AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Maqedonia burgos militantët islamikë ndërsa një shqiptar tjetër vritet në Siri

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një foto pa datë e publikuar më 27 gusht 2014 nga Qendra e Medias e Raqas të grupit Shteti Islamik. Një luftëtar i IS ngre flamurin e zi mbi një avion ushtarak të kapur nga forcat qeveritare. Foto: (AP/Shteti Islamik)

Një shqiptar tjetër nga Maqedonia raportohet se u vra në Siri këtë javë ndërkohë që qeveria e Shkupit ka ashpërsuar dënimet për shtetasit e vet që kapen duke lutuar krahas organizatave paramilitare të huaja.

Një foto pa datë e publikuar më 27 gusht 2014 nga Qendra e Medias e Raqas të grupit Shteti Islamik. Një luftëtar i IS ngre flamurin e zi mbi një avion ushtarak të kapur nga forcat qeveritare. Foto: (AP/Shteti Islamik)
Një foto pa datë e publikuar më 27 gusht 2014 nga Qendra e Medias e Raqas të grupit Shteti Islamik. Një luftëtar i IS ngre flamurin e zi mbi një avion ushtarak të kapur nga forcat qeveritare. Foto: (AP/Shteti Islamik)

Njëzet e tre vjeçari Xhelal Samakova nga Shkupi raportohet se u vra ndërsa po luftonte në Siri, duke e rritur numrin e nënshtetasve të Maqedonisë që kanë vdekur në konfliktin atje në së paku dhjetë, bëri të ditur media shqiptare e Maqedonisë.

Ai po luftonte me një grup rebel kundër regjimit të presidentit të Sirisë Bashar al-Assad.

“Vëllai ynë Xehlal, vdiq si martir. Allahu e pranoi atë si martir dhe ai do të bashkohet me ne në parajsë,” citohet ë ketë shkruar një faqe interneti e rebelëve të Sirisë.

Në gusht një shqiptar tjetër i Maqedonisë, Burhan Beslimi, gjithashtu nga Shkupi, raportohet se u vra atje.

Lajmi për vdekjen e fundit erdhi pasi parlamenti i Maqedonisë javën e kaluar nxitoi të amendojë kodin penal për të vendosur dënime me burg për nënshtetasit e Maqedonisë që luftojnë për organizata paraushtarake të huaja.

Ligji parashikon një dënim minimal prej pesë vitesh burg për ata që vërtetohet se kanë marrë pjesë në grupime paraushtarake të huaja. I njëjti dënim do të zbatohet edhe për ata që gjenden fajtorë për mbështetje jo të drejtpërdrejtë për veprime të tilla.

Ndihma dhe rekrutimi i militantëve do të dënohet me katër vjet burg minimalisht.

“Të gjitha veprimet që cënojnë sigurinë botërore apo kombëtare do të dënohen me burg. Dënimet janë mjaftueshëm të ashpra për të dërguar një mesazh të qartë se ne nuk do të tolerojmë sjellje të tillë,” deklaroi ministrja e brendshme e Maqedonisë Gordana Jankuloska para parlamentit javën e kaluar.

Ish-shefi i shërbimeve sekrete të Maqedonisë Vladimir Pivovarov thotë se burgosja e militantëve është më e pakta që mund të bëjë vendi për të mbrojtur veten.

“Dënimet janë të buta, duke marrë parasysh seriozitetin e situatës,” tha Pivovarov.

Ai argumentoi se ata që luftojnë krahas grupimeve militante jashtë vendit duhet të ndalohet të kthehen në Maqedoni.

“Kjo masë ka kuptim sepse edhe nëse këto njerëz zbulohen dhe burgosen, personalisht nuk besoj se burgu do t’i bëjë ata besnikë ndaj vendit të vet sërish,” tha ai.

Etiketa: AllahuBurgMaqedoniMaqedoniaMASmbështetjeMediamedia shqiptareParaQeveriaSHshqiptareShteti IslamikSiri
Tjetri
Juncker ul peshën e zgjerimit në komisionin e ri

Juncker ul peshën e zgjerimit në komisionin e ri

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.