Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Gjykatësit e Karaxhixh tërhiqen për marrjen e vendimit pas gjyqit maratonë

BIRNNgaBIRN
08:40 | 09/10/2014
Në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Gjyqi i Radovan Karaxhixh hyn në fazën finale
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykatësit në gjyqin e Radovan Karaxhixh janë tërhequr për të konsideruar vendimin e tyre pas ish-lideri serb i Bosnjës tha në gjykatën e Hagës se ai kishte ‘një ndërgjegje të pastër’ dhe se priste lirimin.

Netherlands War Crimes Karadzic Mladic
Radovan Karaxhixh gjatë gjykimit në Hagë

Paneli prej tre gjykatësish në Gjykatën e krimeve të luftës në Hagë, ka filluar të mendojë vendimin pasi gjyqit pesë-vjeçar të Karaxhixh për disa nga masakrat më të këqija të Europës që prej Luftës së Dytë Botërore, po i vjen fundi.

69-vjeçarit i është ngarkuar përgjegjësia për organizim gjenocidi në Srebrenicë në vitin 1995 dhe në shtatë komuna të Bosnjës në vitin 1992, persekutimin e jo-serbëve, terrorizimin e popullsisë rreth Sarajevës dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB.

Vendimi pritet të bëhet i ditur në verën e vitit 2015.

Prokuroria ka kërkuar dënim të përjetshëm. Por në deklaratën e fundit të Karaxhixh përpara gjykatës të martën, ai pranoi se krimet e kryera gjatë luftës 1992-95 ishin “të tmerrshme”, por këmbënguli se ai nuk i kishte porositur.

“Jam i pastër në ndërgjegje dhe në zemër, sepse lufta nuk ishte ajo që unë doja,” tha ai.

Prokurori Alan Tieger tha në Gjykatën e Hagës të martën se Karaxhixh ishte fajtor për mbikëqyrjen e akteve të dhunës, zhvendosjes me dhunë dhe krimeve të tjera që kishin si qëllim shkatërrimin e të gjithë komunitetit boshnjak gjatë konfliktit të vitit 1992-95.

“Kur mijëra u vranë dhe mijëra u traumatizuan dhe burgosën, shumica e shtëpive të tyre dhe vendeve të shenja u shkatërruan dhe pjesa tjetër u largua me forcë nëpër botë, nuk është e vështirë të kuptosh qëllimin shkatërrimtar të komunitetit pas këtyre akteve,” tha Tieger.

Gjyqi i tij filloi në 2009 kur u arrestua në Serbi dhe iu dorëzua Gjykatës së Hagës pas një dekade arrati.

Që atëherë, rreth 600 dëshmitarë kanë dhënë dëshminë e tyre dhe gjykatësit kanë shqyrtuar rreth 11000 prova materiale dhe dhjetëra mijëra paqe prova të shkruara.

“Madhësia e kësaj çështjeje ka qenë e paprecedent,” tha gjykatësi kryesor O-Gon Kwon.

Presidenti i Lidhjes së ish të burgosurve në Kampin e të Burgosurve në Bosnje-Hercegovinë, Jasmin Meskovic, tha se ai priste që Karaxhixh të shpallej fajtor dhe të dënohej me burgim të përjetshëm sepse edhe ky do të ishte dënimi minimum për rolin e tij në planifikimin dhe organizimin e krimeve.

“Gjëja tjetër që presim dhe për të cilën jetojmë është që më në fund të dëgjojmë të vërtetën për ato krime masive të tmerrshme kur verdikti të lexohet. Më në fund do ta dëgjojmë publikisht të vërtetën për kampet, dhimbjen dhe krimet kundër të burgosurve,” tha Meskovic për BIRN.

Tjetri

Kërkimi për varr masiv serb në Kosovë nuk gjen asgjë

Më të lexuarat

Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore

Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore

11:17 | 02/10/2023
Gjyqi i Radovan Karaxhixh hyn në fazën finale

Gjykatësit e Karaxhixh tërhiqen për marrjen e vendimit pas gjyqit maratonë

08:40 | 09/10/2014
Lufta për tenderin 19 milionë euro vendosi nën akuzë ish-drejtoreshën e rrugëve

Lufta për tenderin 19 milionë euro vendosi nën akuzë ish-drejtoreshën e rrugëve

18:17 | 03/10/2023
‘Për vota dhe qoka’: Ndërmarrjet publike vuajnë nga humbjet dhe emërimet politike

‘Për vota dhe qoka’: Ndërmarrjet publike vuajnë nga humbjet dhe emërimet politike

11:40 | 28/09/2023
Kolegji njihet me parashtrimet në çështjen e gjyqtarit Arbër Çela

Kolegji njihet me parashtrimet në çështjen e gjyqtarit Arbër Çela

19:59 | 28/09/2023
Prokurorja Suela Salavaçi konfirmohet në detyrë

Prokurorja Suela Salavaçi konfirmohet në detyrë

11:58 | 28/09/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.