AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Dëshmitari tërheq dëshminë në gjyqin e 'Grupit të Drenicës'

Simo GacesangaSimo Gacesa
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
EULEX
Policë të EULEX në Kosovë | Foto nga : BETA

Një tjetër dëshmitar në gjyqin e “Grupit të Drenicës” së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzuar për sulme ndaj të burgosurve të luftës, ka përgënjeshtruar deklaratën që kishte bërë më herët e cila inkriminonte të pandehurit.

EULEX
Policë të EULEX në Kosovë | Foto nga : Beta

Një dëshmitar i mbrojtur tha në gjykatën e Mitrovicës në gjyqin e shtatë ish-luftëtarëve të UÇK, se ai nuk e mbante mend se cili gueril e mori atë dhe të vëllain, pavarësisht se në deklaratën e mëparshme kishte përmendur se Ismet Haxha ishte një prej tyre.

“Nuk e di nëse e kam thënë, por ndoshta e kam thënë sepse njerëzit po thoshin të njëjtën gjë,” tha një dëshmitar i mbrojtur me emrin e koduar “O”.

Përgënjeshtrimi i deklaratës së mëparshme të tij vjen pas një incidenti të ngjashëm në gjyqin e së artës, kur një tjetër dëshmitar e ndryshoi dëshminë fillestare dhe tha se nuk ishte keqtrajtuar në qendrën e paraburgimit në Likovac pasi u burgos prej luftëtarëve të UÇK-së, siç kishte pretenduar më herët.

Në gjyq janë ish-ambasadori i Prishtinës në Shqipëri dhe njëkohësisht ish-komandant i forcave të sigurisë të Kosovës, Sylejman Selimi, së bashku me bashkiakun e Skënderajt, Sami Lushtaku dhe pesë ish-anëtarë të tjerë të UÇK, përfshirë Ismet Haxhën.

Ata akuzohen për torturë dhe keqtrajtim të të burgosurve në qendrën e Likovacit në 1998.

Një tjetër dëshmitar i mbrojtur me emrin e koduar “N” gjithashtu dëshmoi të mërkurën se i afërmi i tij, dëshmitari F, ishte burgosur në Likovac nga luftëtarët e UÇK.

Ismet Haxha akuzohet se ka qëlluar dhe plagosur dëshmitarin F.

Dëshmitari N tha se ai kishte dëgjuar se i afërmi i tij ishte qëlluar, por nuk e dinte kush e kishte bërë.

“I thash se ai meritonte një plumb kokës dhe jo në këmbë, sepse e kisha paralajmëruar më parë se diçka e keqe do t’i ndodhte meqë të gjithë e dinin se ishte spiun serb,” tha dëshmitari N.

I pyetur nga prokurori se çfarë i ndodhi të afërmit të tij pasi ai u burgos në Likovac, dëshmitari N u përgjigj: “Nuk e di, sepse ai nuk më tregoi për këto gjëra. Se çfarë i ndodhi atij, e di ai më mirë.”

Etiketa: EULEXGjykatëGjyqkeqtrajtimKosovëMitrovicëProkurorishqipShqipëriSylejman Selimi
Tjetri
Progresi i Ballkanit, i ngadaltë, thotë Komisioni i Bashkimit Europian

BE qorton Ballkanin për hetimet mbi krimet e luftës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.