Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor !

Kriza ekonomike, 133 mijë shqiptarë u kthyen nga emigrimi

BIRNNgaBIRN
11:00 | 07/10/2014
Në Artikull kryesor !, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Kriza ekonomike, 133 mijë shqiptarë u kthyen nga emigrimi
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshe nga perceptimi publik, pjesa dërrmuese e të kthyerve kanë vështirësi ekonomike në atdhe dhe vetëm një pjesë e vogël kanë hapur biznese, raporton INSTAT dhe IOM.

Prezantimi i studimit. Foto: Facebook/INSTAT
Prezantimi i studimit. Foto: Facebook/INSTAT

Një vrojtim mbi popullatën e emigrantëve të kthyer në Shqipëri gjatë viteve të fundit i kryer nga Instituti i Statistikave dhe zyra e OKB-së për Migrimin zbuloi se mbi 133 mijë shqiptarë, më së shumti emigrantë në Greqi dhe Itali, janë kthyer në atdhe gjatë viteve të fundit si pasojë e vështirësive ekonomike të hasura në këto vende.

Sipas INSTAT, pjesa dërrmuese e të pyeturve raportojnë se janë kthyer gjatë viteve 2012 dhe 2013 ndërsa një pjesë e konsiderueshme e sheh kthimin në Shqipëri si zgjidhje të përkohëshme para se të emigrojnë sërish.

Rreth 40 për qind e të kthyerve e shohin të ardhmen në Shqipëri ndërsa një pjesë e vogël, vetëm 8 për qind, kanë arritur të krijojnë një biznes të vogël pas kthimit.

“Synimi i studimit qe që të krijohej profili i emigrantit të kthyer dhe të identifikoheshin nevojat e tij,” deklaroi drejtori i Institutit të Statistikave Gjergj Filipi në prezantimin e studimit të kryer të martën (7 tetor) në Tiranë.

Emigrantët e kthyer kanë një moshë mesatare prej 38.6 vjeç dhe kanë qëndruar në emigracion për mesatarisht 6 vjet. Një pjesë e tyre janë kthyer në atdhe bashkë me fëmijët e mitur të lindur në emigrim dhe shumë i janë drejtuar tokës bujqësore për vetëpunësim.

Gjashtë në dhjetë emigrantë të kthyer janë vendosur në të njëjtin vendbanim që kanë patur por katër në dhjetë kanë preferuar të vendosen në një nga qytetet e mëdha të Shqipërisë, gjë që sugjeron se kthimi i emigrantëve nga jashtë vendit po shoqërohet edhe me një migrim të brendshëm.

“Rreth 59 për qind e emigrantëve të kthyer ishin të papunë para se të niseshin. Norma e tyre e papunësisë ra në 27 për qind gjatë kohës së emigracionit. Norma e papunësisë për këto persona ishte 60 për qind në çastin e kthimit dhe 50 për qind në çastin e vrojtimit. Kjo rënie e lehtë e papunësisë i dedikohet më së shumti vetëpunësimit,” thotë Instituti i Statistikave.

Shqipëria ka përjetuar një nga normat më të larta të emigrimit në histori gjatë dekadave pas rënies së komunizmit me mesatarisht 50-60 mijë vetë të larguar çdo vit. Gjatë dekadës nga viti 2001 deri më 2011, INSTAT vlerëson se nga Shqipëria janë larguar 480 mijë vetë.

Kjo normë shumë e lartë emigrimi duket se është shkaktuar nga niveli i ulët ekonomik i Shqipërisë në krahasim me fqinjët e vet më të pasur si Greqia dhe Italia.

Përgjatë viteve të fundit, Italia është bërë destinacioni kryesor i emigrantëve shqiptarë ndërsa Greqia ka rënë në vend të dytë.

Norma e lartë e kthimit të emigrantëve nga jashtë Shqipërisë ka krijuar ndryshime të konsiderueshme në kërkesë-ofertën për vende pune brenda vendit, ndryshime që nuk kanë studiuar ende në thellësi.

Tjetri
Progresi i Ballkanit, i ngadaltë, thotë Komisioni i Bashkimit Europian

Progresi i Ballkanit, i ngadaltë, thotë Komisioni i Bashkimit Europian

Më të lexuarat

Kriza ekonomike, 133 mijë shqiptarë u kthyen nga emigrimi

Kriza ekonomike, 133 mijë shqiptarë u kthyen nga emigrimi

11:00 | 07/10/2014
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

16:24 | 30/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.