AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Varësia nga nafta përbën rrezik për të ardhmen e ekonomisë shqiptare

Simo GacesangaSimo Gacesa
12 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fusha naftëmbajtëse e Patos-Marinzës fotografuar rreth vitit 2000. Foto kortezi: UNEP/Flickr

Në momentin që çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare do të bjerë, ekonomia e vogël shqiptare e cila ka krijuar një varësi në rritje ndaj nxjerrjes së naftës mund të fundoset.

Fusha naftëmbajtëse e Patos-Marinzës fotografuar rreth vitit 2000. Foto kortezi: UNEP/Flickr
Fusha naftëmbajtëse e Patos-Marinzës fotografuar rreth vitit 2000. Foto kortezi: UNEP/Flickr

Megjithëse ekonomia botërore ka shënuar krizë të thellë përgjatë pesë viteve të fundit, eksportet shqiptare janë dyfishuar gjatë kësaj periudhe. Ky është fakt, megjithatw lajmi përtej lajmit është të shihet se çfarë e ka shkaktuar këtë rritje kaq mbresëlënëse dhe mundësisht, cilat janë përfitimet e Shqipërisë nga kjo rritje.

Kryefjala është grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”. Ndërsa eksportet shqiptare janë rritur nga 790 milionë euro në vitin 2009 në 1.76 miliardë euro në vitin 2013, pra janë rritur me 970 milionë euro, eksporti i këtij grupi magjik është rritur nga 156 milionë euro në 710 milionë euro. Shkurt, më shumë se gjysma e të gjithë rritjes së eksporteve i përket këtij grupi. I njohur formalisht si “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike,” në rastin e Shqipërisë ky grup do të thotë më shumë minerale dhe naftë dhe më pak energji elektrike. Mineralet, veçanërisht krom e bakër kanë pësuar rritje. Grupi tjetër me rritje po kaq spektakolare është grupi “Materjale ndërtimi dhe metale”. Bëhet fjalë për çelik.

Gjithçka duket se sillet përreth naftës së fushës së Patos-Marinzës, një fushë e zbuluar në vitet 1960, e cila e arriti pikun e parë të prodhimit në vitin 1976. Piku i parë i prodhimit njihet kështu në ciklin e industrisë së naftës, pasi me teknologjinë e asaj kohe, u nxor sasia maksimale e prodhimit të mundshëm pas të cilit prodhimi bie me shpejtësi.

Pas vitit 2004, Shqipëria filloi të nxjerrë naftë me metoda sekondare, një metodë e re dhe e kushtueshme. Te faqja në internet e kompanisë Bankers Petroleum ka një përshkrim të kësaj historie. Në vitin 1995, disa kompani ndërkombëtare nënshkruan një kontratë koncesionare me qeverinë shqiptare për zhvillimin e vendburimit të Patos Marinzës. Për më shumë se nëntë vjet, çmimi shumë i ulët i naftës në tregun ndërkombëtar bëri që ky konsorcium të mos bënte asgjë deri sa hoqi dorë në vitin 2004.

Pas kësaj çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar u rrit aq sa nafta e Patos Marinzës, e cila ka kosto shumë të lartë nxjerrëse, u bë me leverdi. Rezultati qe që prodhimi i Patos-Marinzës u rrit nga 600 fuçi në ditë në 20 mijë fuçi në ditë. Në vitin 2005 psh, nafta e Patos-Marinzës u eksportua përkundrejt çmimit 30 dollarë për fuçi. Vitin e kaluar çmimi i shitjes qe 85 dollarë për fuçi.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria e bazon ekonominë e vet në një masë të konsiderueshme në një sektor apo një produkt.

Pas vitit 1976, kur Shqipëria arriti të prodhojë 2.6 milionë tonë naftë në vit, (afërsisht 40 mijë fuçi nafte në ditë), prodhimi i naftës filloi të bjerë me shpejtësi deri sa ra nën 1 milionë tonë në vit në dekadën e fundit të komunizmit. Në të njëjtën kohë, çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ra gjithashtu me shpejtësi nga 35 dollarë të kohës për fuçi në më pak se 10 dollarë.

Bumi i naftës i viteve të fundit në Shqipëri ka dhënë sakaq përfitime për ekonominë, sido që shumë më të vogla në përmasa se sa bumi i viteve 1970.

Buxheti i shtetit ka siguruar një pjesë jo të vogël të të ardhurave të veta në formën e rentës minerare. Gjatë vitit të kaluar, sipas kësaj kompanie, të ardhurat e buxhetit të shtetit nga renta minerare qenë 94 milionë euro ndërsa kompania punësoi në mënyrë direkte dhe indirekte 2300 vetë.

Problemi është se situata po ndryshon. Sipas analizave të fundit, tregu ndërkombëtar i naftës po dobësohet dhe çmimet po bien.

Kjo është pasqyruar edhe në çmimin e eksportit të naftës shqiptare, e cila, në tremujorin e fundit qe 79 dollarë për fuçi nga 86 dollarë që qe vitin e kaluar.

Çmimi është ende i lartë dhe rënia është shumë më e përmbajtur se sa ajo e viteve 1980. Gjithsesi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon që çmimet e naftës në tregun ndërkombëtar do të vijojnë të jenë të ulëta për katër vitet e ardhshme për shkak të kërkesës më të dobët dhe ofertës më të madhe.

Se çfarë pasojash do të ketë kjo situatë për ekonominë shqiptare mbetet për t’u parë. Por fakti është që sërish Shqipëria ka bazuar rritjen e vet të eksporteve dhe të prodhimit të brendshëm bruto thjeshtë në lëndët e para, naftë apo minerale, pa arritur të bëj hapin cilësor dhe të kthehet në një ekonomi eficense apo novacioni.

Duke qenë akoma e varur ke lëndët e parë, ekonomia shqiptare nuk ndryshon shumë nga ajo e shumë vendeve Afrikane, të cilat edhe pse të pasura në burime natyrore mbeten të varfra dhe të pazhvilluara, sepse nuk dinë transformojnë këto burime në kapital investues dhe njerëzor.

Etiketa: Bankers PetroleumbuxhetiBuxheti i ShtetitekonomiEkonomiaEkonomia shqiptareenergji elektrikeEuroFushaKEkostoKromMASnaftaParaPatosPatos MarinzësPunërrezikSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTregu
Tjetri
Serbia kërcënon se do të nxjerrë me forcë tifozët shqiptarë sonte

Serbia kërcënon se do të nxjerrë me forcë tifozët shqiptarë sonte

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.