AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Paratë e reklamave të Ministrisë së Brendshme pasuruan vetëm një agjenci

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Artikull kryesor Media Watch, Korrupsioni, Lajme, Media Watch
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bujar Nishani
Presidenti Bujar Nishani më 22 nëntor 2013. Foto: LSA

Të dhënat e marra nga Balkan Insight tregojnë se nga viti 20009 deri më 2012, Ministria e Brendshme shpenzoi të gjithë buxhetin e vet të reklamave në një agjenci të vetme të lidhur me një figurë mediatike pranë qeverisë

Bujar Nishani
Presidenti Bujar Nishani më 22 nëntor 2013. Foto: LSA

Të dhënat u morën në bazë të një kërkese të bazuar në të drejtën e informimit dhe tregojnë se Ministria e Brendshme zhvilloi gjashtë fushata të mëdha reklamash televizive dhe prodhoi një spot në katër vjet për një total prej 85,4 milionë lekësh (610 mijë euro).

Të shtatë kontratat u dhanë për prodhimin dhe transmetimin e reklamave dhe që të gjitha shkuan te vetëm një agjenci reklamash, Promo Sh.p.k.

Tashmë e falimentuar, Promo qe nën pronësinë e vëllait të Aleksandër Frangajt, pronarit të televizionit Klan.

Si redaktor në fillim të viteve ’90 në gazetën Koha Jonë, Frangaj qe armik i Sali Berishës, presidentit të qendrës së djathtë në Shqipëri nga viti 1992 deri më 1997.

Më 1994 ai madje u burgos për një periudhë të shkurtër kohe kur ra në armiqësi me Berishën dhe Partinë Demokratike.

Por sapo Berisha rifitoi pushtetin më 2005, si kryeministër, Frangaj kultivoi marrëdhënie më të mira duke siguruar mbështetjen e tij.

Megjithëse kërkesa për informim te Ministria e Brendshme u dorëzua në tetor, Balkan Insight mori akses te të dhënat vetëm javën e kaluar, pesë muaj pas skadimit të afatit ligjor prej 35 ditësh.

Nga viti 2008 deri më 2012, Ministria e Brendshme drejtohej nga kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe nga presidenti aktual i Shqipërisë Bujar Nishani. Basha drejtoi nga viti 2009 deri më 2011 ndërsa Nishani qe ministër në vitet 2007-2009 dhe sërish nga viti 2011 deri më 2012.

Balkan Insight ka mësuar se kontratat bënin pjesë në një skemë më të madhe për të pasuruar median pro-qeveritare, e cila vijoi përgjatë tetë viteve kur Partia Demokratike mbante pushtetin.

Institucione të tjera qenë veçanërisht bujare me kompanitë ose nën pronësi ose të lidhur me Frangaj, përfshirë Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Ministria e Mbrojtjes përgjatë vetëm dy viteve dha 580 mijë euro në reklama për dy agjenci reklamash të lidhura me Frangaj, Promo Sh.p.k dhe Zoom Events. Televizioni Klan mori gjithashtu 427 mijë euro nga Këshilli i Ministrave më 2008 dhe 2010.

Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dha 198.9 milionë lekë (1.4 milionë euro) për Primo në tri fushata të mëdha reklamash nga 2010 deri më 2012.

Etiketa: 1997BashaBujar NishaniEurofushataKlanLulzim BashaMinistria e BrendshmeMinistria e MbrojtjesPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikereklamaSHshqipShqipëri
Tjetri
Kosova përballet me rrezikun e zgjedhjeve pas vendimit të kushtetueses

Kosova përballet me rrezikun e zgjedhjeve pas vendimit të kushtetueses

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.