AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Progresi i Ballkanit, i ngadaltë, thotë Komisioni i Bashkimit Europian

Nektar ZogjaningaNektar Zogjani
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Raport-progreset e ardhshme të BE-së mbi vendet e Ballkanit Perëndimor do të vërejnë se çdo vend ka shumë për të bërë – ndonëse disa po bëjnë dukshëm më tepër progres se të tjerat.

flags-430899Një zyrtar i lartë i BE-së tha se Raportet e Progresit të Komisionit Europian për vitin 2014 mbi Ballkanin Perëndimor, të cilat do të dalin të mërkurën, do të nënvijëzojnë kryesisht dështimet në fushat e sundimit  të ligjit,  në korrupsion, te të drejtat themelore siç është liria e shprehjes dhe po ashtu kërcënimi ndaj pavarësisë së medias.

Secili prej vendeve në fjalë ka shumë punë për të bërë në mënyrë që të plotësojë kriteret e BE dhe të vazhdojë rrugën për në anëtarësim, tha ai.

“Pasardhësi i Stefan Fyles do të ketë shumë për të bërë gjatë mandatit,” tha ai duke iu referuar Komisionerit për Zgjerim që është në largim dhe pasardhësit të tij austriak, Johannes Hahn.

Çdo vit, Komisioni harton raporte individuale për shtetet e Ballkanit Perëndimor krahas Dokumentit të Strategjisë së Zgjerimit, që planifikon rrugën e mëtejshme për vitin e ardhshëm.

Duke filluar me Shqipërinë e ndarë politikisht, burimi tha se një kulturë bashkëpunimi duhet të rindërtohet mes opozitës dhe partive qeverisëse.

Në Kosovën fqinje, ai tha se ngërçi në parlament, që prej zgjedhjeve të përgjithshme të fundit, që ka  penguar zgjedhjen e kryetarit të parlamentit dhe formimin e një qeverie të re, është një tjetër shqetësim.

Kosova do të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, për të cilën filluan bisedimet në tetor 2013 – hapi i parë drejt anëtarësimit gradual në BE.

Duke folur për marrëdhëniet e jashtme të Kosovës, i njëjti burim tha se raporti do të nxisë qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në një dialog të udhëhequr nga BE për normalizimin e lidhjeve, si në përmbushjen e pikave të marrëveshjeve të nënshkruara tashmë, ashtu edhe në hapjen e temave të reja.

Në lidhje me Maqedoninë, burimi tha se Raporti i Progresit nuk do të tërheqë rekomandimin afatgjatë të Komisionit  që Maqedonia të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE-në, siç kanë parashikuar disa.

Megjithatë zyrtari theksoi, “ky ishte një vit i keq për Maqedoninë”, duke iu referuar bojkotit të opozitës në parlament së bashku me çështje të tjera.

Zyrtari tha se pavarësisht se Mali i Zi ka vazhduar të bëjë progres, vendi ka ende punë për të bërë. Pothuajse në fazën e negociatave për t’iu bashkuar BE-së, Mali i Zi duhet “të përshpejtojë reformat, veçanërisht ato që merren me sundimin e ligjit,” tha burimi nga BE.

Bosnja dhe Hercegovina e polarizuar etnikisht mbetet shqetësimi më i madh i burimit. “Është bërë pak progres politik apo ekonomik gjatë vitit të shkuar, gjë që është “shumë shqetësuese”, vërejti zyrtari.

Një tjetër zyrtar i BE, i cili po ashtu nuk dëshiron të bëhet i njohur, tha se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk shihet si një anëtar i mundshëm në terma afatshkurtër.

“Asnjë prej vendeve nuk ka bërë mjaftueshëm progres për t’iu bashkuar BE-së në pesë vitet e ardhshme,” tha burimi.

Kroacia ishte vendi i fundit në rajon që iu bashkua klubit Europian, pas anëtarësimit në korrik 2013. Ish-republika Jugosllave e Sllovenisë është bashkuar shumë më herët, në vitin 2004.

Mali i Zi dhe Serbia konsiderohen si dy vendet që do ta pasojnë, pasi të dyja kanë filluar negociatat e anëtarësimit.

Pavarësisht çështjeve të sundimit të ligjit, burimet thanë se raportet e BE do të shprehin shqetësime mbi fusha të të drejtave themelore, si liria e fjalës dhe pavarësia e medias.

Burimet u shprehën se raportet do të vërejnë se disa qeveri në rajon po ndërhyjnë haptazi apo fshehurazi te media, duke krijuar një klimë frike dhe vetë-censure.

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBosnjaBosnja dhe HercegovinaCensuredialogFushaKorrupsionKosovaKosovëKroaciaLiriaLiria e ShprehjesMaliMali i ZiMaqedoniaMediaparlamentprogresrajonraportRaportiSerbiashqipzgjerim
Tjetri
Rojtarët e liqenit të Shkodrës pasurohen nga peshkimi i paligjshëm

Rojtarët e liqenit të Shkodrës pasurohen nga peshkimi i paligjshëm

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.