AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Investigime

Rojtarët e liqenit të Shkodrës pasurohen nga peshkimi i paligjshëm

Elvis NabollingaElvis Nabolli
12 years më parë
në Artikull kryesor Investigime, Artikull kryesor Korrupsioni, Artikull kryesor Mjedisi, Faqja e pare, Investigime, Korrupsioni, Mjedisi, Mos humbisni, Në Fokus, Page Positions
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liqeni i Shkodrës | Foto nga : Elvis Nabolli

Organizata e ngarkuar me ruajtjen e thesarit mjedisor të mbrojtur shqiptar akuzohet se drejton një skemë shantazhi për peshkatarët e paligjshëm që po shkatërrojnë faunën e liqenit.

Varkat e peshkatarëve që gjuajnë me gjenerator në liqenin e Shkodrës | Foto nga : Elvis Nabolli
Varkat e peshkatarëve që gjuajnë me gjenerator në liqenin e Shkodrës | Foto nga : Elvis Nabolli

Organizata e Menaxhimit të Peshkimit në liqenin e Shkodrës, OMP, akuzohet se po drejton një skemë shantazhi/zhvatjeje për peshkatarët që përdorin mënyra ilegale peshkimi, të tilla si përdorimi i gjeneratorëve.

Intervistat me peshkatarët vendas, të cilët kanë shkelur ligjin për vite me radhë duke peshkuar me gjeneratorë, sugjerojnë se OMP po aplikon një skemë të tjeshtë por shumë efikase shantazhi qëkur qeveria i transferoi asaj kompetencat për ruajtjen e liqenit në shkurt të 2014.

Çdo peshkatar që përdor metoda të paligjshme peshkimi, si përdorimi i gjeneratorëve ose të tjera, duhet t’i paguajë OMP-së një rryshfet, i cili përllogaritet në bazë të sasisë së peshkut të kapur. Në këmbim, organizata nuk e raporton aktivitetin e tyre të paligjshëm në polici.

“OMP-ja e ka kthyer liqenin në pellgun e saj privat,” i tha BIRN-it një ndër peshkatarët që përdorin gjeneratorin për të kapur peshq. “Ata bajnë si të dojnë vetë, lozin si të dojnë vetë,” shtoi ai.

Grupimet mjedisore thonë se peshkimi i paligjshëm, si për shembull mes përdorimit të rrymës elektikë të gjeneratorëve, ka pasur një impakt shkatërrimtarë mbi sasinë e peshkut në liqenin e Shkodrës këto dy dekadat e fundit.

Një nga peshkatarët i tha BIRN-it se përpara se OMP-ja të merrte përsipër ruajtjen e liqenit ata duhet të binin në ujdi me policinë kufitare, ose me ‘Rangersat’ e liqenit, por tashmë, kushdo që paguan organizatën mund të peshkojë pa i hyrë halë në këmbë.

Pëshkatarë të ndryshëm në intervistat e tyre individuale thanë se skema e shantazhit drejtohet nga kreu i OMP-së, Arjan Çinari, dhe nga njerëzit e tij të afërt brenda organizatës.

Përpara se të drejtonte OMP-në, Çinari ka qënë oficer policie. Në vitin 2006 ai është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjykata i rrëzoi më pas akuzat kundër tij.

I pyetur mbi akuzat se organizata e tij po zhvat para nga peshkatarët vendas, Çinari mohoi çdo abuzim.

Ai gjithashtu tha se qëkur OMP ka marrë kontrollin e liqenit, peshkimi i paligjshëm mes përdorimit të gjeneratorëve është ndalur krejtësisht.

“Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë,” i tha ai BIRN-it. “Do të ishte njësoj sikur i zoti i shtëpisë të lejonte një hajdut në shtëpinë e tij. Kjo nuk ka asnjë kuptim,” shtoi Çinari.

Liqeni i Shkodrës numëron 34 specie peshqish autoktonë prej të cilëve shtatë janë endemik, vëçanërisht krapi, gjuca dhe ngjala.

OMP-ja është ngritur në vitin 2003 dhe është regjistruar si anëtare e federatës shqiptare të ujrave të brendshëm dhe ndërkufitare, e cila është themeluar në Tiranë në vitin 2011.

OMP-ja menaxhon ujërat e Liqenit të Shkodrës në bazë të një kontrate të nënshkruar me Ministrinë e Bujqësisë në gusht të vitit 2013 dhe një marrëveshjeje të nënshkruar në shkurt të 2014 “Për Ruajtjen e Ekuilibrave Ekologjik dhe Shfrytëzimit Racional të Burimeve Peshkore ne Liqenin e Shkodrës.”

Peshkimi me gjeneratorë në këtë liqen kryhet ditë dhe natë, në varësi të sezonit.

Një nga peshkatarët e shoqëroi reporterin e BIRN në një pjesë të liqenit që ishte plot me kallamishte, ku kishin ndaluar mbi 10 varka.

Ai ishte vendi ku ndalonin peshkatarët të cilët peshkonin me gjeneratorë, shpjegojë ai.

“Këta gjujnë natën me dritë, kurse ditën gjujnë këtu afër, pra kur ka shumë ujëra në pranverë,” tha ai duke treguar nga kallamishtja.

Alminda Mema, menaxhere e qendrës mjedisore Ahrus në Shkodër, thotë se peshkimi i paligjshëm në Liqenin e Shkodrës vazhdon të jetë i zakonshëm dhe ka sjellë pasoja katastrofike.

“Ky fenomen nuk ka pasur një ndikim negativ vetëm në aspektin mjedisor, por ka sjellë pasoja sociale dhe ekonomike gjithashtu,” shpjegoi ajo.

“Duke u pakësuar sasinë dhe cilësinë e rezervave të peshkut, zvagëlohen dhe mundësitë e peshkatarëve të rregullt për të fituar bukën e gojës,” shtoi ajo.

“Është shqetësuese që pavarësisht kontrolleve nga OMP dhe presionit të ligjit për ndalimin e peshkimit të paligjshëm, ai sërish vazhdon,” vazhdon znj. Mema.

Peshkatarët vendas thonë se inspektorët e OMP-së e mbyllin njërin sy për aktivitetet e paligjshme – për çmimin e duhur.

Një peshkatar i tha BIRN-it se peshkimi me gjeneratorë ishte një fenomen i përhapur në zonën e Shkodrës, duke u shtrirë nga grykëderdhja e Bunës dhe deri në zonën e Malësisë së Madhe, në kufi me Malin e Zi.

Peshkatari raportoi se ata që peshkonin duke përdorur dinamit për të trullosur dhe kapur peshqit i shmangen policisë, ndërsa ata që përdorin gjeneratorët thjesht i japin rryshfet OMP-së.

“Tash duhet t’i paguajmë më shumë para OMP-së, të cilët e kanë kthyer liqenin në pronë private,” tha një peshkatar.

“Lejet jepen nga Arjani [Çinari]; ai të lejon që të peshkosh me gjenerator pa të shqetësuar njeri, edhe pse përdorimi i gjeneratorit është i paligjshëm,” shtoi ai.

Sipas peshkatarit, miqtë e Çinarit në organizatë u kërkojnë çdo peshkatari që peshkon me gjenerator nga 3,000 deri në 5,000 lek dita, në varësi të sasisë së peshkut të kapur.

“Çdokush që flet me Arjanin ka një marrëveshje; ai është njëshi këtu,” thotë peshkatari. “Në të kundërt, ata të sekuestrojnë peshkun dhe të dorëzojnë në polici,” shton ai.

Një tjetër peshkatar i intervistuar nga BIRN-i tregoi gjithashtu se rryshfeti që i paguhej zyrtarëve të OMP-së varionte nga 3,000 deri në 5,000 lek në ditë.

“Pa organizatën s’del kush, po s’more [leje] te organizata, po s’paguve, nuk del [për peshkim],” tha ai.

Peshkatari i tha BIRN-it që njerëzit vazhdojnë të peshkojnë me gjenerator në Liqenin e Shkodrës, pavarësisht dëmeve që sjell për mjedisin, sepse kanë nevojë të fitojnë bukën e gojës.

“Çfarë të bëjmë, duhet të ushqehemi,” tha njëri prej tyre. “Kjo është puna jonë dhe nuk dimë të bëjmë gjë tjetër.”

Një oficer policie i cili foli në kushtet e anonimatit i tha BIRN-it se ka pasur fjalë të shpeshta se organizata e Çinarit shvat para nga peshkatarët.

“Peshkatarët që janë ndaluar nga policia kufitare me gjeneratorë kanë implikuar dhe OMP-në, por asnjë akuzë nuk është ngritur në mënyrë zyrtare,” tha polici.

Në përgjigje të këtyre akuzave, Çinari përsëriti pretendimin e tij se ai dhe ekipi i tij kanë ndaluar përdorimin e paligjshëm të gjeneratorëve.

“Të 400 [varkat me] gjeneratorët që peshkonin në mënyrë të paligjshme janë zhdukur pothuajse të gjitha,” tha ai.

“OMP-ja ka qënë organizata e vetme që ka luftuar këtë lloj peshkimi sepse e di shkatërrimin që shkakton,” shtoi Çinari.

Etiketa: abuzimAlminda MemaBIRNGjykataInspektorKufimarrëveshjendikimParapasojaPeshkimiPiSpoliciPoliciaPunaQeveriarryshfetSHShkodërshqiptare
Tjetri
Mali i Zi Përfiton 10 Milionë Euro për Strehimin e Refugjatëve

Mali i Zi Përfiton 10 Milionë Euro për Strehimin e Refugjatëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.