Thirrjet për formimin e një ushtrie islamike dhe kërcënimet për dhunë nga nacionalistët serbë kanë trazuar ndjenjat në rajonin Sanxhak me etni të përziera të Serbisë.
Postimet e fundit në faqet e Facebook që i nxisin boshnjakët në rajonin jug-perëndimor të Sanxhakut t’i bashkohen një “ushtrie” muxhahide që do të mbrojë myslimanët kundër sulmeve të dhunës nga nacionalistët serbë kanë shkaktuar alarm dhe kërcënojnë stabilitetin etnik në rajon, paralajmërojnë analistët.
“Vëllezër boshnjakë, një ushtri për të mbrojtur sigurinë e boshnjakëve dhe të territorit të Sanxhakut duhet të formohet, nacionalistët serbë po përpiqen të sulmojnë Novi Pazarin dhe po e bëjnë këtë publikisht!” shkoi administratori dhe themeluesi i një prej faqeve të Facebook në fillim të këtij muaji.
“I bëjmë thirrje të gjithë njerëzve dhe grupeve të armatosen sa më shumë të munden,” shtoi ai.
Të dy administratorët e një prej faqeve kishin foto të luftëtarëve muxhahid në profilet e tyre. Një prej tyre gjithashtu shtoi një dixhiturë xhihadiste poshtë fotos: “Të vdesësh me një zemër të pastër, pa asnjë mëkat. Kjo është dëshira e një muxhahidi, një ushtari të Allahut.”
Besohet se faqet u krijuan pasi një nacionalist serb postoi një koment në Facebook ku thuhej se luftëtarët Çetnik ishin rrugës për në Novi Pazar.
Por komenti nacionalist ishte në vetvete një reagim ndaj paradës së fundit në Novi Pazar nga djem të rinj të veshur me uniforma jeshile, të mbështetur nga Komuniteti Islamik në Serbi, një nga dy organizatat që përfaqësojnë myslimanët në vend, në përkujtimin e 70-vjetorit të vdekjes së 2000 boshnjakëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Marshuesit kishin veshur uniforma të ngjashme me ato që mbante veshur Acif-efendi, kryebashkiaku i kohës së luftës së Novi Pazar, një bashkëpunëtor i forcave pushtuese naziste. Historia zyrtare serbe këmbëngul se boshnjakët u qëlluan për shkak të bashkëpunimit me forcat pushtuese, por Komuniteti Islamik në Serbi i përshkruan vrasjet si gjenocid.
Pasi ndodhi mosmarrëveshja, zëvendës Kryeministri serb Rasim Ljajic shprehu shqetësimet se rajoni mund t’i kthehet një periudhe të errët të historisë, edhe pse thirrjet për të krijuar një ushtri Islamike nuk mund të jenë të mundshme.
“Marshimi në uniforma jeshile, disa deklarata ekstremiste dhe nacionaliste, bisedimet e vazhdueshme rreth autonomisë së Sanxhakut dhe gjithçka tjetër shihet dhe dëgjohet në këto 20 ditët e fundit na çon pas në vitet 1990 dhe shkakton dëm të madh,” tha Ljajic në një mbledhje partie në Novi Pazar.
“E shoh se disa njerëz po kërkojnë për një ushtri të Sanxhakut në Facebook, imagjino ata lunatikë, imagjino dëmin që këta fëmijë po i shkaktojnë të gjithë rajonit. E gjithë Serbia po zien për diçka që nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë kurrë. Çfarë ushtrie? Kush do më shumë përleshje, luftëra dhe divizione?” pyeti ai.
Ushtria e Sanxhakut si faqe nuk ishte online për shumë kohë, pasi aktivistë nga grupi Anonymous i hakerve serb hyjnë dhe morën profilet e administratorëve të tyre.
“Anëtarët e Anonymous lokalizuan disa faqe fundamentaliste në rrjetin e njohur social dhe më pas i kërkouan administratorit të Facebook t’i fshinte për shkak të përhapjes së urrejtjes,” lajmëroi gazeta Danas serbe.
Branko Stamenkovic, një prokuror serb për krimet e teknologjisë së lartë, javën e shkuar urdhëroi që Ministria e Brendshme të mblidhte informacion rreth “Ushtrisë së Sanxhakut”, por mbetet e paqartë nëse policia ra në gjurmë të krijuesve të faqes në Facebook.
Sanxhaku shtrihet në kufirin serb me Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën, dhe është përgjithësisht i populluar nga serbët dhe boshnjakët, ndërsa komunat e Novi Pazar, Sjenicës dhe Tutint janë të dominuara nga Boshnjakët.
Pati tensione ndëretnike në rajon gjatë luftës boshnjake por këto janë rrafshuar në vitet pasardhëse, ndonëse analistët paralajmërojnë se ngjarjet e fundit mund t’i nxisin ato.
“Sigurisht që gjëra të tilla duhet të merren seriozisht sepse, për fat të keq, çfarë po ndodh këtu në Sanxhak, është një fushatë e orkestruar për të influencuar të rinjtë,” tha Sead Biberovic për BIRN, nga OJQ Urban-in.
Darko Trifunovic nga Fakulteti i Studimeve të Sigurisë tha se ai mendon që situata po del jashtë kontrollit për shkak se fëmijët në Sanxhak po hasin me indoktrimin fetar dhe radikalizim islamik.
“Duhet ta ngulim në mendje se këto faqe dhe pikëpamjet fundamentaliste i adresohen vetë myslimanëve, jo qytetarëve serbë. Ekstremistët duan të indoktrinojnë fëmijët me fenë islamike që në fëmijëri të hershme,” tha Trifunovic.
“Shumica e myslimanëve në Sanxhak ia kanë frikën atyre, veçanërisht prej faktit që nuk ka pasur reagim nga institucionet shtetërore serbe,” shtoi ai.
Kryebashkiaku i Novi Pazar, Meho Mahmutovic, argumentoi se ekstremistët nuk do të arrijnë kurrë të fitojnë ndikimin në qytet.
“Pazar nuk ka nevojë për këtë dhe kushdo e di që nuk do të ndodhë. Ata që duan të krijojnë përshtypje të keqe për qytetin, që duan ta radikalizojnë atë, nuk do ia dalin,” tha Mahmutovic për BIRN.
Ai gjithashtu bëri thirrje që autoritetet shtetërore të merrnin veprime për të çrrënjosur ekstremistët.
“Gjetja e krijuesve të këtyre faqeve është e thjeshtë sot, departamentet kundër krimit kibernetik duhet të merren me këtë,” tha ai.
Biberovic ndërkohë fajësoi myftiun e Sanxhakut, Muamer Zukorlic, i Komunitetit Islam në Serbi, duke e akuzuar për manipulim të fesë dhe ndjenjave etnike.
Zukorlic megjithatë këmbënguli se media po përhapte panik dhe gënjeshtra dhe se uniformat në paradë ishin një manifestim kulturor dhe përkujtimor, që ishin mbajtur edhe vitet e tjera por nuk kishin shkaktuar kurrë kaq shumë kritika.
“Është një fakt që kjo po përdoret si sulm kundër meje,” tha myftiu për median serbe.
Resad Plojovic, zëvendës kryetar i Meshihatof i Komunitetit Islamik në Serbi, ndërkohë mohoi çdo përfshirje në thirrjen për “Ushtrinë e Sanxhakut”.
“Se kush fshihet pas kësaj thirrje, është diçka që organet kompetente shtetërore, kompetenca e të cilëve nuk vihen në dyshim, duhet t’i përgjigjen,” tha Plojovic për BIRN.
Ai argumentoi se faqet në Facebook ishin krijuar me qëllim të denigronin myslimanët.
“Ne dyshojmë se personat që fshihen pas këtyre thirrjeve dhe abuzimit janë ata që janë përpjekur së fundmi të thonë sa më shumë gënjeshtra për komunitetin islamik dhe kryesinë e tij në median serbe,” tha ai.
Lideri i Partisë Boshnjake të Veprimit Demokratik në Sanxhak, Sulejman Ugljanin, i cili së fundmi lançoi një iniciativë për më shumë autonomi në rajon, gjithashtu beson se faqet në Facebook janë një provokim i inskenuar.
“Ata që duan të përdornin represion të armatosur dhe terror ndaj boshnjakëve shkruajnë të tilla gjëra në mënyrë që të bëjnë veprime të liga,” tha Ugljanin.
“Boshnjakët jetojnë në frikë sepse shteti nuk bën asgjë për të mbrojtur të drejtat e tyre,” shtoi ai duke listuar një seri ankesash që nga vrasjet e vitit 1945.
Por shkencëtarja politike Andrijana Maksimovic tha se kur djemtë e rinj nga shkollat fetare të drejtuara nga Komuniteti Islamik në Serbi bënë paradë përmes Novi Pazar me uniforma, kjo ndihmoi që të krijohej nervozizëm dhe paragjykim mes moshatarëve të tyre serbë.
“Nëse i mëson fëmijët në atë moshë të mendojnë në një mënyrë të veçantë, të mos jeni në dijeni të të tjerëve, se çfarë është e ndryshme, si mund të pritet paqja dhe solidariteti?” pyeti ajo.
Maksimovic tha se autoritetet nuk mund të ndalonin marshimin me uniforma sepse do të shihej si sulm ndaj të drejtave të njeriut, por ata duhet të bëjnë një deklaratë kundër ekstremizmit.
“Liria e mbledhjes është një kusht për ekzistencën e shoqërisë demokratike moderne. Kjo është arsyeja përse organet shtetërore nuk mund të ndalojnë mbledhjen e njerëzve me uniforma, që shkaktoi një seri ngjarjesh negative, por ato duhej të kishin dhënë direkt një qëndrim mbi ngjarjen që mund të nxisë konflikte,” shpjegoi ajo.
Ajo paralajmëroi se nëse lejohej të rritej ekstremizmi, numri i njerëzve që mbanin uniforma, si nga boshnjakët edhe nga serbët, do të shtohej.