AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Shqipëria përfshihet nga ethet e sfidës së librit

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Kultura
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Rrjetet sociale janë kthyer në fusha dueli për guximtarët që hapin dhe pranojnë sfida. Pas suksesit të sfidës së kovës së akullit #icebucketchallenge, një nismë bamirësie që mblodhi plot 98.2 milion dollarë në mbarë botën, Shqipëria është përfshirë në një tjetër sfidë, atë të librit.

LIBRI2
Foto ilustruese

Sfida e Librit është trendi më i ri që ka pushtuar profilet e shqiptarëve në rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter. Rregullat janë të thjeshta, pranoni sfidën, rekomandoni dhjetë librat tuaj të parapëlqyer dhe kandidoni disa miq.

Në një vend ku analfabetizmi mbetet një problem madhor te adoleshentët dhe ku shtëpitë botuese ankohen për piraterinë dhe për faktin se lexuesit i drejtohen librit vetëm në eventin e përvitshëm të Panairit, ky mendohet të jetë një hap përpara.

Në kremtimin e 69-vjetorit të themelimit të Bibliotekës Publike të Durrësit, bibliotekarja Teuta Dhima, pranë këtij institucioni, tha për BIRN se leximi është dhe mbetet një traditë që kalohet nga njëri brez në tjetrin.

“Lexuesi i mirë dhe cilësor nuk e largon lehtësisht librin nga dora, pavarësisht ngarkesës dhe kërkesave të jetës së përditshme. Numri në rritje i anëtarësimeve pranë Bibliotekës Publike të Durrësit është një dëshmues i qartë i afërsisë së lexuesve, sidomos durrsakë, me librin”, shprehet ajo.

E pyetur se cila grupmoshë është më aktive, Dhima u përgjigj se vendosja e literaturës së detyruar në shkolla ka bërë të mundur që nxënësit dhe studentët të jenë ata që trokasin më shpesh në dyert e tempullit të dijes, siç i pëlqen dhe asaj ta quajë institucionin ku punon.

Rekomandimet në rrjetet sociale po nxjerrin gjithnjë e më në pah se zhanri i preferuar i shqiptarëve mbetet romani, i pasuar nga drama dhe poezia. Ndër librat e preferuar që përbëjnë ‘Top 10’ e sugjerimit nuk mungojnë klasikët, por as edhe shkrimtarët e huaj bashkëkohorë.

Nga pena shqiptare autori më i lexuar, mbetet përfaqësuesi botëror i letërsisë shqipe,  Ismail Kadare, por nuk përmenden pak herë autorë si Poradeci, Noli, Fishta, Petro Marko, Kuteli, e bashkëkohorë si Kongoli, Blushi, Fevziu, Açka dhe Vehbiu.

Por  në dhjetëshen e preferuar të lexuesit shqiptar nuk ka munguar as literatura fetare, ku Bibla dhe Kurani janë sugjerimet më të hasura në listat e besimtarëve në harmoni të Shqipërisë.

Edhe në blerjet online, porositë e librave nuk janë të pakta, por fakti më interesant është se numri i porosive që vijnë nga jashtë është gjithnjë e në rritje dhe se fluksi i dërgesave nga Shqipëria drejt vendeve të ndryshme të botës është i lartë.

“Problematika kryesore e Bibliotekës Publike të Durrësit mbetet mirëmbajtja e librave dhe dorëzimi i tyre në afatin e përcaktuar nga ana e lexuesit,”  tërheq vëmendjen bibliotekarja Teuta Dhima.

Gjithsesi, nëse shqiptarët nuk po lexojnë në mënyrë aktive, ata po flasin më tepër për librat teksa sfida e librit vazhdon rrugëtimin e vet nga një profil në tjetrin.

Etiketa: adoleshentëbesimtarëBIRNFacebookFushaKuraniRrjetet socialeshkollashqipShqipëriashqiptarestudentTwitter
Tjetri
Osum, Kanione, Rafting

Rafting tërheq turistë në kanionet e thepisur të lumenjve të Shqipërisë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.