AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Arrestimi i Fullanit pa ndikim në tregun valutor

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kursi i këmbimit valutor 1 – 9 shtator 2014.

Përtej spekulimeve mediatike një ekspert brenda sistemit bankar i tha BIRN se rënia e lehtë e lekut përballë euros dhe dollarit gjatë ditëve të fundit nuk lidhet me zhvillimet në Bankën e Shqipërisë.

Kursi i këmbimit valutor 1 - 9 shtator 2014.
Kursi i këmbimit valutor 1 – 9 shtator 2014.

Leku shqiptar ka humbur 0.94 për qind të vlerës së vet gjatë javës së parë të shtatorit përballë euros dhe dollarit. Nënçmimi i lehtë i lekut u interpretua nga disa media si “tronditje” e stabilitetit financiar të vendit pas arrestimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani të premten e kaluar.

Por një ekspert i kursit të këmbimit në një bankë të nivelit të dytë i tha BIRN se këto luhatje  janë brenda ndryshimeve të zakonshme të muajit shtator dhe nuk kishin asnjë lidhje me arrestimin e guvernatorit të bankës qendrore.

“Nuk ka arritur akoma në atë stad Shqipëria ku një ngjarje e tillë të shkaktojë lëvizje financiare”, tha ai, duke komentuar në kushtet e anonimatit për shkak se nuk është i autorizuar nga banka ku punon të komentojë publikisht.

“Paniku nuk ka të bëjë fare. Euro/lek po rritet pasi ra gjatë verës, siç bie gjithmonë. Mund të thuhet se po kthehet në normalitet. Kursi USD/Lek po rritet, përveç nga rritja euro/lek edhe për shkak se dollari po forcohet në bursë,” shtoi ai.

Euro kushtoi të martën 140.29 lekë sipas kursit mesatar të regjistruar nga Banka e Shqipërisë, ose 0.61 për qind më pak se sa më 1 shtator, kur kursi mesatar i këmbimit qe regjistruar në kuotën 139.44 lekë. Kundrejt dollarit, leku humbi terren më shpejt.

Dollari kushtonte 106.1 lekë më 1 shtator ndërsa të martën kushtoi 108.9 lekë.

Banka e Shqipërisë përdor një “shportë” monedhash për të llogaritur ecurinë mesatare të lekut kundrejt valutave të huaja, e cila përbëhet në masën 80 për qind nga euro dhe 20 për qind nga dollari. Duke e llogaritur me këtë shportë, leku ka humbur 0.94 për qind të vlerës në krahasim me 1 shtatorin.

Cikël sezonal

Kursi i këmbimit në Shqipëri tashmë prej dy dekadash i nënshtrohet një cikli sezonal vjetor me forcim gjatë muajve të verës dhe në ditët e fundit të dhjetorit si dhe me dobësim gjatë muajve të vjeshtës e të dimrit.

Ka shumë faktorë që e shkaktojnë këtë luhatje vjetore, ku më të rëndësishmit janë kthimi i emigrantëve për pushime në atdhe gjatë verës dhe vitit të ri, numrit më të lartë të turistëve gjatë muajve të verës, rënies së importeve bujqësore gjatë verës si pasojë e produkteve bujqësore vendëse, rritja e importeve energjetike gjatë dimrit, axhenda vjetore e transfertave të fitimeve të disa korporatave të huaja etj.

Rrjedhimisht, dobësimi i lekut gjatë muajit shtator është një fenomen i përsëritur pothuajse çdo vit që nga koha kur Shqipëria vendosi regjimin e kursit të lirë luhatës në vitin 1992.

Ndërkohë, forcimi i dollarit në tregun ndërkombëtar kundrejt euros dhe monedhave të tjera ndërkombëtare. Kundrejt jenit, dollari shënoi nivelin më të lartë në gjashtë muaj, shkaktuar kjo nga pritshmëria e tregjeve për një rritje të mundshme të interesave në ekonominë amerikane nga Banka e Rezervave Federale, njoftoi Reuters.

Leku nuk ka një kurs këmbimi të drejtpërdrejtë me dollarin për shkak se volumi i shkëmbimit të lekut me dollarin është shumë i vogël. Rrjedhimisht leku reflekton në raport me dollarin ecurinë e monedhës amerikane në raport me euron në tregun ndërkombëtar.

Etiketa: arrestimiBIRNDollariEuroKursiMASMediandikimpanikupushimeraportSHshqipShqipëriShqipëriashtatorturist
Tjetri
Kryeministria.al rrëzohet përballë hakersave

Kryeministria.al rrëzohet përballë hakersave

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.