AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Negociatorët e Kosovës Pengohen nga Zënkat në Atdhe

Nektar ZogjaningaNektar Zogjani
12 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet me Serbinë nuk kanë mandate për të arritur marrëveshjen sepse Prishtina ende nuk ka qeveri, ndonëse kanë kaluar tre muaj nga zgjedhjet, thonë analistët.

Bisedimet teknike midis Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojnë të enjten teksa delegacionet e dy vendeve do takohen në Bruksel, por analistët thonë se Kosova nuk mund të firmosë asnjë marrëveshje derisa të krijojë qeverinë.

Pritet që dy palët të diskutojnë të enjten për Marrëveshjen e Integruar të Kufirit (MIK) dhe lëvizjen e lirë të njerëzve.

Por qeveria në largim e Kosovës dhe grupet e punës të dërguara për bisedimet në Bruksel “nuk kanë mandate për të marrë ndonjë vendim të ri”, argumenton analisti politik kosovar Naim Rashiti.

“Delegacioni i Kosovës ka mandate vetëm për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese,” u shpreh ai.

Mosmarrëveshjet politike midis administratës në ikje dhe partive opozitare kanë penguar krijimin e një qeverie të re që prej zgjedhjeve të qershorit në Kosovë.

Por Marko Djuric, drejtor i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, shprehu optimizëm se progresi mund të bëhet pavarësisht kësaj.

“Mund të bëjmë shumë gjëra për të normalizuar marrëdhëniet Beograd-Prishtinë dhe këto gjëra nuk kanë përse varen nga bisedimet e nivelit të lartë politik,” tha Djuric për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug të mërkurën.

“Serbia shet çdo vit rreth 400 milion euro mallra në Kosovë dhe Metohija dhe shumica e klientëve janë shqiptarë të Kosovës. Duam që përqindja të jetë më e lartë. Duam që tregtia të funksionojë në të dyja drejtimet,” shtoi ai.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime politike dhe teknike që kanë si qëllim të normalizojnë marrëdhëniet që nisën në vitin 2011 dhe që po ndërmjetësohen nga Bashkimi Europian.

Dialogu teknik ka rezultuar në nënshkrimin e një numri marrëveshjesh, përfshirë edhe atë të Menaxhimit të Integruar të Kufirit.

Zëvendës Kryeministrja në largim Edita Tahiri, e cila është në krye të dialogut teknik, tha për Balkan Insight më 26 gusht se ajo ishte optimiste se gjashtë pikat e kalimit të kufirit do të ndërtohen së shpejti në linjë të marrëveshjes MIK.

Kryeministri, po ashtu në ikje, Hashim Thaçi, tha në një takim me Kancelaren gjermane Angela Merkel në një konferencë në Ballkanin Perëndimor javën e shkuar, se ai dëshironte që dialogu me Beogradin të vazhdonte.

“Dua t’ju siguroj, e nderuar Kancelare Merkel dhe gjithë të pranishmit, se Kosova është gati të vazhdojë fazën e dytë të dialogut, që duhet të mbyllet me një marrëveshje ndërkombëtare paqe mes Kosovës dhe Serbisë,” tha Thaçi.

Beogradi nga ana e vet e ka kundërshtuar këtë ide kategorikisht.

“Serbia nuk do të nënshkruajë një marrëveshje ndërkombëtare paqe me Kosovën,” tha Ministri i Jashtëm serb Ivica Dacic.

Etiketa: Angela MerkelBashkimi EuropianBeogradbisedimeBrukselEuroHashim ThaçiKosovaKosovëmarrëveshjeMerkelpaqePrishtinaPunëQeveriaSerbiaTanjugVendimZgjedhjet
Tjetri
Hollanda kërkon për mjekun e akuzuar për trafik organesh në Kosovë

Hollanda kërkon për mjekun e akuzuar për trafik organesh në Kosovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.