AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Debati mbi fjalët seksiste ndan gratë në Malin e Zi

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Përpjekjet për të imponuar një gjuhë të kujdesshme ndaj çështjeve gjinore në këtë shoqëri tradicionalisht maskiliste i ka ndarë në fronte të ndryshme grupimet e grave. 

431202658_d1e3d7c290_zMali i Zi po e bën gjuhën “të kujdesshme ndaj çështjeve gjinore” një detyrim për institucionet publike, jetën publike dhe sektorin privat.

Sipas një projektligji të ri, të cilin parlamenti pritet ta miratojë në fund të këtij viti, dënimi për mospërdorimin e një gjuhe të kujdesshme ndaj çështjeve gjinore mund të shkojë deri në 20 mijë euro gjobë.

Përveç imponimit të përdorimit të emrave femërorë në media, në kompani dhe mes figurave publike, terma të reja do të “zbatohen në mënyrë strikte” në dokumente zyrtare të tilla si kontrata pune apo përshkrime pune, tituj dhe funksione.

Se çfarë do të thojë kjo në praktikë është që në dokumentet zyrtarë do të ketë, për shembull, për detyrë të përdoren ekuivalentet femërore në gjuhën malazeze për tituj të tillë si “shofer”, “ushtar” apo “udhërrëfyes”, pra fjalët “vozacica”, “borkinja”, “vojnikinja” and “vodickinja”.

Duke komentuar mbi natyrën e këtyre masave të cilat kritikohen si “shtypëse” – siç i kanë quajtur disa organizata – kryetarja e komitetit parlamentar për Barazinë Gjinore Nada Drobnjak i mbrojti ndryshimet.

“Mua do të më pëlqejë të shoh se cilët do të dalin kundër sanksionimit të diskriminimit për shkak se po bëjmë pikërisht këtë – penalizim të diskriminimit,” tha Drobnjak javën e kaluar.

Edhe gjuhëtarët janë të ndarë sa i përket opinioneve mbi ndryshimet e propozuara dhe disa ankohen se fjalët e reja tingëllojnë si artificiale.

Disa janë dakord me nevojën për ta standardizuar më tej gjuhën, në mënyrë që të krijohet hapësirë për termat me ndjeshmëri gjinore.

Gjithsesi, të tjerë, si profesori Draga Bojovic, një ekspert gjuhe, javën e kaluar u ankua për një akt “dhune kundër gjuhës”.

Një grup tjetër kritikësh – ndoshta në mënyrë surprizë – janë pikërisht përfitueset e mundshme të ndryshimeve të propozuara.

Grupimet e grave nuk janë kundër gjuhës që merr në konsideratë gjininë në titujt zyrtarë por e konsiderojnë propozimin si një diversion nga çështje më të mëdha që shqetësojnë gratë në shtëpi dhe në punë.

Ervin Dabižinović, nga Qendra për Studimet e Grave dhe Paqes, Anima, tha se media po e thjeshtëzonte problemin e të drejtave të grave.

“Media po krijon imazhin sikur është e rëndësishme thjesht se sa do të duhet të paguaj ndokush nëse nuk përdor emrin femëror për një profesion… por ky është një prezantim banal i një problemi serioz,” tha Dabizinović për BIRN të hënën.

“Gjuha është vetëm një pjesë e vogël e problemit në atë që duhet të bëjë një shoqëri thellësisht patriarkale si Mali i Zi në mënyrë që të përballet me problemin e të drejtave të grave,” tha ajo.

Dabizinović theksoi se Mali i Zi ka sakaq një numër ligjesh mbi barazinë gjinore, të cilat nuk po zbatohen; ligji i ri ka gjasa të ketë të njëjtin fat.

Ndërsa kushtetuta e Malit të Zi sakaq garanton barazi të plotë mes sekseve, realiteti në terren është krejt ndryshe.

Statistikat e fundit zyrtare mbi pagesat, nga muaji maj, tregojnë se gratë vijojnë të fitojnë mesatarisht 16 për qind më pak se burrat.

Të ardhurat mesatare bruto për meshkujt ishin 777 euro ndërsa për gratë ishin 688 euro.

Ndërsa gratë përbëjnë 54 për qind të popullsisë – ato drejtojnë më pak se 10 për qind të kompanive dhe kanë nën pronësi vetëm 15 për qind të pronave.

Më pak se 15 për qind e anëtareve të parlamentit janë gra, duke e vënë Malin e Zi në vend të 95 nga 193 vendet anëtare të OKB-së në indeksin e pjesëmarrjes së grave në jetën parlamentare, sipas raportit të OKB-së të vitit 2013.

Në të gjithë rajonin, vetëm Kosova është më poshtë në listë.

Sipas raportit të OKB-së, vetëm 16.9 për qind e grave marrin pjesë në punën e këshillave vendorë në Malin e Zi dhe vetëm “shumë pak gra” marrin vendime në nivelin ekzekutiv të qeverisë.

Shumë gra të zakonshme thonë se problemi i gjuhës i lë ato me ndjenja të përzjera.

Zorka Markovic, e cila fiton 180 euro në muaj duke punuar në një dyqan të vogël në Podgoricë, thotë se përdorimi i gjuhës së ndjeshme ndaj gjinisë nuk do të ndryshojë shumë gjëra në jetën e saj.

“Fakti që shteti do të detyrojë punëdhënësin të përdorë emra femërorë kur të më drejtohet dhe që media do të duhet t’i përdorë këto kur të shkruajë për gratë nuk do të më ndihmojë mua të mbyll muajin me pagën time,” i tha ajo BIRN.

Nëna e vetme me tri fëmijë tha se qe absurde t’i përkushtohej kaq shumë vëmendje problemit të gjuhës “a thua se është problemi më i madh për barazinë e grave.”

Maja Vukovic, në anën tjetër, një mësuese nga Podgorica, tha se ajo e mbështeste nismën për të këmbëngulur në përdorimin e gjuhës së ndjeshme ndaj gjinisë.

“Imponimi me ligj i normave gjuhësore do të ndihmojë si burrat ashtu edhe gratë të kuptojnë gradualisht se çfarë do të thotë barazi,” i tha ajo BIRN.

“Për fat të keq,” shtoi ajo, “në eksperiencën time gratë janë edhe më refuzuese ndaj titujve femërorë sesa burrat”.

Etiketa: BIRNdetyrimEurograKosovaKrijonLigjMaliMali i ZiMediaOKBPodgoricaProjektligjiPunëSHShoferStatistikat
Tjetri
Gjyqi i Radovan Karaxhixh hyn në fazën finale

Gjykatësit e Karaxhixh tërhiqen për marrjen e vendimit pas gjyqit maratonë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.