AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Edi Rama kërkon këshilla nga Saakashvili i Gjeorgjisë

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, sub top story, top story
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama dhe Mikhel Saakashvili gjatë një takimi në Nju Jork
Edi Rama dhe Mikhel Saakashvili gjatë një takimi në Nju Jork

Qeveria e Edi Ramës është e etur të rekrutojë ish presidentin e Gjeorgjisë si këshilltar mbi reformat e tregut të lirë – por Saakashvili ka mohuar të ketë marrë ndonjë rol zyrtar në Tiranë.

Edi Rama dhe Mikhel Saakashvili gjatë një takimi në Nju Jork
Edi Rama dhe Mikhel Saakashvili gjatë një takimi në Nju Jork

Burime nga qeveria e Shqipërisë i thanë Balkan Insight se ish-presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili, do t’i bashkohet numrit të madh të këshilltarëve të famshëm të qeverisë së Edi Ramës.

Saakashvili vizitoi Tiranën më 15 korrik me kërkesë të qeverisë së qendrës së majtë dhe zhvilloi takime me Kryeministrin Edi Rama, Zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, ministren e zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni dhe ministrin e pushtetit vendor Bledi Çuçi.

Ky qe takimi i dytë mes Ramës dhe Saakashvilit, që kur qeveria e udhëhequr nga socialistët mori pushtetin në shtatorin e kaluar në Tiranë.

Rama u takua me Saakashvilin më 27 shtator gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork ndërsa Saakashvili qe ende Presidenti i Gjeorgjisë kur të dyja palët shprehën interes për bashkëpunim.

Rama deklaroi gjatë atij takimi se Saakashvili qe një hero për gjeneratën e re të politikanëve në Shqipëri.

“Ajo që bëri ai për vendin e tij qe e jashtëzakonshme për shkak se ai dëshmoi se asgjë nuk është e pamundur nëse ke vizionin dhe kurajën për ta bërë,” tha Rama. “Ne jemi me fat për shkak se ne mund të mësojmë nga eksperienca e tij,” shtoi ai.

Saakashvili tha se Rama qe i interesuar në reformat e Gjeorgjisë në sektorin publik dhe polici dhe se Gjeorgjianët “janë të lumtur t’i japin atij ekspertë”.

Saakashvili njihet në Perëndim si një reformues karizmatik që luftoi mitëmarrjen, luftoi burrokracinë dhe u përball me Rusinë në një luftë të shkurtër për rajonet separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë në vitin 2008.

Por kritikët në shtëpi e kanë akuzuar ish udhëheqësin gjeorgjian për tendenca autoritariste dhe për dështim në luftën kundër korrupsionit në nivel të latrë.

Pasi la postin në nëntor, Saakashvili është zhvendosur në SHBA si pedagog në Universitetin Tufts të Bostonit.

Autoritetet e Gjeorgjisë në mars kërkuan që ai të kthehet në shtëpi për t’u marrë në pyejt në lidhje me vdekjen e dyshimtë të ish-kryeministrit Zurab Zvania dhe kanë kërcënuar se do të lëshojnë urdhërarresti për të.

Saakashvili ka hedhur poshtë dyshimet duke e përshkruar hetimin si një gjueti shtrigash të orkestruar nga armiqtë e tij në Moskë.

Balkan Insight ka mësuar se një numër ish-zyrtarësh që kanë punuar në qeveirnë e Saakashvilit kanë vizituar Tiranën së fundmi për të këshilluar qeverinë.

Sipas gazetës gjeorgjiane Commersant, ish-ministri i ekonomisë së Gjeorgjisë Kakha Bendukidze, një nga arkitektët e reformave të tregut të lirë të Saakashvilit, vizitoi Tiranën të martën për të këshilluar kryeministrin Edi Rama.

Pyetur nga Balkan Insight, qeveria e Shqipërisë refuzoi të komentojë mbi angazhimin e mundshëm të Saakashvilit, ndërsa zëdhënësja e ish-presidentit të Gjeorgjisë mohoi që ky i fundit të ketë marrë ndonjë rol zyrtar në Tiranë.

“Ai dëshiron më të mirën për popullin shqiptar dhe për këtë vend të mrekullueshëm, ai mbështet kryeministrin Edi Rama por nuk ka asnjë pozicion formal në qeverinë [e Shqipërisë,” tha zëdhënësja Mary Kokaia.

“Dëshira e Presidentit Saakashvili është të ndihmojë në përmirësimin e Shqipërisë,” shtoi ajo.

Qeveria e Shqipërisë sakaq ka siguruar shërbimet e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair dhe ish menaxherit të marrëdhënieve publike të tij, Alistair Campbell. Edhe ata kanë deklaruar se nuk kanë pozicion zyrtar dhe se po punojnë në mënyrë “informale”.

Mbetet e paqartë se si apo nëse këshilltarët e huaj të qeverisë shqiptare paguhen. Qeveria ka thënë vetëm se shërbimet e tyre vijnë “pa kosto” për popullin shqiptar.

I pyetur gjatë një inverviste të kohëve të fundit me gazetën popullore britanike Sun, Campbell deklaroi se puna e tij në Shqipëri po financohej nga një donator i paidentifikuar joqeveritar perëndimor.

Etiketa: Bledi ÇuçiEdi RamEdi RamagjuetiKEkostoMITNiko PeleshiOKBpoliciPunaQeveriaRamaSHSHBAshqipShqipërishqiptareshtatorTiranëTony Blair
Tjetri
Shqipëria përballet me rrugë të vështirë për në BE

Shqipëria përballet me rrugë të vështirë për në BE

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.