AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Policia shqiptare ndërmerr operacion masiv kundër drogës

Qindra policë kanë nisur një operacion të ri masiv kundër drogës në zona të thyera malore në veri të Shqipërisë duke shkatërruar më shumë se 86 mijë bimë kanabisi përgjatë katër ditëve të fundit

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një helikopter ushtarak shqiptar që po merr pjesë në operacionin kundër drogës në rajonin e Dukagjinit | Foto: Policia e Shtetit

Gati 300 oficerë policie, përfshirë forca të njësive speciale të ministrisë së brendshme dhe të ndihmuara nga helikopterë të ushtrisë kanë sulmuar zonën malore të Dukagjinit në veri të Shqipërisë, duke shkatërruar qindra bimë kanabisi.

“Operacioni u krye në një terren të thyer malor, nëpër lugina, gryka dhe zona me vegjetacion të dendur si dhe larg zonave të banuara, gjë që e bën aksesin shumë të vështirë,” bëri të ditur zëdhënësi i policisë Tefik Sulejmani në një deklaratë.

Të premten, njerëz të dyshuar si trafikantë droge hapën zjarr ndaj një helikopteri të ushtrisë me pushtë automatike kur forcat policore hynë në zonë.

Ky është operacioni i dytë madhor kundër drogës në Shqipëri këtë verë që synon të shkatërrojë plantacionet e kanabisit.

Në qershor, mbi 1 mijë policë morën nën kontroll fshatin e Lazaratit në Shqipërinë e jugut pas një jave betejash me kultivues të armatosur droge.

Ky fshat pati qenë një zonë jashtë kontrollit të policisë për më shumë se një dekadë dhe qe bërë sinonim me krimin.

Një oficer policie dhe dy barinj u plagosën gjatë këtij operacioni dhe 21 të dyshuar përfshirë edhe të akuzuarit si baronë droge që patën hapur zjarr ndaj policisë u arrestuan.

Policia shkatërroi pesë laboratorë droge dhe kapi sasi të mëdha armësh, përfshirë granatahedhës, një mitraloz kundërajror, disa mitralozë, eksplozivë, granata dhe qindra automatikë AK-47.

Në total 133,219 bimë kanabisi u shkatërruan.

Në një deklaratë të publikuar në Facebook të dielën, ministri i brendshëm Saimir Tahiri tha se që nga 1 qershori policia ka shkatërruar mbi 344,400 bimë.

“Ky operacion në zonën e Dukagjinit është një tregues i vendosmërisë sonë për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës,” tha Tahiri.

[cincopa AgHA667NBOXH]

Etiketa: ArmëDrogeFacebookKanabisiLazaratoperacionoperacioniPoliciaSaimir TahiriSHshqipShqipërishqiptareZjarr
Tjetri
Ballkani Perëndimor kërkon ndërtimin e Autostradës së Adriatikut

Ballkani Perëndimor kërkon ndërtimin e Autostradës së Adriatikut

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.