AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

IMEI, një vendim po aq absurd sa tjetri

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Nyje Debati
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e një vendimi të qeverisë për regjistrimin e IMEI-t, por në fakt ky pezullim nuk qe aq shumë i nevojshëm për aq kohë sa vendimi nuk u zbatua nga vetë kompanitë celulare.

7008578415_c1999547ec_zNë 4 qershor të këtij viti, qeveria shqiptare mori një vendim me nr. 354.  Vendimi nuk u publikua në faqen e internetit të kryeministrisë ku u listuan VKM-të e asaj mbledhjeje por u publikua nja dy javë më vonë në Fletoren Zyrtare. Ai sanksiononte që çdo përdorues celulari në Shqipëri duhej të paraqitej në një nga dyqanet e rrjeteve të kompanive celulare ku duhej të paguante 500 lekë dhe të regjistronte numrin unik të identifikimit të celularit. Ky numër unik do të vendosej në një databazë në Ministrinë e Financave. Kompanitë celulare duhej t’i kryenin regjistrimet brenda dy muajve si dhe të ndërprisnin shërbimin për çdo shqiptar që nuk paraqitej për regjistrim pas periudhës fillestare dymujore.

Pasi u publikua, vendimi shkaktoi shqetësim mes disa ekspertëve të teknologjisë së informacionit, të cilët argumentuan se kjo VKM shkel të drejtat e privatësisë, lehtëson punën e organeve të rendit publik për të përgjuar dhe krijon një sistem paralel me sistemin e drejtësisë pasi Ministria e Financave krijon me këtë vendim një databazë me të dhëna personale dhe i jep të drejtë vetes t’ia transferojë këto të dhëna një numri institucionesh si policia, pa marrë miratim paraprak nga gjykata.

Aktivistët anonimë organizuan një farë rezistence ndaj vendimit të qeverisë, të shqetësuar para së gjithash për të drejtën e jetës private dhe mbrojtjes së të dhënave private nga qeveria.

Shqetësimi i tyre u kap nga media dhe më pas, nga opozita, e cila iu drejtua Gjykatës Kushtetuese ku kërkoi pezullimin.

Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën më 17 shtator pezullimin e zbatimit të këtij vendimi deri në kryerjen e gjykimit të tyre.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u mikprit nga aktivistët e medias sociale si fitore. Por në fakt, vendimi i Kushtetueses nuk qe tërësisht i nevojshëm. Për momentin askush nuk po e zbaton vendimin 354 të qeverisë, kundër askujt nuk po merren masa për moszbatimin e këtij vendimi dhe rrjedhimisht, Gjykata Kushtetuese nuk ka pse të pezullojë zbatimin e një vendimi që në praktikë nuk ekziston sepse nuk po zbatohet.

Arsyeja pse ky vendim nuk po zbatohej është e thjeshtë: qeveria nuk ka asnjë mekanizëm shtrëngues mbi kompanitë celulare, në rast se këto të fundit refuzojnë të zbatojnë atë. Vendimi në fjalë nuk mbart asnjë klauzolë shtrënguese, si fjala vjen, “gjobë”, në rast se kompanitë celulare nuk e zbatojnë.

Kjo është një histori që përsëritet. Vite më parë, qeveria shqiptare urdhëroi kompanitë celulare të regjistronin të gjitha kartat SIM. Këto të fundit kryen regjistrime, por duket se nuk ndërprenë shërbimin për numrat e paregjistruar.

Më herët këtë vit, kur një valë bombash me celularë goditi vendin, u kuptua më në fund se kompanitë celulare nuk e kishin zbatuar ligjin për regjistrimin e kartave SIM. Një urdhër i dytë kërkoi regjistrimin nga e para, tashmë si urgjencë për faktin se kartat e paregjistruara po përdoreshin për të vënë bomba. Por qeveria nuk e pa të arsyeshme të ndërmerrte ndonjë masë shtrënguese kundër kompanive celulare që nuk e kishin zbatuar ligjin.

Në fund, pafuqia e qeverisë për të zbatuar ligjet apo vendimet e veta, si në rastin e kartave SIM apo IMEI-t, është për të ardhur keq. Këto janë edhe dy shembuj se si i konceptojnë ligjet dhe vendimet burrokratët e qeverisë shqiptare: i konceptojnë pa mekanizma zbatimi duke i bërë praktikisht në formën e këshillave për t’u ndjekur sipas dëshirës dhe jo në formën e ligjit që duhet zbatuar nën kërcënimin e masave shtrënguese.

Dhe mbi këto ligje të pazbatuara, Gjykata Kushtetuese merr vendime për pezullim zbatimi.

Për shqiptarët kjo situatë krijon dy shqetësime: e para, ligjet dhe vendimet që qeveria i ndërmerr lehtë pa patur parasysh kushtetutshmërinë e tyre dhe; e dyta, ligjet dhe vendimet që qeveria nuk ka fuqi reale t’i zbatojë.

Etiketa: aktivistAktivistëbombafitoreGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseKartatKrijonkushtetueseMASMasaMediaMinistria e FinancaveOpozitaParaPoliciaPunëQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipërishqiptareshtatorVendimVendimetVendimiVKM
Tjetri
Papa do gjejë kishë të transformuar në Shqipëri

Papa do gjejë kishë të transformuar në Shqipëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.