AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Standard & Poor’s vlerëson pozitivisht borxhin shqiptar

Simo GacesangaSimo Gacesa
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Borxhi publik shqiptar po përmirësohet, thotë S&P

Shërbimi i vlerësimit të cilësisë së borxheve, Standard & Poor’s rriti vlerësimin për titujt e borxheve sovrane të Shqipërisë nga “i qëndrueshëm” në pozitiv duke cituar politikën e kujdesshme fiskale të qeverisë së re.

Borxhi publik shqiptar po përmirësohet, thotë S&P
Borxhi publik shqiptar po përmirësohet, thotë S&P

Vlerësimi i përgjithshëm për Shqipërinë mbetet B për borxhet shqiptare në monedhë vendëse apo të huaj, një nivel borxhi i keq në rangun ndërkombëtar dhe i painvestueshëm nga institucionet atagjata, por pritshmëria për periudhën në vijim bëhet “pozitive”.

“Rishikimi i pritshmërisë reflekton parashikimin tonë se deficiti i përgjithshëm i qeverisë së Shqipërisë do të ulet në 2 për qind të PBB-së deri në vitin 2017. Ne mund ta rishikojmë në rritje vlerësimin tonë në rast se performanca fiskale e qeverisë përmbush vlerësimet tona për deficitin,” tha kompania në një njoftim për shtyp.

Agjencia vlerëson cilësinë e borxhit të një vendi apo një korporate për llogari të investitorëve të këtij borxhi. S&P vlerëson aktualisht se reforma e pensioneve, përmes së cilës qeveria shqiptare uli ndjeshëm përfitimet nga skema  publike e sigurimeve shoqërore me synimin për të reduktuar deficitin, është një faktor pozitiv ndërsa e nxit qeverinë të ndërmarrë reformë gjithëpërfshirëse në sektorin e energjisë.

“Ne i përmbahemi supozimit tonë se borxhi publik shqiptar do të fillojë të bjerë në raport me Prodhimin e Brenshëm Bruto në 61 për qind në vitin 2017 nga 66 për qind që pritet të jetë në vitin 2015. Ne vijojmë ta konsiderojmë borxhin neto të Shqipërisë prej 66 për qind të PBB-së si të lartë, por presionet afatshkurtra për rifinancimin e borxhit publik janë reduktuar disi,” thotë njoftimi.

Vlerësimi pozitiv i S&P pritet të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë në planin për shitjen e eurobondeve të reja me vlerë 300 milionë euro në vitin e ardhshëm. Këto eurobonde do të duhet të shiten për të shlyer eurobondet e emetuara në vitin 2010 për të cilat qeveria aktualisht paguan 7.5 për qind kupon interesi.

Eurobondet e reja pritet të emetohen me çmim më të ulët për shkak se interesat e parasë në tregun ndërkombëtar janë reduktuar ndjeshëm përgjatë viteve të fundit.

S&P thotë gjithashtu se mund të ulë vlerësimin e Shqipërisë përgjatë 12 muajve të ardhshme në rast se bindja e Shqipërisë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar vihet në pikëpyetje apo treguesi i rritjes ekonomike dobësohet ose borxhi në raport me PBB-në vijon të rritet.

Etiketa: AMPBorxhiBorxhi publikEuroEurobondePBBQeveriaQeveria shqiptareraportReformaSHshqipshqiptare
Tjetri
14 06 2013 takim me 11

A e shtyu BE Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga të shkelë kushtetutën?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.