AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mali i Zi Përfiton 10 Milionë Euro për Strehimin e Refugjatëve

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
12 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kampi i refugjatëve ne Konik, Podgoricë.

Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës do të japë fonde për të ndihmuar Malin e Zi të ndërtojë shtëpi për refugjatët e kohës së luftës, të cilët kanë 15 vite që enden në banesa të përkohshme.

Kampi i refugjatëve ne Konik, Podgoricë.
Kampi i refugjatëve ne Konik, Podgoricë.

Ministri i Punës i Malit të Zi, Predrag Boskovic dhe zyrtari Stephen Sellen nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës nënshkruan të martën marrëveshjen për dy projekte që vlejnë 9.9 milion euro teksa vendi kërkon të gjejë zgjidhjen e problemit të strehimit të mijërave refugjatëve afatgjatë nga luftërat e Jugosllavisë.

Dy projektet e reja do të ofrojnë akomodim të përhershëm për më shumë se 120 familje refugjatësh në kryeqytetin e Podgoricës dhe për 68 të moshuar në komunën e Pljevljas.

Boskovic tha se qeveria kishte bërë përpjekje të mëdha për të zgjidhur një herë e mirë çështjen e njerëzve të zhvendosur “që të gjithë të gëzonin të drejtat si çdo qytetar tjetër i Malit të Zi,” përveç të drejtës për të votuar.

“Qeveria po përballet me problemin e strehimit të 6,063 njerëzve, rreth 1,177 familjeve, të cilët janë refugjatët më të vlefshëm,” tha ai.

Boskovic shtoi se autoritetet kishin si qëllim të zgjidhnin përfundimisht problemin e banesave të akomodimit të përkohshëm të refugjatëve, të njohura si “qendra grumbullimi”.

“Ne duam t’i japim fund një herë e mirë ekzistencës së qendrave të grumbullimit,” tha ai.

Përmirësimi i statusit të refugjatëve në vend është një nga kriteret për pranimin e Malit të Zi në BE.

Sipas të dhënave të qeverisë nga dhjetori 2012, rreth 16.000 refugjatë lufte nga Kroacia, Bosnja dhe Kosova jetojnë në Malin e Zi. Rreth 11000 prej tyre janë nga Kosova. Mbi 3000 janë rom që jetojnë në kampin Konik të refugjatëve në periferi të Podgoricës.

Vitin e shkuar, Komisioni Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës, një organ këshillues i të drejtave të njeriut në Këshillin e Europës, e përshkroi gjendjen e kampit në Konik si “çnjerëzore dhe të rrezikshme”.

Qeveria ka aplikuar për fonde për dy projekte të tjera të strehimit të refugjatëve – ndërtimin e 94 apartamenteve në komunën Berane dhe 32 apartamente në Herceg Novi.

Në qershor, u startua programi i ristrehimit të njerëzve të zhvendosur, që parashikon ndërtimin e të paktën 900 njësive strehuese gjatë tri viteve të ardhshme, me ndihmën e donatorëve të huaj.

Vlerësohet se programi do të kushtojë rreth 27 milion euro. Qeveria do të mbulojë 15 për qind të fondeve.

Etiketa: BEBosnjaEuroFamiljeFondeKëshillin e EuropësKomisioni EuropianKosovaKroaciaLufteMaliMali i ZipaktPodgoricëPunëQeveriaromSHzhvillim
Tjetri
Debati mbi fjalët seksiste ndan gratë në Malin e Zi

Debati mbi fjalët seksiste ndan gratë në Malin e Zi

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.