
Bota na lavdëron për tolerancën fetare, por ne duhet të shohim edhe mostolerancën shpesh të dhunshme që kemi në rrafshe të tjera të marrëdhënieve shoqërore.

Papa Françesk përzgjodhi Shqipërinë si vendin e parë Europian që viziton me një mesazh të fortë për bashkëjetesën fetare që shqiptarët e kultivojnë prej shekujsh dhe që sipas Papës, duhet të shërbejë si shembull për pjesë të tjera të botës, si Lindja e Mesme ku njerëzit vijojnë të vrasin njëri-tjetrin dhe ku shpesh, justifikimi për vrasjet është përkatësia fetare e tjetrit.
Mesazhi tjetër i Papës Françesk qe lufta kundër “idhujtarisë së parasë”, një leksion shumë i vlefshëm për ata qindra zyrtarë të babëzitur shqiptarë që e ndoqën Meshën nga afër.
Toleranca fetare e shqiptarëve duket se është një interpretim historik i gjithëpranuar, me rrënjë të vjetra ndoshta që nga rrëfimet e Edith Durham. Disa nga të huajt habiten me këtë fenomen ndërsa ne duhet të shtrojmë pyetjen nëse kjo tolerancë është pjesë e psikikës sonë kombëtare për tolerancë në të gjitha sferat e marrëdhënieve shoqërore apo është pasojë e cektësisë së religjionit në jetën publike shqiptare.
Shqiptarët tregojnë tolerancë të fuqishme për çështje fetare por nuk tregojnë të njëjtën shkallë tolerance në rrafshe të tjera. Fjala vjen, nuk ka patur dhe nuk ka kurrfarë tolerance ndaj kundërshtarit politik; ka mospëlqime apo refuzime apo deri urrejtje në shkallë ekstreme kundër disa minorancave të caktuara si romëve, homoseksualëve apo muslimanëve praktikantë. Për fat të mirë, kjo mostolerancë nuk shprehet me sjellje të dhunshme. Ka mospëlqime deri në diskriminim në raportet veri-jug, qytetar-fshatar, etj. Thënë këtë, duhet të shtojmë se disa nga këto lloj mospëlqimesh apo urrejtjesh apo intolerancash janë në nivel shumë më të ulët se sa në shumë vende të tjera ballkanike apo europiane.
Ndonëse shqiptarët nuk kanë patur prirjen të vrasin njëri-tjetrin për çështje të përkatësisë fetare, ata e kanë patur shumë të lehtë dhe shumë të pranueshme të vrasin, torturojnë apo burgosin kundërshtarin politik. Kemi shumë shembuj për këtë, si kapërcimin e lehtë nga pluralizmi politik i viteve 1920-1923 tek lufta civile e vitit 1924; dënimet me vdekje të kundërshtarëve politikë gjatë gjashtë muajve të qeverisjes së Nolit; diktaturën e Zogut në dekadën që pasoi; diktaturën komuniste apo dhe përplasjet e dhunshme të post-komunizmit deri më 21 janar 2011. Në të gjithë këtë histori, është e vështirë të mos dallosh një hendek të madh mes konceptit të tolerancës dhe bashkëjetesës që ekziston në rrafshin fetar dhe dhunës dhe krimeve të ndodhura në rrafshin politik.
Vetë fakti që pjesa dërrmuese e priftërinjve katolikë shqiptarë u vranë gjatë regjimit komunist tregon se sa pak tolerancë ka në shoqërinë tonë në marrëdhëniet e pushtetit, mes qeverisësit dhe të qeverisurve.
Në këtë kuptim, ekzistenca e tolerancës vetëm në rrafshin e marrëdhënieve mes bashkësive fetare e analizuar veçmas intolerancës në marrëdhëniet mes identiteteve të tjera shoqërore është një thjeshtëzim i realitetit shqiptar. Një thjeshtëzim që krijon një përshtypje të gënjeshtërt për atë që jemi.
Nga ana tjetër, edhe analizimi i luftërave të Lindjes së Mesme sot, thjeshtë si konflikte fetare apo sektare, duke mos parë elementët e tjerë të marrëdhënieve të pushtetit që kanë sjellë këto kasaphana, është gjithashtu një thjeshtëzim i tepruar i realitetit që të shpie në gënjeshtër.
Morali i fabulës është se ndonëse mund të mburremi me tolerancën tonë ndërfetare, do të bëjmë mirë që këtë tolerancë ta zgjerojmë aty ku nuk e kemi, te marrëdhëniet politike, te marrëdhëniet me minoritetet etnike, kulturore, fetare apo të orientimit seksual.
E kundërta, theksimi pa limit i tolerancës fetare duke harruar se religjioni është vetëm një nga llojet e shumta të identiteteve në të cilat ndahen njerëzit, do të na çojë gjithmonë në shoqëri jopaqësore dhe toleranca fetare nuk do të na hyjë shumë në punë, sado që është një bazë e mirë për të filluar.
Problemi eshte te identiteti i shqiptarit i mesuar te jete i dyzuar ,flitet shume per “tolerancen” fetare ,por nuk pashe ne shesh asnje religjioz nga ata me mejker qe shohim perdite rrugeve te Tiranes……po te kisha pare qofte dhe nje prej tyre ,do isha i prirur ti besoj kesaj perralle qe ju pelqen te gjitheve…
Religjozet me mjekra, shpesh-here jane te detyruar ti rruajne mjekrat per shkak te diskriminimit apo pajtimit qe quhen “radikale mysliman”, edhe une ngandonjehere bie preh e ketij paragjykimi shoqeror, por do te ishte me mire te dialogoje me nje mysliman te devotshem, qe per mua e kerkon Zotin dhe Perendine ne çdo falje, ashtu si edhe une e kerkoj Zotin dhe Perendine time ne lutjet e mija; sesa te ndesheshe me “injorancen” apo “paditurishmerine fetare” apo “indiferencen fetare” qe ka zene mbare shoqerine tone shqiptare. Une nuk kam asnje frike nga Myslimani i devotshem, as nga Ortodoksi i lexuar dhe i devotshem, as nga Katoliku me i kenduar dhe qe lutet dite e nate, as nga Bektashiu qe mban Misterin e Bektashizmit, as nga Protestanti apo Ungjillori qe e do Zotin me shpirt e zemer dhe te afermin si veten, apo nga Judeu i cili i dha botes Monoteizmin e Feve Abrahamike, dhe nga te tjeret; por une kam frike nga i palexuari, i pakenduari, hipokriti fetar qe ne emer te Zotit merr jete te pafajshme; ku vete fjala “jihad” ose “xhihad” do te thote ne anglisht “struggle” apo “dyluftim” per jeten e te pafajshmeve apo inoçenteve: femijeve dhe grave! Ky term nuk duhet keq-perdorur per te marre jete te pafajshmish; por burrerisht per te “dyluftuar” ushtaret me ushtaret qe jane pergatitur per te mbrojtur token e tyre kunder pushtuesve. Ne ne Shqiperi, kurre, dhe e them perseri: KURRE, nuk kemi bere luftra sulmuese per plaçkitje dhe pushtime territoresh, ne gjithmone kemi bere luftra mbrojtese, prandaj edhe helmeta e Gjergj Kastriotit, si ajo e Pirros se Epirit, dhe Aleksandrit te Madh ka si simbol dhine me dy brire te shkurter; qe dhia ne konceptin biblik eshte si “Scape goat” ne shqip “Dhia qe Shlyente” mekatin njehere ne vit ne vendin e “Holy of Holies”… te “Shenjtin e te Shenjtit” nga Kryeprifti, dhe mbarte mekatin e gjithe kombit. Mendoj qe edhe ne na duhet dhe e kemi “dhine” qe ka mbartur mekatin edhe te kombit tone Shqiperise!!!
Gjergji, do te pranoj te gjithe argumentin e dhene, por do te ndalem tek konkluzioni gjithe permbledhes, ku shkruani: “…theksimi pa limit i tolerancës fetare duke harruar se religjioni është vetëm një nga llojet e shumta të identiteteve në të cilat ndahen njerëzit, do të na çojë gjithmonë në shoqëri jopaqësore dhe toleranca fetare nuk do të na hyjë shumë në punë, sado që është një bazë e mirë për të filluar.” Dua te nenvizoj qe ti pajtohesh me mendimin qe “…sado që është një bazë e mirë për të filluar.” Pra, dua ti meshoj faktit qe pa nje kulture fetare ku respektohet dhe nderohet Perendia, do te ishte e pamundur te frenonim revanshin e gjithe intolerances sone shoqerore, korrupsionit te pamase, imoralitetit politik dhe atij personal; qe kane kapur sot shoqerine shqiptare ne tranzicionin e asaj qe une e quaj “kapikomunizem”, sepse jemi te kapur nga kapitalizmi komunist tranzicional i gjithe vendit tone ne te dy rrafshet: Politike dhe Ekonomike. Nese kombi yne nuk formon pervec ndergjegjes kombetare edhe ndergjegjen e “identitetit” apo mbron dhe lulezon “identitetet fetare”, ne kurre nuk do te ulemi ne gjunje dhe te lutemi apo te falemi qe Zoti dhe Perendia jone ta sheroj kete toke te Shenjte te quajtur atdheu i te pareve tane Illiri, Arberi, dhe Shqiperi.