AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shefat provojnë bolet e njëri-tjetrit në Serbi

Mitra NazarngaMitra Nazar
12 years më parë
në Rajoni, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një skuadër përgattet për “Kampionatin Botëror të Gatimit të Testikujve 2014 | Foto nga Mitra Nazar

Ky qe një vit tjetër emocionues në Kampionatin Botëror të Gatimit të Testikujve të zhvilluar fundjavën e kaluar në rajonin Sumadia në Serbinë qendrore.

Një skuadër përgattet për “Kampionatin Botëror të Gatimit të Testikujve 2014 | Foto nga Mitra Nazar
Një skuadër përgattet për “Kampionatin Botëror të Gatimit të Testikujve 2014 | Foto nga Mitra Nazar

“Zotërinj, filloni testikujt tuaj!” Ljubomir Erovic qëndron në një skenë të improvizuar, të ngritur në një fushë në gjysmë të rrugës për te Mali Rudnik në Serbinë qendrore. Organizues dhe themelues i “Mutijada”, i njohur nëpër botë në gjuhën angleze si “Balls Cup,” (Kampionati i Boleve), mban një mikrofon në një dorë dhe një gotë raki në dorën tjetër. “Le të fitojnë bolet më të mira!” bërtet ai.

Është e shtunë pasdreke, dielli po djeg dhe shishet e para të rakisë janë hapur.

“Ky është një festival për burra me bole,” thotë Erovic, i cili edhe vetë është një ekspert i gatimit të testikujve. Ai ka veshur një bluzë me një pikturë të shefit të kuzhinës, testikujt e të cilit ku zien në një tenxhere supe. “Kampionati Botëror i Gatimit të Testikujve 2014,” shkruhet në bluzë.

Kampionati Botëror jozyrtar ka tërhequr vëmendje gjithnjë e më të madhe nga media ndërkombëtare me kalimin e viteve. Gara këtë vit u zhvillua në malin Rudnik pranë qytezës Gornji Milanovac. Aty morën pjesë 20 skuadra nga e gjithë Serbia dhe dy skuadra të huaja – një nga Britania, (skuadra nga Vice që po realizon filmime mbi një seri dokumentarësh mbi festivalet) dhe një skuadër nga Finlanda. Rreth njëqind vizitorë erdhën për të shijuar gatime me testikuj si dhe për muzikë me orkestër, përfshirë të ftuar  nga Danimarka, Islanda, Gjermania, Amerika dhe Rusia.

Përgatitja dhe ngrënia e testikujve është një traditë e vjetër në Ballkan. Në Serbi ato duhen “mëlçitë e bardha” dhe presidenti jugosllav Josif Broz Tito qe një konsumator i njohur. Mbreti i Serbisë në shekullin e 19, Milloshi qe gjithashtu i dashuruar pas ngrënies së boleve.

“Njerëzit në Bosnjë, Serbi dhe Bullgari që të gjithë i hanë testikujt për shkak se janë shumë ushqyes, është ushqim i fortë,” thotë Erovic, i cili ka shkruar edhe një libër gatimesh me titullin “të gatuash me bole.” “Njerëzit e varfër dikur i mbanin gjallë kafshët e tyre dhe thjeshtë i prisnin testikujt për konsum,” tregon ai.

Ka një arsye tjetër se pse Erovic mendon se të gjithë burrat në veçanti duhet të hanë testikuj.

“Arsyeja më e rëndësishme,” thotë ai duke pëshpëritur, “është se janë shumë të mira për libidon. Kur një burrë ha testikuj, më beso, ai do të ketë një natë shumë të mirë me bashkëshorten e tij.

Testikujt e mëzit janë afrodiziaku më i mirë, pretendon Erovic. “Por edhe bolet e demit janë shumë të mira.” Ai fillon të qeshë ndërsa mbush sërish gotën me raki. “E kam seriozisht. Mund të pyesësh gruan time.”

Nga mesdita, të gjithë konkurrentët kanë ngritur çadrat dhe kanë nisur zjarret e kampit. Ata kanë mbledhur testikuj për shumë javë, e me raste, edhe prej muajsh. Testikujt janë prej demave, deshve, gomerëve dhe kuajve. Në vitet e shkuara, ka patur edhe bole nga kangurë, peshkaqenë dhe struca.

Sfida është si të bësh gulashin më të mirë me testikuj. Gatimet gjykohen nga një juri, e cila përbëhet nga themeluesi, Ljubomir Erovic dhe e vetëshpallura “ekspertja e testikujve” Anna Ëexler, një regjisore amerikane që ka vizituar festivalin përgjatë shtatë viteve të shkuara. Shija, ngjyra dhe struktura janë të rëndësishme. Testikujt duhet të jenë gjithashtu të dallueshme në pjatë.

Burrat konkurrojnë si të bëjnë gulashin më të mirë me testikuj. | Foto nga Mitra Nazar
Burrat konkurrojnë si të bëjnë gulashin më të mirë me testikuj. | Foto nga Mitra Nazar

Tymi ngrihet mbi malet nga kazanët me gulashin që zien në fushë. Pavle Pavlovic nga Kraljevo është një nga konkurrentët. Ai ka gjetur këpurdha të egra në pyll, të cilat ka ndër mend t’i përdorë në gulashin me testikuj demi që po përgatit ai dhe skuadra e tij. “Ne duam t’i japim një prekje speciale,” thotë ai. “Gjykatësit do të zihen në befasi.”

Nuk është detyrë e lehtë të gjesh testikujt, shpjegon Pavlovic. “Të duhet t’i kërkosh çdokujt që njeh në fshat të mbajë bolet për ty. Ne kemi dhjetë palë bole për këtë gatim. I kemi marrë nga familjet tona në fshat.”

Fituesi i vitit të kaluar, Zoltan Levaji, 64 vjeç, punon me bole vici. Ai ka vënë një kapele të bardhë shefi kuzhine dhe trazon kazanin me testikuj që po zihen. “Nuk ka sekret,” thotë ai. “Hileha qëndron te koha. Të duhet t’i marinosh testikujt për së paku 24 orë. Pastaj, bolet humbasin një pjesë të lëngjeve dhe shijojnë si pulë.”

Si një ngrënës me eksperiencë i testikujve, Levaji nuk beson se kemi të bëjmë me një afrodiziak. “Kjo është ajo që thonë,” qesh ai. “Por libidoja jote  nuk vjen nga të ngrënit e testikujve. Vjen nga truri. Dhe kjo varet nga gruaja me të cilën je.”

Ismo Dalhberg, nga Finlanda, erdhi në Serbi për të gatuar testikuj për herë të parë në jetën e tij. “Unë nuk kisha përgatitur kurrë testikuj dhe nuk i kisha ngrënë kurrë më parë,” thotë ai ndërsa po vuan për ta shtuar zjarrin. “Kjo është diçka e çmendur. Unë desha të bëhem pjesë e saj.”

[quote source=”Deklarata”]Gara e gatimit duket se është bërë një çështje e dorës së dytë. “Gara e vërtetë është sonte,” vijon Erovic. “Sonte ne të gjithë do të mësojmë se kush është fituesi i vërtetë. Dhe pastaj gratë tona do të gjykojnë.”[/quote]

Kampionati i boleve duket se është një festë përgjithësisht për meshkuj. Ka shumë pak femra në festival, por njëra prej tyre është Jovana Erovic, vajza e themeluesit dhe e vetmja konkurrente femër për këtë vit. “Dua t’i tregoj burrave se vajzat mund ta bëjnë atë gjithashtu”, thotë ajo, e vendosur për të fituar. Ajo ka gjetur dy palë bole demi në një kasap të zonës dhe i marinoi ato natën e shkuar.

“Unë vetëm jam pak e frikësuar për gratë këtu,” shton ajo duke nënqeshur. “Këto burra pinë dhe hanë testikuj të gjithë ditën. Gratë duhet të kenë kujdes. Ato duhet të veshin bluze të gjera.”

Në fund të ditës, ndërsa dielli ulet nën kodra, shumica e shefave nuk janë më në gjendje të ecin drejtë. Jovana Erovic mendon se ky është një shans më shumë për të për të fituar garën. “Ata të gjithë janë të dehur tashmë dhe nuk e dinë më se çfarë po fusin në gulash.”

Pasi kanë gatuar testikuj për shumë orë, juria shkon përqark për të testuar dhe për t’i vëzhguar gatimet një nga një. NJë skuadër e quajtur “Kod Mrsa” nga Kacaku fiton çmimin e parë. “Eko Ibar” nga Kraljevo merr çmimin e dytë. Çmimi i tretë shkon për Ismo Dalhberg, pjesëmarrësin për herë të parë nga Finlanda.

Ndërsa grupi special “Banda e Gatimit me Bole” luan muzikë rok në skenë, Ljubomir Erovic sheh përreth festivalit i kënaqur. “Rakia është shumë e rëndësishme këtu. Para se të hash testikuj, duhet të pish raki. Dhe pasi i ke ngrënë, duhet të pish raki gjithashtu.”

Gara e gatimit duket se është bërë një çështje e dorës së dytë. “Gara e vërtetë është sonte,” vijon Erovic. “Sonte ne të gjithë do të mësojmë se kush është fituesi i vërtetë. Dhe pastaj gratë tona do të gjykojnë.”

Etiketa: AmerikaBallkanBandaBullgariDanimarkaDokumentarFinlandaGjermaniaGjykatëKELIBMaliMediaPararakiRusiasekretSerbiSerbiaSHstrucaTito
Tjetri
Prokuroria: Ja shkeljet e Fullanit dhe Golemit

Këshilli Mbikëqyrës vendos shkarkimin e Fullanit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.