AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Juncker ul peshën e zgjerimit në komisionin e ri

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Jean-Claude Juncker duke prezantuar skuadrën e tij më 10 shtator 2014. Foto: (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)

Brukseli i jep rëndësi fqinjësisë më shumë se sa zgjerimit ndërsa thekson se zgjerimi do të jetë i ngrirë për pesë vitet e ardhshme.

Jean-Claude Juncker duke prezantuar skuadrën e tij më 10 shtator 2014. Foto:   (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)
Jean-Claude Juncker duke prezantuar skuadrën e tij më 10 shtator 2014. Foto: (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)

Presidenti i Zgjedhur i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker theksoi sërish të mërkurën se për komisionin e tij zgjerimi do të jetë i ngrirë për pesë vitet e ardhshme ndërsa Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi do të ndërrojë emrin në “Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim”, bëhet e ditur nga Komisioni Europian.

Juncker publikoi të mërkurën listën e anëtarëve të komisionit të tij ku theksoi rëndësinë e ekonomisë dhe sigurisë për komisionin e tij. Ndryshe nga sa qe përfolur gjatë muajve të fundit, Juncker ka vendosur ta mbajë s funksion zgjerimin, por duke i ulur peshën në krahasim me fqinjësinë.

“Portofoli i Politikave të Fqinjësisë dhe Bisedimeve për Zgjerim i jepet Johannes Hahn, i cili, përveç përforcimit të politikës së fqinjësisë, i jep vëmendje vijimit të bisedimeve për zgjerim, ndërsa pranon se nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Europian për pesë vitet e ardhshme, siç ka përcaktuar Presidenti i Zgjedhur Juncker në Politikat e tij,” thuhet në njoftimin për shtyp të Komisionit Europian.

Juncker theksoi në fjalën e tij se ka zgjedhur 27 njerëz për të shërbyer në Komision me synimin për ta “futur Europën sërish në shtegun e shtimit të vendeve të punës dhe rritjes ekonomike”.

Johannes Hahn, 57 vjeç, nga Austria, i cili do të mbajë portofolin e Fqinjësisë dhe Bisedimeve për Zgjerim, ka punuar më herët si Komisioner për Politikat Rajonale në Komision.

“Jam i nderuar dhe i gëzuar që Presidenti i Zgjedhur më ka besuar mua këtë portofol të rëndësishëm për BE-në që përfshin përgjegjësi të gjera për Politikën e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerim,” tha Hahn.

Ai theksoi se e ka për zemër Politikën e Fqinjësisë ndërsa nuk foli konkretisht për Zgjerimin.

Komisioni Europian kishte një komisioner për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën Europiane të Fqinjësisë gjatë viteve 1995-1999, ndërsa pas vitit 1999 pati një Komisioner për Zgjerimin dhe Fqinjësinë. Për pesë vitet e ardhshme, BE do të ketë një komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, duke theksuar në këtë mënyrë një prioritet më të ulët të zgjerimit se sa më parë.

Etiketa: AustriaBashkimit EuropianBEBrukseliKomisionkomisionerKomisioneriKomisioni EuropianPunëSHshtatorzgjerim
Tjetri
FMN largohet pa marrëveshje, bisedimet vijojnë në distancë

FMN largohet pa marrëveshje, bisedimet vijojnë në distancë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.