AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Lorik Cana: Kanuni na thotë ta presim si duhet Serbinë në Shqipëri

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Intervista, Page Positions
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana, duke u takuar me tifozët kuq e zi ne aeroportin e Rinasit, pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eleminatoret e Euro 2016, e luajtur në stadiumin Partizani, në Beograd. | Foto nga : Gent Shkullaku/LSA

Kapiteni i ekipit kombëtar shqiptar në futboll, Lorik Cana, thotë se nuk e kishte pritur që përballja e Shqipërisë me Serbinë në stadiumin e Partizanit në Beograd do të degjeneronte në mënyrën se si ndodhi të martën në mbrëmje.

Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana, duke u takuar me tifozët kuq e zi ne aeroportin e Rinasit, pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eleminatoret e Euro 2016, e luajtur në stadiumin Partizani, në Beograd. | Foto nga : Gent Shkullaku/LSA
Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana, duke u takuar me tifozët kuq e zi ne aeroportin e Rinasit, pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eleminatoret e Euro 2016, e luajtur në stadiumin Partizani, në Beograd. | Foto nga : Gent Shkullaku/LSA

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë” e cila transmetohet në RTK, kosovari me pasaportë shqiptare, thotë se ishte i sigurt që ndeshja do të shkojë drejt fundit, pavarësisht tensioneve që e përcollën këtë përballje që para ndeshjes.

I kthyer në Romë pas përjetimit që pati në Beograd, Cana tregon shenjat që ka marrë në një gisht të dorës. Thotë se këtë e ka nga tifozi të cilin e zaptoi pasi ai e sulmoi me karrige bashkëlojtarin e tij, Bekim Balaj, në momentin kur eskaloi situata.

“Ai tifozi i famshëm ma ka kafshu gishtin, donte të ma këpuste. Kam edhe një shenjë tjetër në një gisht tjetër por, të them të drejtën, nuk e di si e kam bërë”, thotë Cana në intervistën e dhënë përmes Skype.

Ai thotë se ekipi shqiptar nuk ka qenë në dijeni se çka mbante banderola e cila krijoi kaosin në stadium.

“Në fillim, nuk u kuptua mirë çka ishte. Kur u kuptua, ishte një acarim dhe nervozizëm nga tifozëria serbe”, thotë Cana.

Sipas tij, kur lojtari serb Mitroviq e kapi flamurin, lojtarët shqiptarë shkuan dhe e morën atë në mënyrë që “mos t’i ndodhë ndonjë gjë”.

“Qëllimi ishte që ta largojmë atë nga fusha”.

Cana thotë se mund të ndodhë që qëllimi i Mitroviq të ketë qenë edhe dorëzimi i flamurit te zyrtarët e UEFA-s anash fushës.

“Është e mundur, pse jo! Por ai flamur është i yni dhe ne duhet ta marrim e ta largojmë nga fusha. Është absolutisht e drejta jonë”, thotë ai.

Sipas Canës, për tërë këtë, faji nuk është i shqiptarëve.

“Faji nuk mund t’i lihet federatës tonë. Biletat që i janë dhënë federatës tonë, janë kthyer për shkak të kushteve që na janë vënë. Pra një faj i tillë nuk mund t’i hedhet federatës tonë”.

“Një diçka e tillë mund të vijë nga brenda, nga jashtë stadiumit, nga pala tjetër, nga jashtëtokësorët..n nuk mund ta dish se kush e ka bërë atë. Është absurde nga ana e serbëve”, tha ai.

Cana e vlerëson si absurd faktin që në vitin 2014, duhet të shkohet për të luajtur në një vend fqinj pa pasur të drejtë që ta kesh tifozërinë me vete.

Por thotë se nuk i ka munguar simboli kombëtar.

“Ne e mbajmë simbolin kombëtar me vete. E kemi në fanelë dhe për atë luajmë prej fillimit deri në fund duke dhënë gjithçka brenda vetes”, u shpreh ai, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve serbë pas ndeshjes, Cana thotë se ato janë qesharake.

Ndërsa e mbron reagimin e tij ndaj një tifozi serb.

“Kur jemi ne, jemi bashkë. Jemi një trup, një njeri, një përfaqësuese, një komb”, thotë ai.

Cana thotë se për mënyrën se si eskaloi situata, nuk ka pasur vend që ajo të tejkalohet “me dialog”.

“Nuk besoj që ata njerëz që janë futur në fushë e kanë vendin brenda fushës për ta dhunuar një përfaqësuese të një vendi. Ata nuk kanë qenë aty për dialog”, tha Cana.

“Personat që janë futur në fushë, mund të ishin futur edhe me gjë tjetër, e jo veç me karrige. Zoti na ruajt, mund të ishin futur me thikë ose me diçka shumë më të rrezikshme”, u shpreh Cana.

Ndeshja e papërfunduar në Beograd tani i lë radhën ndeshjes së planifikuar pas një viti ndërmjet Shqipërisë e Serbisë në Shqipëri.

Cana thotë se mund të ndodh që UEFA të mos e lejojë zhvillimin e saj në Shqipëri.

Por shprehet se pala shqiptare do ta gjejë zgjidhjen për ta siguruar atë ndeshje.

Ai thotë se tifozëria shqiptare nuk ka bërë asnjëherë probleme në fushë dhe jashtë saj, si në ndeshjet e luajtur si vendas ashtu edhe si mysafir.

“Tifozëria e kombëtares sonë, si në shtëpi si jashtë ka pasur sjellje shembullore… Serbia ka pasur gjithmonë probleme me tifozërinë  e saj”, thotë Cana.

“Në Kanunin tonë të Lekë Dukagjinit e kemi që kur e presim një mik brenda shtëpisë, ai është i sigurt qind për qind”, u shpreh ai.

Etiketa: BeograddialogEuroFushakanuniKESHParaPartizaniPiSromRTKSerbiSerbiashqipShqipërishqiptareUEFA
Tjetri
UEFA bombardohet me peticione nga shqiptarët

UEFA bombardohet me peticione nga shqiptarët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.