalonin në territorin e kontrolluar nga Armata Boshnjake përmes pyllit. Më vonë ajo kishte mësuar se që të gjithë ata ishin vrarë.

H.T. kujton sesi kishte parë kufoma pranë rrugës Potocari – një fëmijë, një grua dhe një burrë, të goditur nga granata. Ajo kishte parë një plakë të cilës i ishte këputur mjekra nga goditja e granatës. ‘Mora një pampers të foshnjës që t’ia ktheja mjekrën në vend sepse ishte bërë copë copë’ – tregon ajo.

Kur kishte arritur në fabrikën e baterive, kishte parë njerëzit tek alivanoseshin nga të nxehtit dhe mungesa e ujit. “Gjeta një kovë nga ndihmat humanitare. Pash biskota afër rrugës por ishin të gjelbra. Unë i pastrova dhe ia dhashë djalit tim që t’i hante’ – tha ajo.

Gjatë natës, H.T. tregon se ka dëgjuar britmat e grave dhe fëmijëve. Në mëngjes, fëmijët po qanin dhe nuk kishte ujë për të pirë.

“Shkova fushës për tek përroi, por pashë kufoma burrash dhe nuk munda të marr ujë, u frikësova dhe u ktheva në fabrikë,” tregon ajo.

Pas pak, komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç erdhi me karavan.

“Ai na tha të mos kemi frikë, dhe se do të na jepte ushqim, kështu na hodhën ca bukë. Ai nuk na dha bukë, por e hidhte atë, njerëzit po shtyheshin dhe po shtypeshin që të merrnin bukën. Njerëzit po shkelnin mbi njëri tjetrin, po asfiksoheshin” tha ajo.

Më vonë asaj i premtuan ushqim për foshnjën dhe u dërgua në tendë të priste. Por në vend të këtyre premtimeve, ata e përdhunuan.

“U shfaq një grusht që më goditi në kokë. U rrëzova dhe humba vetëdijen. Në mëngjes po dëgjoja djalin teksa qante. Ai më tha të ngritesha sepse po gjakosja.” tregon H.T.

Pastaj ajo kishte parë se këmisha ishte shqyer dhe gjinjtë i kishte të lagur.

“Pashë këmbët dhe pashë gjak. Nuk po mund të rrija në këmbë dhe të ecja. U zvarrita por sërish humba vetëdijen,” tha ajo.

Pastaj kujton sesi u zgjua në zyrën e mjekut në Kladanj, kur kishte ardhur mjeku dhe e kishte vënë foshnjën e saj në gjirin e saj.

“Foshnja mbante erë të mirë. Kurrë nuk do të harrojë atë aromë. I vinte erë e mire, e pafajshme, diçka që donte të jetonte. Donte jetë, dhe i vinte era jetë,” tha H.T.

Pas 10 vitesh ndihme psikologjike, ajo arriti të tregojë përvojat e saj atë ditë në Potocari.

“Nuk mundesha të përballoja këtë problem. Ishte barrë e madhe brenda meje, nën lëkurën time, në eshtra. Mendoja se do plasja, truri nuk më funksiononte. Nuk mundesha të flisja, më zihej fryma, kështu që më duhej të flisja me dikënd,” tha ajo.

Por ajo beson se kurrë nuk do të shërohet plotësisht.

“Është dhimbje, një lëngim që do të jetë i ngulitur brenda meje derisa të jem gjallë,” tha ajo.

Etiketa: ArmëeshtraGjykatëGjykatësgraParaPiSpoliciPotocariSHSrebrenica
Tjetri
Kuvendi rinis punën duke i hequr fjalën opozitës

Rrethi i ngushtë i Berishës fitoi miliona nga pazaret e dyshimta me tokat

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.