AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kosova udhëheq Ballkanin për përdorimin e internetit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kosovarët janë përdoruesit më të fuqishëm të internetit në Ballkan, mësohet nga një vrojtim botëror për penetrimin e internetit dhe Facebook-ut.

9738917798_32dbe8b6aa_zVrojtimi Internet World Stat, mbi përdorimin e internetit thotë se 76.6 për qind e 1.8 milionë banorëve të Kosovës përdorën internetin në vitin 2013. Por Kosova është gjithashtu nga të paktat vende për të cilat mungojnë të dhënat mbi përdorimin e Facebook.

I dyti në Ballkan për përdorimin e internetit qe Kroacia, ku 70.9 për qind e popullatës shkoi online. Kjo do të thotë se 3.1 nga 4.4 milionë banorë qenë përdorues të rregullt. Gjithsesi, kroatët nuk duken shumë të interesuar për Facebook, për shkak se “vetëm” 1.6 milionë prej tyre e përdorin këtë rrjet të medias sociale.

Njerëzit në Bosnjë dhe Herzegovina u renditën të tretët me 67.9 për qind penetrim të përdorimit të internetit. Kjo do të thotë se 2.6 milionë nga një popullatë prej 3.8 milionë njerëzish e përdorën. Numri i përdoruesve të Facebook qe 1.3 milionë gjë që përbën gjysmën e përdoruesve të internetit.

Maqedonia, ku 62.2 për qind e popullsisë përdor internetin, qe e katërta në listë. Rreth 1.3 milionë njerëz  nga 2.1 milionë banorë qenë përdorues. Një pjesë e madhe e tyre, 962 mijë, përdornin gjithashtu Facebook.

Shqipëria është nga vendet e mesit në listë me 60.1 për qind penetrim interneti sipas të dhënave të këtij studimi. Kjo do të thotë se rreth 1.8 milionë nga 3 milionë banorë qe përdorues dhe shumica e përdoruesve, rreth 1.1 milionë kanë llogari në Facebook.

Niveli i përdorimit të internetit në Serbi qe 57 për qind ose 4.1 milionë banorë. Përdorimi i Facebook këtu është gjithashtu i lartë me 3.3 milionë llogari.

Në Malin e Zi norma e penetrimit të internetit është 56.8 për qind ose 365 mijë banorë nga një popullatë prej 650 mijë vetësh. Rreth 300 mijë prej tyre përdorën edhe Facebook.

Bullgaria, me popullatë prej 6.9 milionë banorë pati normë penetrimi në internet prej 53.2 për qind ose 3.6 milionë përdorues. Rreth 2.5 milionë prej tyre kishin edhe profile në Facebook.

E fundit në listë qe Rumania me normë penetrimi interneti 49.8 për qind. Rreth 10.8 milionë nga 22 milionë banorët e Rumanisë përdorën rrjetin dhe nga këto, 5.3 milionë kanë llogari në Facebook.

Në krahasim me normat Europiane në përgjithësi, ku penetrimi i internetit në dhjetor 2013 qe 68.8 për qind, vendet e Ballkanit renditen poshtë mesatares. Mesatarja botërore është shumë më poshtë. Vlerësohet se 39 për qind e popullsisë së botës është në rrjet.

Lider në listën e vendeve Europiane për penetrim interneti janë Islanda me 96.5 për qind pasuar nga Norvegjia me 95 për qind dhe Suedia me 94.8 për qind.

Vendet më të mëdha të Bashkimit Europian, Gjermania, Britania dhe Franca, kanë përdorim interneti prej 86.2 për qind, 89.8 dhe 83.3 për qind respektivisht.

Në fund të listës për Europën është Ukraina me penetrim 41.8 për qind dhe Turqia me 46.3 për qind.

Etiketa: BallkanBanorëBashkimit EuropianBullgariaFacebookFrancaGjermaniaKosovaKosovëKroaciaMaqedoniaNorvegjiaRumaniaSerbiSHshqipShqipëriaSuediaTurqiaUkraina
Tjetri
Aktivistët riciklojnë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar

Aktivistët riciklojnë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.