AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Separatistët e Ukrainës përshëndesin mbërritjen e vullnetarëve serbë në front

Marija RisticngaMarija Ristic
12 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Separatistër prorusë në Ukrainë
Separatistër prorusë në Ukrainë. Foto kortezi: Andrew Butko/Flickr

Duke sfiduar paralajmërimet nga qeveria e Serbisë dhe dënimet e mundshme për pjesëmarrje në luftëra të huaja, 14 luftëtarë serbë raportohet se i janë bashkuar separatistëve pro-Rusë në bazën e tyre të Donetskut

Separatistër prorusë në Ukrainë
Separatistër prorusë në Ukrainë. Foto kortezi: Andrew Butko/Flickr

Kryeministri i enklavës separatiste pro-Ruse në Ukrainën lindore, Republika e Donetskut, njoftoi të hënën se 14 vullnetarë serbë janë bashkuar me forcat e tij në vështirësi.

Aleksandr Zakharchenk tha se trupat e tij po mbledhin vullnetarë nga e gjithë bota, njoftoi televizioni rus TV N.

Njoftimi i mbërritjes së një grupi të vogël serbësh vjen pasi qeveria e Serbisë tha se mund të hapë procese penale kundër nënshtetasve të vet që shkojnë të luftojnë në konflikte të huaja.

Ata që organizojnë vullnetarët mund të përballen me dënime me deri 12 vite burg ndërsa vetë luftëtarët mund të dënohen nga një deri në pesë vjet burg në rast se propozimet për ndryshime ligjore miratohen.

Rasim Ljajic, ministri i tregtisë së Servisë, i cili i përket partisë SocialDemokrate dhe që ka kërkuar ndryshimet në ligj, tha se pret që votimi mbi këtë çështje të kryhet në parlament këtë vjeshtë.

Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi javën e kaluar se vullnetarë nga Serbia po i bashkohen separatistëve pro-Rusë në luftën e tyre kundër trupave qeveritare në Ukrainën lindore.

Agjencia raportoi se Igor Strelkov, i cili udhëheq të vetëshpallurën Republika Popullore e Donetskut, ka thënë se njihte disa luftëtarë serbë që nga koha kur ata kishin luftuar në Bosnjë dhe Herzegovinë në vitet 1992-95.

Duke reaguar ndaj këtij lajmi, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic komentoi se “dhjetëra serbë mund të gjenden duke luftuar në të dyja palët”.

“Çdo përzjerje e nënshtetasve serbë në krizën e Ukrainës është e dëmshme për Serbinë,” shtoi Vucic.

Kryeministri i Serbisë i kërkoi të gjithë vullnetarëve apo mercenarëve të tillë të kthehen në vendin e tyre dhe të mendojnë për shtëpitë dhe familjet e veta në vend që të luftojnë për pak mijëra dollarë.

“Serbia nuk është palë në konflikt. Serbia ka një politikë të përgjegjshme… ne po i kushtojmë gjithnjë e më shumë vëmendje njerëzve që kthehen nga Siria dhe Iraku si dhe atyre që janë angazhuar në konfliktin e Ukrainës,” shtoi ai javën e kaluar. “Ne po i monitorojmë aktivitetet e tyre”.

Serbia ka mbajtur një qëndrim neutral në lidhje me krizën në Ukrainë ndërsa gjendet nën presione të kundërta si nga Rusia ashtu edhe nga Bashkimi Europian.

Qeveria dëshiron të realizojë integrimin e Serbisë në BE deri në vitin 2020 dhe e ka bërë integrimin Europian një prioritet, por gjithashtu nuk dëshiron që ky proces të shkaktojë dëme në lidhjet tradicionalisht miqësore me Rusinë.

Forcat ukrainase kanë realizuar arritje të rëndësishme përballë luftëtarëve pro-Rusë gjatë javëve të fundit. Gjithsesi, rebelët mbeten në kontroll në Donetsk duke krijuar një dilemë për Ukrainën për shkak të numrit të madh të viktimave civile që mund të shkaktohen nëse ushtria lufton separatistët në një qytet të madh.

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBurgkonfliktLigjndryshime ligjoreparlamentQeveriaRusiaSerbiaSHSiriaUkrainëUshtriaVotimivullnetarë
Tjetri
Mali i Zi planifikon të legalizojë martesat gej

Mali i Zi planifikon të legalizojë martesat gej

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.