AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Seselj Thotë se Ushtria Jugosllave Drejtoi Luftën në Kroaci

Marija RisticngaMarija Ristic
12 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Politikani nacionalist Vojislav Seselj tha në gjyqin e ish-liderit serbo-kroat Goran Hadzic se Ushtria Popullore e Jugosllavisë ishte në krye të të gjithë luftëtarëve serbë gjatë konfliktit në Kroaci.

seselj na sudjenju hadzicu
Seselj në gjyqin e Goran Hadzic.

Seselj, kreu i Partisë Serbe Radikale, i cili është edhe vetë në gjyq për krime lufte në ish-Jugosllavi, dëshmoi në Gjykatën e Hagës të martën si një dëshmitar i mbrojtjes për Hadzic, duke mbështetur historinëe ish-liderit serbo-kroat sipas së cilës ai nuk është përgjegjës për veprimet ushtarake gjatë konfliktit të vitit 1991-1995 në Kroaci.

Shefi i Partisë Serbe Radikale tha se ai filloi organizimin e paraushtarakëve nga Serbia për të luftuar në Kroaci në fillim të viteve ’90, sepse serbët ishin arrestuar, torturuar dhe vrarë rregullisht nga kroatët dhe se Ushtria Popullore Jugosllave (JNA) nuk mund të bënte asgjë për t’i mbrojtur.

“Serbët ishin të pashpresë… Ne po çonim në mënyrë të paligjshme luftëtarë të veshur si civil për të kaluar kufirin dhe më pas i stërvisnim ata në një fermë të braktisur në lumin Danub,” tha Seselj.

“Siç rezultoi, ata ishin luftëtarë të mirë dhe kur ndodhi lufta e vërtetë, ne ramë dakord me JNA-në që to gjithë paraushtarakët do të ishin nën komandën e ushtrisë që andej e tutje,” shpjegoi ai.

“Isha komandanti i tyre deri më 1 shtator 1991. Pas atij çasti paraushtarakët nuk ekzistuan më dhe filluan të vepronin sipas urdhrave të JNA-së,” tha ai.

Seselj tha se shumica e tyre nuk mbanin uniforma ushtarake apo helmeta, por kapelat tradicionale Çetnike nga Lufta e Dytë Botërore.

“Edhe pse ata ishin të ndryshëm nga ushtria, ne ramë dakord të mbronim njerëzit tanë dhe se do t’i harronim ndryshimet derisa të fitonim luftën,” tha ai.

Seselj gjithashtu e mohoi që luftëtarët e tij të knë kryer krime lufte.

“Nuk ka asnjë dokument të vetëm të thotë se disa nga oficerët e mi të kenë kryer ndonjë akt kriminal. Edhe prokuroria e Hagës nuk arriti të identifikojë ndonjë vullnetar paraushtarak të ketë bërë ndonjë krim,” tha ai.

Sipas aktakuzës, Hadzic dhe Seselj ishin pjesë e një sipërmarrje të përbashkët kriminale që kërkonte “largimin e përhershëm të kroatëve dhe jo-serbëve nga pjesë të mëdha të Republikës së Kroacisë” gjatë luftës.

Që ta arrinin këtë, ata punuan me forca të ndryshme serbe, përfshirë Ushtrinë Popullore Jugosllave, thotë aktakuza.

Gjatë mbrojtjes së tij, Hadzic mohoi çdo autoritet ushtarak mbi Ushtrinë Popullore Jugosllave.

Seselj konfirmoi përgjithësisht pretendimet e Hadzic, duke shtuar se ata nuk kishin fuqi te vendimet e JNA-së. Seselj fajësoi gjithashtu Ushtrinë Popullore Jugosllave për urdhërim dhe ekzekutim të 200 njerëzve, kryesisht kroatë, në fermën Ovcara pas rënies së qytetit kroat Vukovar në vitin 1991.

“Ekzekutimet në Ovcara ishin organizuar nga Gjenerali i Ushtrisë Jugosllave Aleksandar Vasiljevic. Ai solli nga Beogradi tre ish-ushtarë të JNA-së – Bogdan Grujic, Slavko Tomic dhe Bogoljub Kajanovic – për të organizuar gjithçka dhe u ndihmuar edhe prej vendasve,” tha Seselj.

Vasiljevic, i cili ka dalë në pension dhe jeton në Beograd, ka dëshmuar gjithashtu në gjyqin e Hadzic, duke pranuar se ai e kishte fajin për masakrën Ovcara.

Seselj tha se JNA erdhi në spitalin e Vukovarit, ra dakord me autoritetet e spitalit se cilët do të ishin 200 njerëzit që do ekzekutoheshin dhe i transferuan ata në fermë, ku do të vriteshin më pas.

“Varret masive u gërrmuan me urdhra të ushtrisë dhe me armët e saj,” tha ai.

“Kam gjithashtu informacion se kjo masakër ishte një marrëveshje mes JNA-së dhe autoriteteve kroate,” tha Seselj.

Ai mohoi gjithashtu se ideja e tij për krijimin e Serbisë së Madhe përfshinte vrasjen dhe largimin e jo-serbëve nga zonat e kontrolluara prej tyre.

“Kjo nuk përfshinte pastrimin etnik,” këmbënguli ai.

Seselj ka qenë në gjyq për krime lufte që prej vitit 2003, kur ai u dorëzua vullnetarisht në gjykatën e Hagës të mbështetur nga OKB. Vendimi për të ishte planifikuar për tetorin e vitit të shkuar, por u shty pasi një prej gjykatësve në gjyq u largua prej paragjykimeve. Nuk është ende e qartë se kur do të jepet vendimi.

“Pres të lirohem së shpejti dhe të më paguajnë 12 milionë euro për të gjitha dëmet. Jam akuzuar për krime lufte dhe nuk kam të bëj aspak me to,” tha Seselj.

Ai do ta vazhdojë dëshminë në mbrojtjen e Hadzic të mërkurën.

Etiketa: aktakuzëArmëBeogradEuroGjykatëGjyqish-JugosllaviJugosllaviKrimKrimekrime lufteKroaciLuftaLuftemarrëveshjeOKBProkuroriaSerbiashtatorUshtriaUshtria jugosllaveVendimetVendimiVukovar
Tjetri

Arrestimi i Fullanit pa ndikim në tregun valutor

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.