AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Hollanda kërkon për mjekun e akuzuar për trafik organesh në Kosovë

Marija RisticngaMarija Ristic
12 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Yusuf Sonmez.

Policia holandeze po përpiqet të arrestojë doktorin Yusuf Sonmez, i akuzuar nga prokurorët e BE-së në Kosovë për krim të organizuar dhe trafikim personash nga një klinikë në Prishtinë ku ndodhte tregtimi i organeve.

Yusuf Sonmez.
Yusuf Sonmez.

Policia holandeze po përpiqet të ndalojë Sonmez, një mjek turk të akuzuar se është figura kyçe e përzjerë në trafikimin e organeve njerëzore në klinikën Medicus në Prishtinë, pasi Kosova i informoi ata mbi vendndodhjen e tij të mundshme, i tha BIRN një burim pranë grupit hetimor.

“Ne po presim për rezultatin e kërkimit nga kolegët tanë hollandezë,” tha burimi.

Sonmez dhe një nënshtetas izraelit, Moshe Harel, akuzohen për trafikim njerëzish dhe krim të organizuar nga misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX dhe janë në listën e njerëzve të kërkuar nga Interpoli.

Ata kanë jetuar në arrati që kur ndaj tyre u ngrit padi në qershor 2011.

Zyra e Serbisë për prokurorinë e krimeve të luftës tha të martën se i dyshuari për trafik organesh Sonmez, me origjinë nga Turqia, është parë në Amsterdam javën e kaluar dhe se ky informacion i është kaluar kryeprokurorit të BE-së në Kosovë.

Zëdhënësi i shefit të EULEX Miguel Carvalho de Faria konfirmoi për BIRN se prokurori serb i krimeve të luftës ka qenë në kontakt me Zyrën e Prokurorisë Speciale në Kosovë, e cila tashmë “po kryente hetimet e nevojshme me autoritetet përkatëse për të vlerësuar saktësinë e këtij informacioni”.

Në prill të vitit të kaluar, një gjykatë në Kosovë dënoi pronarin e klinikës Medicus dhe katër të tjerë për pjesëmarrje në një rrjet për tregtinë ilegale të organeve që nxirrte dhe shiste veshka njerëzish.
Sonmez dhe Harel janë që të dy të dyshuar se kanë bashkëpunuar me të dënuarit por nuk mund të përndiqen për shkak se sakaq qenë arratisur.

Vendimi thotë se rreth 30 transplanto ilegale veshkash ndodhën në klinikë në vitin 2008.
Njerëz të varfër nga Turqia, Rusia, Moldavia dhe Kazakistani qenë sjellë në klinikë pasi u ofrohej deri në 15 mijë euro për një veshkë.

Prokurori i EULEX për këtë çështje tha se përfituesit e transplantove, më së shumti izraelitë, paguanin më shumë se 70 mijë euro për veshkë.

Prokuroria e Serbisë aludon gjithashtu se Sonmez qe pjesë e një grupi për të cilin Beogradi pretendon se tregtoi organet e serbëve të rrëmbyer gjatë konfliktit në Kosovë në një ndërtesë të quajtur “Shtëpia e Verdhë” në Shqipëri në vitin 1999.

Klinika Medicus u përmend gjithashtu në një raport të vitit 2011 të Këshillit të Europës ku aludohej se ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa prej të cilëve tashmë politikanë të nivelit të lartë, tregtuan organet e të burgosurve gjatë konfliktit të vitit 1999.

Një grup pune i BE-së i krijuar për të hetuar aludimet e raportit të Këshillit të Europës tha në korrik se gjetjet e tij qenë në përputhje me atë që qe pretenduar më 2011.

“Ka sugjerime bindëse se kjo praktikë ka ndodhur në një shkallë shumë të kufizuar dhe se një numër i vogël individësh u vranë me synimin e marrjes dhe tregtimit të organeve të tyre,” tha kryeprokurori i grupit të punës të BE-së Clint Williamson.

Nuk është ende e qartë nëse ndokush do të paditet me këto akuza në një gjykatë të re speciale që do të merret me krimet e kohës së luftës në Kosovë dhe që do të krijohet vitin e ardhshëm në Hollandë.

Etiketa: AkuzaAmsterdamBEBIRNClint WilliamsonEULEXEuroHetimetKazakistaniKosovaKosovëKrimMjekMoldaviapadiPoliciaPolicia holandezeprokurorProkuroriProkuroriaPunëraportRusiaSHshqipShqipëriTrafiktrafik organeshTurqiaVendimi
Tjetri
Aktori Depardieu Vlerëson Mbështetjen e Serbisë për Rusinë

Aktori Depardieu Vlerëson Mbështetjen e Serbisë për Rusinë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.