Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Katari anulon planin për resort luksi në Malin e Zi

Dusica TomovicNgaDusica Tomovic
08:23 | 28/08/2014
Në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Katari anulon planin për resort luksi në Malin e Zi

Projekti turistik i anuluar. Foto: Fondi i Katarit

Share on FacebookShare on Twitter

Një kompani nga Katari u tërhoq nga marrëveshja me vlerë 350 milionë euro për të ndërtuar një resort turistik luksi pranë Tivatit, duke tronditur planet e investimit të qeverisë së Malit të Zi.

Projekti turistik i anuluar. Foto: Fondi i Katarit
Projekti turistik i anuluar. Foto: Fondi i Katarit

Fondi shtetëror i investimeve të Katarit, Qatari Diar, u tërhoq nga një projekt për të ndërtuar një resort luksi në gjirin Przna në qytezën bregdetare të Tivatit në Malin e Zi.

Projekti “Përtej Horizontit”, i cili filloi më 2011, parashikoi ndërtimin e vilave me pesë yje në një gji të vogël me plazh rajor në Krtole, pranë Tivatit dhe parashikohej të kushtonte 350 milionë euro.

“Pas më shumë se tri vitesh planifikimi dhe vlerësimi me angazhim të fortë në punët përgatitore, problemet në sigurimin e pronësisë së tokët e bëjnë këtë projekt aktualisht të paqëndrueshëm,” tha kompania.

Raportet e medias të mërkurën thonë se ndryshimi i vendimit e la ekonominë e Malit të Zi me një gropë në planet e veta të investimit dhe se përgjegjës për këtë qenë “problemet e pazgjidhura të pronësisë” mes shtetit, banorëve vendës dhe Fondit të Katarit.

Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të mërkurën tha se nuk ka ende informacion të plotë mbi planin e Qatari Diar për të hequr dorë nga projekti në Malin e Zi.

Një përfaqësues i ministrisë, Predrag Jelusix, tha se qe zënë në befasi nga raportet për shkak se qeveria ka patur komunikim të ngushtë me kompaninë katarase gjatë muajve të fundit.

“Ne prisnim fillimin e punës konkrete të ndërtimit mbi hotelin me pesë yje dhe pjesën rezidenciale me 76 njësi nga fundi i shtatorit apo fillimi i tetorit,” shtoi Jelusic.

Fondi i Katarit është partneri i dytë më i madh i qeverisë që tërhiqet nga një projekt shumëmilionësh investimi në turizmin e Malit të Zi përgjatë dy muajve të fundit.

Në korrik, qeveria anuloi një kontratë prej 250 milionë eurosh me kompaninë Britaniko-Malazeze, Grupi Boka, duke i dhënë fund planeve për ndërtimin e një kompleksi dhe një fushe golfi në Tivat. Marrëveshja u prish për shkak se kompania nuk arriti afatin kohor për fillimin e ndërtimit.

Qeveria e Malit të Zi ka shpresa tashmë te dy projekte të mbetura kapitale – ndërtimin e një autostrade drejt kufirit me Serbinë dhe projektin turistik të një kompanie me bazë në Azerbajxhan, kompania Azmont, në qytezën bregdetare të Herceg Novit.

Data e fillimit të punimeve në autostradë është ende e pacaktuar për shkak se kompanitë e përzgjedhura, China Communications Construction Company dhe China Road and Bridge Corporation, janë ende duke pritur për miratimin e një kredie prej 800 milionë eurosh.

Por edhe plani azer për investim prej 500 milionë eurosh nuk ka ecur sipas afateve. Fillimi i ndërtimit të resorit në Herceg Novi sakaq është shtyrë shumë herë për shkak të “problemeve teknike”.

Tjetri
Hasjanët çajnë në Europë me bukë

Hasjanët çajnë në Europë me bukë

Më të lexuarat

Katari anulon planin për resort luksi në Malin e Zi

Katari anulon planin për resort luksi në Malin e Zi

08:23 | 28/08/2014
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.