AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Kroacia kërcënon integrimin e Serbisë në BE për shkak të të zhdukurve të luftës

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Predrag Matic në ceremoninë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Foto: Josip Ivanovic.

Zagrebi tha se do të kushtëzojë rrugën e Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE në rast se ata nuk japin më shumë informacion mbi kroatët që u zhdukën gjatë luftës së viteve 1991-95.

Predrag Matic në ceremoninë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Foto: Josip Ivanovic.
Predrag Matic në ceremoninë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Foto: Josip Ivanovic.

Ministri kroat për veteranët Predrag Matic paralajmëroi të shtunën se Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi duhet të dorëzojnë të gjithë informacionin që kanë mbi kroatët e zhdukur ose Zagrebi do të përpiqet të bllokojë rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

“Disa nga fqinjët tanë dëshirojnë të bashkohen në disa organizata Europiane… Gjithsesi, deri sa ata të provojnë qëllimet e tyre të ndershme dhe të na japin informacion të plotë për të cilin ne kemi arsye të besojmë se ata e kanë në Beograd, Bosnjë dhe Herzegovinë dhe një pjesë të tij në Malin e Zi, Kroacia nuk do të lejojë anëtarësimin e tyre në BE,” tha Matic në një ceremoni për të shënjuar Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve në Zagreb.

“Nuk ka prioritete më të larta për ndonjë qeveri përveçse të gjejë se çfarë i ka ndodhur njerëzve që u zhdukën gjatë luftës [1991-95] dhe për t’i varrosur ata me dinjitet,” deklaroi presidenti i Kroacisë Ivo Josipovic para të familjarëve të njerëzve të zhdukur në të njëjtën ceremoni.

“Marrëdhëniet me fqinjët tanë do të varen nga angazhimi i të gjithëve ne në kërkimin e njerëzve të humbur,” paralajmëroi ai.

Ai tha se rreth 18 mijë kroatë u zhdukën gjatë luftës dhe 1,628 prej tyre nuk janë gjetur ende.

Kroatët e humbur që nga konflikti i viteve 1991-95. Foto: Josip Ivanovic.
Kroatët e humbur që nga konflikti i viteve 1991-95. Foto: Josip Ivanovic.

Të premten, presidentët e Bosnjës dhe Herzegovinës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Serbisë nënshkruan një deklaratë të rëndësishme që synon të përshpejtojë kërkimin për rreth 13 mijë njerëz nga rajoni që ende rezultojnë të zhdukur nga konfliktet e viteve 1990.

Deklarata synon të nxisë bashkëpunimin mes shteteve dhe ta bëjë procesin e gjetjes dhe identifikimit të trupave të të vdekurve të luftës më pak traumatike për familjarët e tyre, duke i dhënë të drejtë të kërkojnë hetim mbi zhdukjen e të dashurve të tyre.

Por Ljiljana Alvir, kreu i Shoqatave të Familjeve të të Mbrojtësve të Burgosur dhe të Humbur të Kroacisë, vuri në pikëpyetje sinqeritetin e presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic në premtimin e tij për të ndihmuar në gjetjen e viktimave kroate.

“E pashë si një nga ato premtimet e pafundme false që ne kemi parë edhe në të shkuarën,” tha Alvir.

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBeogradBosnjaHetimKroaciaMaliMali i ZiParapresidentrajoniSerbiaSHtë zhdukurZagreb
Tjetri
Gjykata akuzohet për lojë të pandershme në gjyqin e Gruevskit ndaj opozitës

Gjykata akuzohet për lojë të pandershme në gjyqin e Gruevskit ndaj opozitës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.