AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Shqiptarët krenarë për vizitën e Papës Françesk

Belinda DibrangaBelinda Dibra
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Papa Françesku në Tiranë | Foto nga : AP

Vizita e Papës Françesk të dielën në Tiranë, ku ai deklaroi që bashkëjetesës fetare në Shqipëri ishte një model që bota mbarë duhet ta ndjek, ka mbrujtur qytetarët Shqiptarë me një ndjenjë të re krenaria për vendin.

Papa Françesku në Tiranë | Foto nga : AP
Papa Françesku në Tiranë | Foto nga : AP

“Papa e bëri mirë që erdhi,” thotë Enkelejda Caslli, infermiere në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza,” në Tiranë. “Tani të paktën do flasë bota diçka të mirë për ne,” shtoi ajo.

Ndërkohë Fariu, një tregtar në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, ishte i impresionuar nga mënyra e rregullt dhe e organizuar mirë e ceremonialit të vizitës së Papës Françesk.

“Ajo që më pëlqeu mua ishte që shteti tregoi se po të dojë e bën zap vendin,” tha ai.

“Edhe Europa këtë vlerëson më shumë, sepse vendit nuk i nevojitet asgjë tjetër veçse një rregull dhe disiplinë e atillë,” shtoi Fariu.

Papa Françesku arriti të dielën në mëngjes në Shqipëri, për një vizitë njëditore dhe pas takimit me Presidentin Bujar Nishani, mbajti një meshë përpara mijëra pelegrinëve, myslimanë dhe të krishterë, në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

“Toleranca fetare është një pasuri që duhet ta ruani mirë, një e mirë e çmuar dhe meriton një vëmendje të veçantë në këto kohë kur ekstremizmi po minon bashkëjetesën fetare, duke u kthyer në rrezik për dhunë,” tha Papa Françesk gjatë fjalimit të tij në Presidencë.

“Askush nuk duhet të mendojë se mund ta përdorë forcën e Zotit për akte të dhunshme,” shtoi ai.

Sipas zëdhënësit të Vatikanit Federico Lombardi gati 300 mijë pelegrinë kishin zbritur në rrugët e Tiranës për të mirëpritur Papën Françesk.

Renato, një student i medresesë së Tiranës, u shpreh që vizita e Papës Françesk kishte ngazëlluar të gjithë shqiptarët, qofshin të krishterë apo myslimanë.

“Papa erdhi këtu sepse vlerëson bashkëjetesën harmonike që kemi ne mes feve tona,” tha ai.

“Ai nuk tha se Krishti është më i mirë se Muhamedi, kështu që edhe ne që i përkasim një besimi tjetër ndihemi të privilegjuar,” Renato shtoi.

Etiketa: Bujar NishaniEkstremizmiEuropaMyslym ShyripaktrrezikshqipShqipëristudentTiranëvizita
Tjetri
Kooperativa kapitaliste vjel frytet e punës në Shqipëri

Kooperativa kapitaliste vjel frytet e punës në Shqipëri

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.