AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Kosova humb shpresat për portin e Shëngjinit

Nektar ZogjaningaNektar Zogjani
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
3
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: LSA

Qeveria e Tiranës tha se porti i Shëngjinit që i është premtuar shumë herë Kosovës mund t’i jepet me koncesion një kompanie nën pronësi shtetërore të Kinës.

Foto ilustruese: LSA
Foto ilustruese: LSA

Ministria shqiptare e Transportit i tha BIRN sot (të martën) se bisedimet për një kontratë koncesionare për përdorimin e portit të Shëngjinit për llogari të një kompanie kineze janë zhvilluar përgjatë muajve të fundit.

“Ata [zyrtarë të qeverisë së Shqipërisë] po flasin aktualisht me një kompani shtetërore kineze mbi dhënien me koncesion të portit të Shëngjinit, por nuk ka ende marrëveshje,” tha zëdhënësi i ministrisë së Transportit të Shqipërisë Genc Caushi.

Porti pritet gjithashtu të diskutohet në një konferencë në Kinë këtë javë, në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Shëngjini është parë prej kohësh si një mundësi e mirë për Kosovën për të fituar akses në Detin Adriatik.

Më 2009, një vit pasi Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se Shëngjini do t’i përkasë Kosovës, por asgjë nuk u bë pas kësaj.

Eksperti i ekonomisë në Kosovë Ibrahim Rexhepi tha se ai besonte se Shqipëria po kërkon një partner më serioz për të investuar në port.

Ai tha se premtimi për t’i dhënë portin Kosovës është bërë për “efekt mediatik”.

“Pas kësaj, të dy qeveritë nuk bënë asgjë për të zbatuar idenë,” i tha Rexhepi BIRN.

Rexhepi tha se Kosova nuk ka kapacitetet e nevojshme financiare për të investuar në Shëngjin për shkak se “porti ka nevojë për infrastrukturë tërësisht të re dhe për zgjerimin e zonave ku do të mbërrijnë mallrat nga vendet e tjera”.

Ai vërejti gjithashtu se bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës është në nivel të ulët në përgjithësi.

“Ne nuk kemi bashkëpunim me kapital të përbashkët, apo investime, qofshin publike apo private,” tha ai.

Etiketa: AdriatikBIRNEdi RamainvestimeKoncesionKosovaKosovëKryeministri Edi RamamarrëveshjeportiQeveriaRamaSali BerishaSerbiaSHShëngjinshqipShqipëriashqiptareTiranë
Tjetri
Seselj Thotë se Ushtria Jugosllave Drejtoi Luftën në Kroaci

Seselj Thotë se Ushtria Jugosllave Drejtoi Luftën në Kroaci

Komente 3

  1. Zymber Mjaku says:
    12 years më parë

    Si u bë puna e portit të Shen gjinit ua dhash sua dhash, athua kinezët do të ua shifni hajrin ,jo. Opinioni kosovar është thellë i zhgënjyer por kështu kur vëllëzerit s’merren vesh i treti fiton:

  2. Besar Likmeta says:
    12 years më parë

    Flmnd. per komentin Fiqiri. Gazetari i referohet shpalljes se pavaresise se Kosoves ne 2008. Nga 1999 deri ne 2008, Kosova ka qene nen administrimin e misionit te OKB-se, UNMIK.

  3. Alban BALA says:
    12 years më parë

    Kam pershtypjen qe shkrimi reflekton nje analize shume te zbehte te vlefshmerise ekonomike te portit te Shengjinit dhe te kondicionit teknik te tij. Porti i Shengjinit – edhe nese zgjerohet, thellohet si akuatorium, etj, mbetet nje port qe do te sherbehet me kanal, i cili do te duhet te hyje ne det min.2km – max.5km, ne varesi te tonazheve qe do te duhet te perpunohen.

    Gjithashtu nje port nuk mbahet vetem mbi arsyetimin e mberritjeve, nese prej tij nuk do te kete anije qe nisen (thirrje dalese). Perndryshe efektiviteti i sherbimeve te transportit humbet teresisht, cmimet e sherbimit per ne kete port behen absurde dhe zgjidhje te tjera marrin fuqi te shtuar prej ketij shkaku. Ne kete pikepamje, zhvillimi i nje zone ekonomike te tregetise se lire, krijimi i korridoreve qe prodhojne trafik dales etj jane elementet qe mund t’i japin Portit te Shengjinit nje rentabilitet tjeter dhe per rrjedhoje edhe kuadrit koncensionar nje vlere tjeter (nese flasim per interes publik).

    Komentet patriotike lundrojne keq ne kete cektine informative, i nderuar Besar. Thelloni shkrimin… Me respekt per BIRN dhe ju personalisht.

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.