AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Ballkani Perëndimor kërkon ndërtimin e Autostradës së Adriatikut

Sven MilekicngaSven Milekic
12 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri shqiptar Edi Rama në takimin e Kroacisë. Foto: Kryeministria.al

Para takimit me kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel në Berlin, udhëheqësit e Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë dhe Malit të Zi ranë dakord që një autostradë veri –jug përgjatë bregdetit perëndimor të Ballkanit të jetë projekt prioritar për ta.

Kryeministri shqiptar Edi Rama në takimin e Kroacisë. Foto: Kryeministria.al
Kryeministri shqiptar Edi Rama në takimin e Kroacisë. Foto: Kryeministria.al

Udhëheqësit e Ballkanit pritet të zhvillojnë një takim të rëndësishëm në Berlin të enjten, kryeministrat e Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Malit të Zi u takuan të hënën në Cavtat, Kroaci, për të diskutuar planet për ndërtimin e një autostrade veri – jug, të njohur edhe si autostrada Adriatiko-Joniane.

Autostrada duhet të lidhë Europën Qendrore dhe Perëndimore me Greqinë përmes Ballkanit Perëndimor përgjatë bregut të detit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një takim të shkurtër me kryeministrin e Kroacisë Zoran Milanovic, me udhëheqësin e Malit të Zi, Mile Gjukanoviç dhe presidentin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës Vjekoslav Bevanda.

Udhëheqësit rajonalë ranë dakord se autostrada, e cila do të kërkojë financime të huaja, është prioritet që do të ndihmojë të gjitha ekonomitë.

Milanovic tha se autostrada do të ndihmojë gjithashtu Kosovën, e cila nuk qe e pranishme në rakim.

“Nëse kjo rrugë ndërtohet dhe shkon deri në Shqipëri, miliona makina do të kalojnë përmes Kroacisë,: tha Milanoviç, duke theksuar përfitimin ekonomik të vendit të tij.

Duke folur për lidhjet e qytetit të Dubrovnikut me pjesën tjetër të Kroacisë, Milanoviç vërejti se autostrada do të arrijë Dubrovnikun përmes Bosnjës dhe Herzegovinës.

Duke nënvijëzuar se Milanoviç ka ofruar gjithashtu ndihmë për vendet fqinje në bisedimet e tyre me Bashkimin Europian, Gjukanoviç i Malit të Zi falënderoi mikpritësin për nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

“Korridori Adriatiko-Jonian është shumë i rëndësishëm dhe prioritet për zhvillimin e rajonit tonë,” tha Gjukanoviç.

Kryeministri Rama rishprehu pikëpamjen e Qeverisë shqiptare se është një kohë e re për Ballkanin dhe kjo kërkon edhe një perspektivë të re në bashkëpunim rajonal.

“100 vite më parë pikërisht në këtë rajon fillojë Lufta e Parë Botërore. Sot është koha e vitit të parë të një paqeje mes gjithë rajonit. Është viti i parë që rajoni e jeton pa asnjë konflikt. Por është një paqe shumë e madhe për shpatullat tona veç e veç, prandaj ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë,” – u shpreh Kryeministri Rama.

Bevanda i Bosnjës lavdëroi takimin për ndërtimin e besimit dhe tha se qe i vlefshëm për të vendosur pika reference dhe prioritete para se të shkojnë në Berlin.

“Ky korridor është diçka e mirë për të gjithë ne, pasi na lidh ne me njëri-tjetrin, dhe do të na ndihmojë për të zhvilluar infrastrukturën e Bosnjës dhe Herzegovinës dhe ekonomisë sonë,” shtoi Bevanda.

Takimi pason një takim të mëparshëm në Cavtat dhe Dubrovnik të zhvilluar në mes të korrikut, kur presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor krahas presidentëve të Sllovenisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Kosovës u takuan për të diskutuar projektet e mundshme të përbashkëta.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel vizitoi shkurtimisht një nga këto takime informate duke premtuar një takim të mëvonë formal nën udhëheqësinë e Gjermanisë.

Të enjten, Merkel, krahas ministrit të Ekonomisë të Gjermanisë Sigmar Gabriel dhe Ministrit të Jashtëm Frank Walter Steinmeier, do të mikpresë kryeministrat, ministrat e ekonomisë dhe ministrat e jashtëm të Ballkanit në Berlin, ku do të diskutohen çështjet e pazgjidhura dhe mundësitë për projekte të përbashkëta.

Etiketa: Angela MerkelautostradAutostradaautostradeBallkaniDubrovnikEdi RamaKëshillit të MinistravekonfliktKosovëKroaciKryeministriaLuftaMakinaMerkelpaqeParapresidentrajonrajoniRamashqipShqipërishqiptare
Tjetri
Bosnja hap segmentin e ri të korridorit paneuropian 5

Bosnja hap segmentin e ri të korridorit paneuropian 5

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.