AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Ish-kryeministri i Maqedonisë burgoset për marrëveshje armatimesh

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vlado Buckovski

Dënimi i ish-kryeministrit maqedonas Vlado Buckovski u mbështet dhe nga gjykata e apelit, por koha e dënimit të tij për keqpërdorim të fondeve publike në një marrëveshje armatimesh u reduktua nga tre në dy vjet.

Vlado Buckovski
Vlado Buckovski

Buckovski, i cili u dënua për keqpërdorim të fondeve publike gjatë blerjes së pjesëve të këmbimit për tanket e ushtrisë, në kohën kur ishte ministër i mbrojtjes, para se të bëhej kryeministër i Maqedonisë, tha se do të ankohet në Gjykatën e Lartë.

“Ky proces gjyqësor ka zgjatur shtatë vjet, dhe gjatë gjithë kësaj kohe unë kam kërkuar drejtësi por më kot. Më lehtë mund të kisha gjetur një gjilpërë në kashtë. Gjithsesi, shpresa vdes e fundit, kështu që unë do të kërkoj drejtësinë në nivelin më të lartë, në Gjykatën e Lartë,” i tha ai medias pas dëgjimit të aktgjykimit të martën në mbrëmje.

Në korrik të vitit të kaluar, Gjykata e Krimeve në Shkup gjykoi Buckovskin dhe katër të tjerë fajtorë për prokurimin e paligjshëm të pjesëve të këmbimit për tanket maqedonas T-55 nga kompania MZT në fund të vitit 2001.

Sipas autoriteteve, dëmi i shkaktuar i ka kushtuar vendit mbi dy milionë euro.

Ish-shefi i shtabit të ushtrisë maqedonase, gjeneral Metodij Stamboliski, dhe një menaxher i MZT, Mitre Petkovski, janë dënuar gjithashtu me nga tre vjet burg.

Ish-oficeri i logjistikës së ushtrisë, Nelko Menkinovski, dhe një ish-punonjës i ministrisë së mbrojtjes, Aco Gjurçevski, u burgosën për dy vjet.

Buckovski, i cili më vonë u bë kryeministër gjatë viteve 2004-2006, mohoi akuzat.

Kur gjyqi filloi në vitin 2007, Buckovski, një ish-zyrtar i lartë nga ajo që tani është partia kryesore e opozitës, Social Demokratët, pohoi se ai po sulmohej për arsye politike.

Ai mohoi se ka prokuruar katër herë më shumë pjesë këmbimi për tanket se sa ishte në të vërtetë e nevojshme.

Mbrojtja e tij këmbënguli që në atë kohë, pjesët ishin të nevojshme për shkak se ka pasur rreziqe të larta të sigurisë për vendin.

Mbrojtja i ka dhënë gjykatës shënime me shkrim nga këshilli i sigurisë kombëtare, i cili në atë kohë këshillonte se ushtria duhet të mbahet në një gjendje të plotë gatishmërie për luftë.

Në vitin 2001, Maqedonia kaloi nëpër një konflikt të shkurtër të armatosur mes forcave të sigurisë dhe rebelëve shqiptarë etnikë. Konflikti përfundoi në të njëjtin vit me nënshkrimin e Marrëveshjes së Paqes të Ohrit që ka dhënë më shumë të drejta për komunitetin shqiptar.

Të pandehurit këmbëngulën se ata nuk i kanë kushtuar para shtetit me këtë prokurim, sepse pjesët mund të shitet sërish. Në janar të vitit të kaluar, në një letër drejtuar gjykatës, stafi i përgjithshëm i ushtrisë konfirmoi se pjesët janë ende duke u ruajtur në depot ushtarake.

Etiketa: BurgEuroGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjyqGjyqikonfliktMaqedoniamarrëveshjeMbrojtjaohritParaPartiaSHShkuptë drejtaUshtriavdes
Tjetri
Konferenca e Berlinit dhe fantazitë e Ballkanit

Konferenca e Berlinit dhe fantazitë e Ballkanit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.