AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Ushtria” e Sanxhakut në Facebook Alarmon Serbinë

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ftesat për t’iu bashkuar të ashtuquajturës “Ushtria e Sanxhakut” në një rajon me shumicë boshnjake të Serbisë kanë nxitur prokurorët të kërkojnë hetime.

army.sandzak
“Ushtria e Sanxhakut” në Facebook.

Branko Stamenkovic, prokuror i krimeve të teknologjisë së lartë, ka urdhëruar që policia serbe të mbledhë informacion për njerëzit që fshihen pas faqes “Ushtria e Sanxhakut”.

Ekzistojnë disa faqe që kanë emrin e Ushtrisë së Sanxhakut, shumica të hapura javët e fundit. Asnjë prej tyre nuk ka më shumë se 120 anëtarë.

Përveç thirrjeve për të formuar një Republikë të pavarur të Sanxhakut dhe një ushtri, postimet i nxisin njerëzit të bashkohen dhe t’i tregojnë botës “cilët janë bijtë e Sanxhakut”.

“Ka disa të dhëna sipas së cilave prokuroria mund të merret me këtë çështje. Pasi të mbledhim informacion, do t’ia përcjellim atë publikut,” tha Stamenkovic në TV B92 të mërkurën.

Ushtria e Sanxhakut është formuar për të mbrojtur shumicën boshnjake të rajonit dhe territorin e Sanxhakut në jugperëndim të vendit nga sulmet e nacionalistëve serbë.

Disa anëtarë të lëvizjes e kanë përdorur Facebook për të lajmëruar se po planifikojnë një marshim në Novi Pazar, qytetin kryesor të rajonit.

Tensionet janë rritur së fundmi në qytet pas një parade që mbajtën 30 djem të rinj të veshur me bluza dhe pantallona të gjelbra, që shoqëronin myftiun e Sanxhakut, Muamer Zukorlic, teksa përkujtonin 70 vjetorin e vrasjeve masive të boshnjakëve nga regjimi komunist.

Disa politikanë e akuzuan myftiun Zukorlic për keqpërdorim të të rinjve për qëllime politike.

“Pas këtyre imazheve në zemër të Europës, kur frika për shtimin e radikalizmit islamik është në rritje, asnjë investitor nuk do të dojë të vijë në Sanxhak,” tha  për të përditshmen Blic më 6 shtator Rasim Ljajic, zëvendës kryeministër, i cili është nga kjo zonë.

Organizuesit pretendojnë se të rinjtë nuk ishin të veshur me uniforma paraushtarake por me kostume tradicionale.

“Aktivistët e Komunitetit Islamik u veshën me të gjelbër sepse e gjelbra është ngjyra e Islamit. Ata vunë kapele në kokë sepse është traditë e boshnjakëve,” thanë ata për Blic pas eventit.

Etiketa: aktivistAktivistëFacebookhetimePoliciaprokurorProkuroriarajonregjimi komunistshtatorushtriUshtria
Tjetri

Aktivistët e të drejtave LGBT përshëndesin vizitën e Papës

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.