AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Dhuna në stadium vë në pikëpyetje vizitën e Ramës në Serbi

Besar LikmetaGordana AndricngaBesar LikmetadheGordana Andric
12 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përshëndet futbollistët e kombëtares gjatë inaugurimit të stadiumit Elbasan Arena në Elbasan më 9 tetor 2014 | Foto nga: Franc Zhurda/LSA

Skenat kaotike në ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre, krijuan një prolog të pakëndshëm për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përshëndet futbollistët e kombëtares gjatë inaugurimit të stadiumit Elbasan Arena në Elbasan më 9 tetor 2014 | Foto nga: Franc Zhurda/LSA
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përshëndet futbollistët e kombëtares gjatë inaugurimit të stadiumit Elbasan Arena në Elbasan më 9 tetor 2014 | Foto nga: Franc Zhurda/LSA

Vizita e planifikuar prej kohësh e Edi Ramës në Serbi javën e ardhshme – e para vizitë e tillë e një kryeministri shqiptar në Beograd pas shumë dekadash – do të zhvillohet në një atmosferë të vështirë pas skenave acaruese të ndeshjes së të martës për kampionatin Europian të Futbollit 2016.

Pas një dron fluturoi mbi stadium duke mbajtur një hartë të Shqipërisë së Madhe, përleshjet filluan në fushë dhe disa prej lojtarëve shqiptarë u sulmuan nga tifozët serbë që zbritën në fushë.

Ndeshja e parë e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë u ndërpre në minutën e 41. Rezultati qe barazim zero me zero në këtë kohë.

UEFA tha se komisioni i saj i disiplinës do të vendosë më 23 tetor nëse do të duhet të ndëshkojë skuadrat.

Asnjë kryeministër shqiptar nuk e ka vizituan Beogradin që nga viti 1946, pak pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë kanë qenë tradicionalisht të varfra. Kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane më 1912, Serbia – e cila kërkonte akses direkt në derin Adriatik – luftoi që të sigurohej që Shqipëria të kishte sa më pak territor që të qe e mundur.

Me mbështetjen e Rusisë, ajo mori të gjithë ish provincën osmane të Kosovës, të cilën shqiptarët e deshën për ta përfshirë në vendin e tyre të ri, për shkak se shumica e popullsisë qe shqiptare.

Fati i Kosovës ka qenë burim i mosmarrëveshjeve të thella mes dy kombeve që nga ajo kohë. Edhe sot, shumë serbë mbeten thellësisht të trishtuar për humbjen e Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Duke reaguar ndaj telasheve futbollistike të së martës, autoritetet e Serbisë mohuan çdo përgjegjësi dhe e cilësuan vendimin për të dërguar një dron me flamurin shqiptar mbi stadium një provokim të rëndë.

Huliganët serbë që sulmuan fushën shihen duke goditur furbollistët shqiptarë | Foto :Ap
Huliganët serbë që sulmuan fushën shihen duke goditur furbollistët shqiptarë | Foto :Ap

Ai qe një “provokim politik i planifikuar dhe i paramenduar, që synonte të shkaktonte përleshje në Beograd për të hedhur hije mbi faktin që Serbia po nxit me sukses bashkëpunimin në rajon,” tha Ministria e Jashtme e Serbisë.

Ministria këmbënguli se Serbia “nuk mund të mbahet përgjegjëse për provokime të papërgjegjshme nga shqiptarët dhe do të vijojë të punojë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, duke besuar se kjo është mënyra e vetme për të kapërcyer problemet potenciale”.

Aleksandar Vucic, kryeministri, theksoi të njëjtën gjë duke e cilësuar aksidentin e dronit një “provokim politik” synimi i të cilës qe poshtërimi i popullit të Serbisë dhe destabilizimit të Serbisë dhe Ballkanit.

Ai shtoi se ndërsa priste komente nga Bashkimi Europian mbi këtë problem, nuk do të pranonte që përgjegjësia t’i vishet të dyja palëve.

“Unë informova partnerët tanë pesë herë për një skenar të mundshëm provokimi nga zyrtarët nga Shqipëria… qe e qartë se ata erdhën me një synim të fortë për të provokuar,” tha Vucic.

Kryeministri Vucic tha gjithashtu se nëse tifozët serbë do të shfaqeshin në Shqipëri me një flamur të Serbisë së Madhe, kjo do të shihej si një skandal i përmasave botërore.

Zyra e Vucic e rriti më tej temperaturën duke pretenduar se vëllai i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama qe përgjegjës personalisht për goditjen me drone.

Olsi Rama qe i pranishëm në ndeshje, duke mbajtur pikën e kontrollit në distancë për dronin që fluturoi mbi stadium, i tha zyra e Vucic televizionit amerikan CNN.

Olsi Rama i përshkroi akuzat si absurde. “Jam i neveritur nga dyshimet se unë kam patur ndonjë rol në pilotimin e dronit,” Rama i tha CNN të mërkurën.

Ai tha se ka qenë i pranishëm në ndeshje duke bërë fotografi nga tribuna VIP.

“Unë nuk kisha gisht te droni. Kur baneri u shfaq, ne nuk ia kishim idenë, ne menduam se e kishin krijuar serbët,” shtoi ai.

Tomislav Nikolic, presidenti i Serbisë, pretendoi gjithashtu se aksidenti me dron synonte të destabilizonte rajonin.

“Ngjarjet sportive nuk janë vend për mesazhe politike provokative,” tha ai, duke shtuar se promovimi i idesë së Shqipërisë së Madhe shkakton reagim në stadium dhe në të gjithë Serbinë.

Sipas presidentit Serbisë, vendi i tij ka bërë gjithçka për ta lënë të shkuarën pas dhe për të zhvilluar marrëdhënie miqësore – por Shqipëria nuk po përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

“Është e dukshme se Shqipëria do të kërkojë dekada, e ndoshta shekuj, të bëhet një vend normal pa urrejtje ndaj Serbisë,” tha Nikolic, duke kërkuar që drejtuesit e Shqipërisë të dënojnë aksidentin me dron.

Baneri i fluturuar me dronë mbi stadiumin e Partizanit në Beograd| Foto nga: Gent Shkullaku/LSA
Baneri i fluturuar me dronë mbi stadiumin e Partizanit në Beograd| Foto nga: Gent Shkullaku/LSA

Zyrtarët e Shqipërisë i hodhën poshtë akuzat e Serbisë, duke i cilësuar ato si një tentativë për të shmangur përgjegjësinë për dhunën e treguar në fushë.

“Ne na vjen keq që autoritetet e Serbisë nuk e kanë gjetur ende kurajën për t’u distancuar dhe për të dënuar aktet e dhunës dhe urrejtjes të cilat u manifestuan hapur kundër simboleve tona kombëtare dhe simboleve të Aleancës së Atlantikut,” tha ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati.

Ai tha se “sjellja ekstremiste” e shfaqur nga serbët në stadium po “përpiqet t’i mbajë popujt tanë pengje të të shkuarës së dhimbshme”.

Bushati nxiti Serbinë të përmbahet nga deklarata të tjera negative dhe të ofroi prova për akuzat e saj, duke theksuar se Shqipëria qe e gatshme të bashkëpunojë në një hetim mbi ngjarjet.

“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë… të dënojnë prerazi përdorimin e dhunës dhe të nxjerrin para drejtësisë të gjithë përgjegjësit për incidentet që ndodhën përpara, gjatë dhe pas ndeshjes,” tha ai.

“Ne i nxisim autoritetet e Serbisë të hetojnë ngjarjen në tërësi, të sigurojnë prova në  mbështetje të akuzave të tyre dhe të gjejnë njerëzit që qenë përgjegjës, në vend që të angazhohen në dezinformim dhe propagandë me synimin e aludimeve mbi autoritetet më të larta të Shqipërisë,” shtoi Bushati.

Pavarësisht shkëmbimit të akuzave, disa prej të cilave përfshijnë vëllain e tij, kryeministri Rama e bëri të qartë se vijon të synojë të vizitojë Serbinë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama i cilësoi akuzat që erdhën nga Serbia për të ardhur keq por theksoi se do të vijojë vizitën e planifikuar në Beograd.

“Është për të ardhur keq që shfaqja e një flamuri në një fushë futbolli, në një fushë me mijëra flamuj serbë, po përdoret si alibi për çfarë ka ndodhur,” tha ai.

“Futbolli nuk duhet të bëhet instrument politik dhe në asnjë vend politika nuk duhet të udhëhiqet nga çfarë ndodh në një fushë futbolli,” shtoi Rama.

Etiketa: AdriatikBashkimi EuropianBeogradCNNdhunaDhunëDitmir BushatidroneEdi RamEdi RamaelbasanfotografiHetimKosovëmbështetjeOlsi RamaParaPerandoria OsmanerajonRamaSerbiSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareUEFAvizita
Tjetri
Lorik Cana: Kanuni na thotë ta presim si duhet Serbinë në Shqipëri

Lorik Cana: Kanuni na thotë ta presim si duhet Serbinë në Shqipëri

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.