AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Të krishterë e myslimanë dalin të përshëndesin papën

Altin RaxhimingaAltin Raxhimi
12 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Page Positions, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Papa Françesk zgjatet të prek një poster të Nënë Terezës në mes të turmës që ka dalë për ta mikëpritur | Foto nga : Hektor Pusitna/AP

Qindra e mijëra shqiptarë morën rrugët të dielën për të pritur Papën Françesk, i cili gjeti entuziazëm për mesazhin e tij të harmonisë ndër-fetare

Papa Françesk zgjatet të prek një poster të Nënë Terezës në mes të turmës që ka dalë për ta mikëpritur | Foto nga : Hektor Pusitna/AP
Papa Françesk zgjatet të prek një poster të Nënë Terezës në mes të turmës që ka dalë për ta mikëpritur | Foto nga : Hektor Pusitna/AP

Vizita e parë evropiane e Papës Françesk I, në një vend kryesisht mysliman me pakicë katolike, u pa nga shumëkush si reagim ndaj konflikteve sektare që sollën shpalljen e Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë.

“Kjo vizitë ngre imazhin e Shqipërisë në perëndim si vend evropian,” thotë 43-vjeçari Arjan Stajka, biznesmen në Tiranë.

“Kjo i tregon Evropës se shqiptarët nuk janë myslimanë si me qenë arabët myslimanë.”

Gjatë vizitës, Papa Françesk u takua dhe shkëmbeu dhurata me përfaqësues të gjitha komuniteteve fetare të vendit dhe ngriti lart dialogun dhe respektin mes feve në Shqipëri. Qindra e mijëra njerëz ndoqën meshën e tij publike në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

U bënë përpjekje madje të takonte dhe komunitetin hebre të vendit, por ata janë aq pak dhe të paorganizuar saqë nuk kanë as rabin.

Vetëm një e dhjeta e Shqipërisë është katolike. Në regjistrimin e fundit, në 2011, pak më shumë se gjysma e popullësisë u deklarua myslimane sunite ndërsa pjesa tjetër e popullsisë u nda mes ortodoksëve, sekteve sufi të dominuar nga bektashianët me shifra më të vogla të krishterësh evangjelistë apo ateistësh.

Kohët e fundit janë shfaqur shqetësime për rryma ekstreme islamike në Shqipëri, të cilat çuan dhjetëra vullnetarë për grupet radikale islamiste në luftërat civile të Irakut dhe Sirisë. Ministria e brendshme zbarkoi 2500 policë në rrugët e qytetit dhe bëri kontrolle të shpeshta nëpër çanta në kryeqytet gjatë vizitës së prelatit më të lartë katolik.

Por nuk pati asnjë kërcënim konkret për papën, tha Federico Lombardi, zëdhënës i Kishës.

Theksi që vuri Papa mbi marrëdhëniet ndërfetare u mirëprit nga Gjovalin Hasanaj, një prodhues bulmetërash 24-vjeçar nga fshati verior Leqet e Hotit, i cili ndoqi meshën të dielën.

“Të gjithë flasin për harmoni fetare dhe tolerancë në Shqipëri, por janë pak të sheqerosuna,” tha Hasanaj. “Por unë shof nëpër rrjete sociale madje dhe ne kontakte me shokë se ka hala keqkuptime mes myslimanëve dhe katolikëve. Fjala [e Atit të Shenjtë] kishte domethanie.”

Shumica e të grumbulluarve në Sheshin Nënë Tereza dhe bulevardin kryesor të Tiranës të dielën ishin katolikë shqiptarë si Hasanaj, jo vetëm nga Shqipëria por dhe nga vende të tjera të rajonit.

Por shfaqeshin koka ballabokse të gardistëve të shtetit të Dakotës së Veriut në Shtetet e Bashkuara të përfshirë në KFOR-in e Kosovës që ndanin hapësirat me pelegrinë në trans nga Kroacia, Bosnja dhe Bullgaria, me austriakë apo italianë.

Por shumë prej atyre që kishin ardhur për të parë papën ishin myslimanë apo ortodoksë shqiptarë.

 

“Papa s’ka ardhur këtu vetëm për katolikët,” tha Gani Elezaj, një pensionist 63 vjeçar nga Tirana i cili është bektashi.

“Ai ka ardhur për të gjithë.”

Një sërë nga ata me prejardhje myslimane zunë radhë për të marrë bekimin e papës, tha Lombardi, zëdhënësi i Vatikanit.

Ai shtoi se një xhami e Tiranës mbajti madje falje namazi të dielën për “vizitë të suksesshme të papës.”

Papa Françesk foli gjithashtu për liritë e rikrijuara fetare në Shqipëri këto 25 vjet, pas rreth tre dekadash si shtet zyrtarisht ateist nën komunizëm.

“Shqipëria është vendi i shqiponjave,” tha ai. “Shqiponja mund të lerë folenë e të fluturojë larg, por ajo gjithmonë aty kthehet,” vazhdoi ai, me një metaforë mbi të shkuarën staliniste që spastroi besimin.

Stajka, biznesmeni, i cili është katolik praktikant, kujtoi se si Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë në vitin 1993 për të ndihmuar në ringritjen e kishës pas sundimit diktatorial.

“Vojtila [Gjon Pali II] ishte papa politik, ishte i definuar prej anti-komunizmit të tij,” tha ai.

“Bergoglio [Françesku I] është më shumë papë i kishës. Ai guxoi me prekë ekseset në administrimin e Vatikanit, të cilat ishin të paprekshme deri atëherë dhe është më i hapur për çështje moderne si homoseksualiteti. Ai u përgjigjet më mirë nevojave të kohës së sotme.”

Me një fetë bukë me djathë e domate ulur këmbëkryq në shesh në pritje të papës, 54-vjeçari Astrit Cenaj tha se kishte ardhur që nga Vlora për të ndjekur ngjarjen.

Cenaj është mysliman me origjinë por punon roje në një kopësht të administruar nga Motrat Riparuese, një kongregacion murgeshash. Si për shumë shqiptarë, identifikimi i tij fetar s’shkon shumë thellë.

“Erdha këtu për papën sepse ai do paqen dhe ne jemi të gjithë për paqen,” tha ai. “Por unë jam bukë e vjetër. U rrita nën komunizëm, pa fe, dhe s’ndryshoj kollaj.”

Etiketa: BiznesmenBosnjaBullgariaHasanajhebrehomoseksualitetikatolikëKFORKishëKosovëkrishterëKroaciaMinistria e Brendshmemyslimaneortodoksrrjete socialeSHshqipShqipëriShqipëriaShqiponjaShtetet e BashkuaraTiranaTiranëvizitaVloraxhami
Tjetri
Bota e parë nga ‘Goolge Street View’

Bota e parë nga ‘Goolge Street View'

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.